Mes krizash e sfidash, gjermanët zgjedhin nesër qeverinë e re! Sondazhet parazgjedhore nxjerrin Merz në krye me 30% të votave

Qytetarët gjermanë i drejtohen të dielën (23 shkurt) kutive të votimit për të zgjedhur kancelarin e ri të vendit. Olaf Scholz, kancelari aktual nga Social-Demokratët e qendrës së majtë, Friedrich Merz, i partisë kryesore konservatore, Unioni Demokristian, zëvendëskancelari aktual, Robert Habeck, nga Të Gjelbrit, dhe Alice Weidel e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) janë kandidatët që konkurrojnë për kancelar të ardhshëm.

Sipas sondazheve parazgjedhore Unioni i Merz renditet në krye me rreth 30 % të votave, ndërsa AfD e dyta me rreth 20 % . Edhe pse Merz është favorit për ta zëvendësuar Scholz si kancelar nuk është ende e qartë se cilat koalicione qeverisëse do të jenë të mundshme pas zgjedhjeve pasi kjo do të varet pjesërisht edhe nga numri i partive në parlamentin e ri.

Së paku 59.2 milionë njerëz nga 84 milionë që ka Gjermania në total kanë të drejtë të votojnë për Dhomën e Ulët të Parlamentit. Më pas është Bundestagu me 630 anëtarë ai që do të zgjedhë kancelarin e ardhshëm. Në fletëvotim janë 29 parti, por gjasat janë që 5 deri në 8 prej tyre të marrin vota të mjaftueshme për të fituar ulëse në parlament. Në shumicën e rasteve partitë duhet të fitojnë së paku 5% të votave për të siguruar një numër ulësesh.

Zgjedhjet në Gjermani mbahen shtatë muaj më herët seç ka qenë e planifikuar, pasi koalicioni tripartiak i Scholz ra në nëntor, për shkak të mospajtimeve për rigjallërimin e ekonomisë e cila është tkurrur gjatë 2 viteve të fundit.

Një nga detyrat më urgjente të qeverisë së re do të jetë gjetja e një përgjigjeje koherente ndaj këtij problemi. Një sfidë tjetër do jetë reduktimi i mëtejshëm i migrimit të parregullt, i cili ka qenë ndër çështjet kryesore në fushatë.

Zgjedhjet parlamentare po shihen si një test ndaj reformës zgjedhore e cila u miratua pas debatesh të shumta e disa përpjekjeve të dështuara dhe pritet që të jenë një test për këtë sistem të ri.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Raporti i SPAK për 2024: Brenda vendit 16 banda të rrezikshme! Grupet kriminale shqiptare aktive në trafikun e kokainës në disa shtete të BE

Raporti i SPAK për 2024: Brenda vendit 16 banda të rrezikshme! Grupet kriminale shqiptare aktive në trafikun e kokainës në disa shtete të BE