-
-
Drithërat, vaj i ullirit dhe lajthitë stok në Mallakastër, fermerët: S’ka treg, magazinat janë plot, falimentuam
Për të pestin vit radhazi fermerët e Rromsit në Mallakastër janë duke u përballur me vështirësi pasi në mungesë të tregut prodhimet u kanë mbetur stok në magazinat e tyre.
23 Shkurt 2025, 15:50 -
Mos u bëj si Saliu? Veliaj reagon sërish: S'po luftoj të shkrij SPAK, por të demaskoj një pis që godet për llogari të Berishës! Pjesë e kënetës dhe gjyqtari Bani
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj kritikëve të cilët thonë se po godet SPAK. Veliaj sqaron se ndryshe nga Berisha nuk sulmon Prokurorinë e Posaçme për ta shkrirë, por sulmon prokurorin të cilin e quan pervers. Në reagimin e radhës Veliaj thotë se goditja që prokurori Dado i bëri atij dhe familjes është 'një vrasje me pagesë me porosi të Berishës'
23 Shkurt 2025, 13:48 -
Balla takim me emigrantët shqiptar në Prato: Diaspora do t’i japë PS fitoren më të madhe
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me bashkëatdhetarë që punojnë dhe jetojnë në Prato në rajonin e Toskanës në Itali, nga ku njoftoi se numri i kërkesave për regjistrim nga Italia për zgjedhjet e 11 majit ka arritur në 100,000.
23 Shkurt 2025, 13:37 -
Dimër i shtrenjtë/ Janar-Shkurt, KESH blen 28 mln € energji! Në dy muaj importoi 180 mijë megavat
Dimri ka shtuar shpenzimet për blerje energjie elektrike në kushtet kur konsumi është rritur për shkak të temperaturave të ulëta të janarit e shkurtit. Vetëm për këto 2 muaj sipas të dhënave zyrtare KESH ka importuar 180 mijë megavat energji me vlerë 28 milionë euro.
23 Shkurt 2025, 12:48 -
Aksidenti i trefishtë në Itali, publikohet FOTO e 19-vjeçarit shqiptar që humbi jetën
Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 19-vjeçari shqiptar në Itali mbrëmjen e djeshme. 3 automjete janë përfshirë në aksident, duke shkaktuar vdekjen e dy personave, përfshirë shqiptarin e identifikuar si Klajdi Malaj dhe 44-vjeçari italian, Filippo Nettis.
23 Shkurt 2025, 11:53 -
-
Veliaj nga qelia: Prokurori Dado 'vrasës me pagesë' për llogari të Sali fundërrinës, udhëtoi me kontakte të papërshtatshme! Gjyqtari Bani 'kasapi' i tij
Në një reagim të radhës nga paraburgimi, Kryebashkiaku Erion Veliaj e quan ‘vrasje me pagesë’ për llogari të kryetarit të PD-së, arrestimin e tij me kërkesë të prokurorit të SPAK Ols Dado. Gjyqtarin e GJKKO-sw Erion Bani qw firmosi arrestimin e quan 'kasap' të Berishës: Bëri realitet largimin tim nga bashkia e Tiranës në mes të fushatë.
23 Shkurt 2025, 11:16 -
Vijojnë punimet tek Galeria e Arteve në Tiranë, mbaron në tetor! Kryeministri Rama i sheh nga afër
Me punimet e realizuara deri më tani, të konceptuara nga Studio projektuese “Atelier 4”, janë shumëfishuar në sipërfaqe, hapësira të rëndësishme si; salla e ekspozimit, e cila është dyfishuar; hapësira e ruajtjes së veprave dhe dixhitalizimit, që është trefishuar apo hapësira për aktivitete social-kulturore, e dhjetëfishuar.
23 Shkurt 2025, 11:02 -
-
Enver Robelli: Zgjedhjet në Gjermani, qëndrimet e partive politike gjermane ndaj Kosovës
Në të gjitha sondazhet për zgjedhjet në Gjermani, që mbahen këtë të dielë, kryesojnë konservatorët, të përbërë nga partitë CDU dhe CSU. Për ta kuptuar më lehtë: CDU është partia e kancelares për një kohë të gjatë Angela Merkel.
23 Shkurt 2025, 08:43 -
Zgjedhjet në Gjermani/ CDU afro 29%, AfD dyfishon votat, kalon 20%! Rënie e madhe për SPD, bie në 16.5%! Pjesëmarrja 84%, më e larta që nga 1990
CDU/CSU ka fituar zgjedhjet parlamentare në Gjermani me 28.5% të votave, sipas exit poll-eve të para. AfD ka arritur një sukses të madh, duke kaluar nga 10.4% në vitin 2021 në 20.6%, dhe është bërë forca e dytë politike në vend. Kontribut në dyfishimin e votave drejt së djathtës ekstreme, duket se ka pasur veçanërisht mbështetja e Elon Musk. SPD, partia e kancelarit në largim Olaf Scholz, pëson një rënie të ndjeshme, duke zbritur në 16.5%.
23 Shkurt 2025, 07:35 -
Tronditet bota financiare e kriptomonedhave, hakerohet portofoli i 'Ethereum', zhduken 1,5 miliardë dollarë!
Hakerët kanë vjedhur para dixhitale me vlerë 1.5 miliardë dollarë, në atë që mund të jetë një ndër vjedhjet më të mëdha të kriptomonedhës. Një sulmues fitoi kontrollin e një portofoli ‘Ethereum’ dhe transferoi zotërimet e tij në një adresë të paidentifikua. Firma, e cila ka më shumë se 60 milionë përdorues në mbarë botën, tha se asnjë portofol tjetër nuk u prek
22 Shkurt 2025, 22:33 -
Kreu i Konferencës Ipeshkvnore mesazh besimtarëve, Imzot Gjergj Meta: Të lutemi për Papa Françeskun, situata nuk është e lehtë dhe rreziku s’ka kaluar!
Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta, i ka drejtuar sot një mesazh gjithë ‘besimtarëve dhe njerëzve vullnetmirë’, për t’u lutur për shëndetin e Papa Françeskut. Gjendja e kreut të Vatikanit u rëndua sot, pati krizë frymëmarrjeje, ftohje dhe probleme me gjakun
22 Shkurt 2025, 22:18 -
Zgjedhjet/ Celibashi sqaron Diasporën: Ja si do e numërojmë votën tuaj, pa u dalluar se për kë votuat! Mendova 40 mijë, por do kalojmë 200 mijë regjistrime! S’ka votim me ID të huaj
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, iu përgjigj Diasporës në një komunikim online në rrjetet sociale. Shpjegon se si do numërohet vota e tyre pa u identifikuar. Thotë se nuk mendonte se do kalonin 40 mijë regjistrime në fillim dhe se votuesit pa ID biometrike shqiptare nuk mund të votojnë më 11 Maj
22 Shkurt 2025, 19:56 -
Francë/ Një i vrarë dhe 5 punonjës policie të plagosur! Dyshohet për sulm terrorist, autori algjerian thirri “Allah Akbar’! Reagon edhe Macron
Sulmi pranë një tregu të mbuluar në qytetin e Alsace, në MUlhouse. Arrestohet 37-vjeçari algjerian, pasi akuzohet për terrorizëm. ishte urdhëruar dëbimi i tij dhe ishte i përfshirë në regjistrin e të dyshuarve dhe parandalimin e radikalizmit terrorist. Dy nga policët bashkiakë më rëndë
22 Shkurt 2025, 19:08 -
-
Meta postim nga qelia dhe me ‘shpresë’ te rinia: Ju do sillni fitoren dhe ndryshimin, 11 maji moment historik!
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot nga qelia e Burgut 313-të në Tiranë për takimin e zhvilluar nga strukturat e partisë, me Konferencën Rinore, e organizuar nga Lëvizja Rinore për Integrim (LRI). Thirrje dhe Diasporës për pjesëmarrje në zgjedhje
22 Shkurt 2025, 15:51 -
Ajola Xoxa: 'Harabel' nuk ka marrë asnjë fond nga Bashkia e Tiranës! Në 7 vite punë jam paguar 17 mijë euro, është OJF, s'jam pronare
Për hetimet e SPAK, reagon edhe bashkëshortja e Erion Veliajt, e cila tha se nuk ka marrë kurrë asnjë fond nga Bashkia e Tiranës. Xoxa bën një bilanc të OJF-së ‘Harabeli’, duke thënë renditur vetëm 3 projekte nga të cilat është paguar 17 442 euro neto. Pagesa që thekson se janë deklaruar të gjitha.
22 Shkurt 2025, 13:40 -
Dhunohet kreu i Operatorëve Turistik i Sarandës, rëndë në spital! Në pranga një prej autorëve, në kërkim nipi! Shkak sherri për ndërtimin e një linje elektrike! Rrëfimi me VIDEO
Dhunohet kreu i Operatorëve Turistik të Sarandës, Arben Çipa. Xhaxha e nip janë dy autorët, ndërsa sherri dyshohet se është bërë për ndërtimin e një linje elektrike në Heremec, një zonë ndërmjet Sarandës dhe Kakomesë. Pas dhunës, ka bërë dhe një video-regjistrim për provë hetimi, duke rrëfyer dinamikën e ngjarjes së paprecedentë, autorët dhe shkaqet, me fytyrë të përgjakur
22 Shkurt 2025, 13:17 -
Mes krizash e sfidash, gjermanët zgjedhin nesër qeverinë e re! Sondazhet parazgjedhore nxjerrin Merz në krye me 30% të votave
Gjermanët votojnë nesër për të zgjedhur një parlament të ri që do të përcaktojë se si do të udhëhiqet vendi në 4 vitet e ardhshme. Olaf Scholz Kancelari aktual, Friedrich Merz i partisë kryesore konservatore Unioni Demokristian, zëvendëskancelari aktual, Robert Habec dhe Alice Weidel e partisë së ekstremit të djathtë janë 4 kandidatët që konkurrojnë. Zgjedhjet shihen si një test ndaj reformës zgjedhore e cila u miratua pas debatesh të shumta e disa përpjekjeve të dështuara
22 Shkurt 2025, 13:05