-
Rekord! Depozitat në banka arritën në 14.8 mld € në dhjetor! Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve
Nëpër banka janë 14.8 miliardë euro kursime të individëve dhe bizneseve në rritje me 1.2 miliardë euro në raport me vjet. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë pjesa më e madhe e depozitave është në valutë, edhe pse zhvlerësimi i euros dhe i dollarit i ka dëmtuar kursimet e shqiptarëve.
8 Shkurt, 17:57 -
Deklarimet/ Deputeti i ri i PD me prona shumë-milionëshe, por edhe ‘i zhytur’ në kredi! Jozefina Topalli me pasuri të trashëguara
Janë zbardhur deklarimet në ILDKPI të deputetëve demokratë, Besart Xhaferri dhe Jozefina Topalli. Për Xhaferrin bie në sy se disponon shumë prona, por ka 'mbi supe' edhe shumë kredi për të shlyer, ndërsa Topalli duket se zotëron disa prona, të cilat i ka deklaruar si të trashëguara.
8 Shkurt, 17:41 -
Paraja jashtë bankave rekord të ri vjet, kaloi 4.8 mld €! Qytetarët do të bëjnë pagesa cash deri në 5000 €, bizneset deri në 1000 €
Viti 2025 është mbyllur me rekord parash jashtë bankave. Shifrat zyrtare tregojnë se vjet qarkulluan në cash mbi 4.8 miliardë euro ose 600 milionë euro më shumë se në 2024-ën. Për të kufizuar këtë fenomen që hap shumë shtigje për evazion fiskal, qeveria ka vendosur kufizim për pagesat me para në dorë edhe për qytetarët prej 1 janarit të këtij viti.
8 Shkurt, 16:49 -
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit i pari në Ballkan, Rama: 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025
Rama tha se aeroporti përpunoi 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025 një shifër që përfaqëson një rritje prej 8.7 % krahasuar me vitin 2024 dhe që forcon pozicionin e Rinasit si nyja kryesore ajrore në Ballkanin Perëndimor.
8 Shkurt, 16:23 -
Studentëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut iu refuzua provimi në gjuhën shqipe, Ministrja Spiropali: Dialogu është rruga më e sigurt!
Pas peticionit të studentëve shqiptarë të juridikut në Maqedoninë e Veriut për lejimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, Tirana ka reaguar zyrtarisht, duke përgëzuar angazhimin qytetar dhe duke bërë thirrje për dialog institucional.
8 Shkurt, 15:50 -
A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?
Sipas zyrtarëve të BE-së, ideja u prit pozitivisht nga shtetet anëtare që morën fjalën dhe pati një pajtim të përgjithshëm se puna për këtë dokument do të vazhdojë me ekspertë të çështjeve të brendshme dhe të jashtme në Bruksel.
8 Shkurt, 15:47 -
-
Ndërtimi i parkut fotovoltaik në Lushnjë përplas banorët me Policinë, reagon Braçe: ‘Agai i ri’ po grabit tokën publike! Kanë kërcënuar banorët (VIDEO)
Duke ndarë pamje nga protesta e banorëve në njësinë Bubullimë të Lushnjës dhe përplasjet me policinë Deputeti Erjon Braçe denoncon përpjekjet, sipas tij, për marrjen e tokës publike për panele fotovoltaike.
8 Shkurt, 12:18 -
Ushtria ruse humbet ritmin në Ukrainë, shkak i ftohti ekstrem dhe ndërprerja e komunikimit nga mohimi i përdorimit të satelitëve Starlink
Duhet shtuar gjithashtu se vendimi i Elon Musk , nën presionin e Kievit, për t'u mohuar rusëve përdorimin e sistemit të tij të komunikimit satelitor Starlink ka "verbuar" papritur njësitë e vijës së frontit dhe dronët e tyre sulmues.
8 Shkurt, 11:02 -
“Administrata Trump duhet të turpërohet”- Senatorja amerikane kërkon rivendosjen e sanksioneve ndaj Dodik: Ka përdorur retorikë separatiste
Senatorja amerikane Jeanne Shaheen ka kërkuar rivendosjen e sanksioneve për udhëheqësin e Republikës Srpska, Milorad Dodik. Teksa ka kritikuar vendimin e administratës Trump për heqjen e sanksioneve ndaj tij, Shaheen ka deklaruar se Dodik përdor një gjuhë separatiste dhe minon paqen në rajon.
8 Shkurt, 10:44 -
The Telegraph për shqiptarët në Angli: Përdorin TikTok dhe u tregojnë punëtorëve të paligjshëm si të shmangin ndalimet nga oficerët e emigracionit
Sipas medias britanike The Telegraph, shqiptarët po japin udhëzime, duke u treguar punëtorëve që mos t’u përgjigjen pyetjeve, t’i filmojnë oficerët e emigracionit dhe policinë, dhe t’i sfidojnë se kë po marrin në pyetje.
7 Shkurt, 21:45 -
Dua Lipa krenare për motrën, Rina debuton me filmin e ri
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, u shpreh e emocionuar teksa motra e saj më e vogël arriti një moment të rëndësishëm në karrierë. Filmi i parë i shkurtër i Rina Lipa, Weight of Ribbons, u publikua në fillim të kësaj jave.
7 Shkurt, 20:55 -
-
'Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri! Filipinas e indianë në Vlorë: Nuk mendojmë të largohemi
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar, vjet 19 mijë të huaj aplikuan për leje qëndrimi në Shqipëri. Ndërkohë vetë qeveria është në negociata me disa shtete nga vendet e treta për të marrë punëtorë prej andej për shkak të boshllëkut të krijuar për punëtor në Shqipëri.
7 Shkurt, 19:55 -
‘Kushtetuesja e la të hapur konfliktin mes Qeverisë dhe GJKKO-së', juristi Dervishaj komenton rastin Balluku: Tani çështja në tryezën e Apelit
Sipas juristit, duke e lënë çështjen pa zgjidhje dhe në konflikt të hapur midis pushteteve, atëherë kjo çështje tashmë ligjërisht, rikthehet edhe njëherë për shqyrtim në tryezën e një gjyqtari në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për shkak se ende nuk është shqyrtuar ankimi individual, ndaj masës së sigurimit “pezullim nga detyra”.
7 Shkurt, 17:00 -
Të përfshirë në dosjen 'Epstein', ish ministri francez i Kulturës dhe vajza e tij nën hetim nga drejtësia
Ish-ministri i Kulturës në Francë, Jack Lang, dhe vajza e tij Caroline po hetohen nga prokurorët francezë për pastrim të të ardhurave nga mashtrimi tatimor, teksa janë shfaqur në dosjen 'Epstein'.
7 Shkurt, 16:31 -
Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore në Shqipëri gjatë janarit
Sipas të dhënave të publikuara nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, gjatë këtij muaji janë regjistruar 11,315 vizitorë në muzetë kombëtarë, 6,012 vizitorë në parqet arkeologjike, si dhe 2,693 vizitorë në kala dhe monumente kulturore.
7 Shkurt, 16:29 -
-
-
Integrimi në BE/ Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, takim me Antonio Costan
Shqipëria ende nuk ka mundur të marrë Raportin e Vlerësimit të Standardeve për Reformimin e Gjyqësorit për kapitujt 23 e 24 i quajtur IBAR. Pa miratimin e këtij raporti nga shtetet anëtare nuk mund të nisë procesi i mbylljes së grupkapitujve
7 Shkurt, 12:37 -