-
Vranësira dhe reshje shiu... parashikimi i motit për sot
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore e vranësira mesatare deri të dendura në relievet malore në verilindje e juglindje të territorit.
2 Prill 2025, 07:43 -
Taulant Balla dhe Berisha do ‘përplasen’ në Bruksel javën e ardhshme, kreu i PD-së do jetë në krah të Fredi Belerit!
Ata do të jenë të dy në kryeqytetin e diplomacisë europiane, në datat 7 dhe 8 prill, por me axhenda e takime të ndryshme. Prezenca e Berishës me Belerin konfirmon edhe një herë lidhjen dhe aleancat e tij me faktorin grek
1 Prill 2025, 20:17 -
Perla e ditës, Berisha firmos 'kontrata' legalizimi me banorët sikur të ishte kryeministër
Ndërsa prezantoi programin për legalizimet, shëndetësinë, rrogat, infrastrukturën dhe pensionet, ai hodhi edhe akuza ndaj qeverisë dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, që e cilësoi “të zhytur në korrupsion”. Premton rikthimin e moshës së pensionit dhe legalizime, të cilat nuk i bëri dot kur ishte në pushtet
1 Prill 2025, 18:36 -
Zgjedhjet/ Fushata online e kandidatëve dhe partive, KQZ ngre zyrë 'hetimi' që do referojë rastet në SPAK
KQZ ka ngritur një zyrë të posaçme për të kontrolluar partitë dhe kandidatët gjatë fushatë, me fokus të veçantë tek fushata online. Zyra do të ketë 4 punonjës. Hetuesit e KQZ do të mbajnë shënim shpenzimet në rrjetet sociale, ku partitë apo kandidatët paguajnë për më shumë shikueshmëri.
1 Prill 2025, 18:01 -
Krimet Zgjedhore/ Diplomatët takim me Dumanin, Çelën dhe Celibashin! Ambasada e Britanisë: Mbështesim angazhimin për zgjedhje transparente
Altin Dumani, Ilirjan Celibashi dhe Olsian Çela u takuan sot me ambasadorët e selive diploamtike në vendin tonë. Ambasada Britanike në Tiranë shkruan se mbështet angazhimin e Shqipërisë për të garantuar që zgjedhjet e 11 majit të jenë transparente, të ndershme dhe të sigurta.
1 Prill 2025, 13:49 -
Pas Malit të Zi, lehtësohet lëvizja drejt Maqedonisë së Veriut me 'Karton Jeshil' 1-vjeçar për 50 Euro
Duke filluar nga sot, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar prej 50 Euro
1 Prill 2025, 13:45 -
-
Zgjedhjet/ Kreu i misionit të OSBE në Tiranë, takim me ministrin e Jashtëm dhe kreun e KQZ! Hasani: Të vendosur për të zbatuar rekomandimet! Celibashi: Në fokus krimi zgjedhor
Kreu i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Lamberto Zannier ka mbërritur në Tiranë. Zannier ka zhvilluar takime me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani dhe kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi
1 Prill 2025, 11:24 -
-
-
-
-
'Von der Leyen më ofendoi', kryeministri i Sllovakisë: Më quajti idiot se fola me Trump
Kryeministri i Sllovakisë, Roberto Fico pretendon se Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen e ka qortuar, pas një telefonate që ai zhvilloi me presidentin amerikan Donald Trump në një kohë kur u vendosën tarifat doganore ndaj produkteve të BE-së nga ana e Uashingtonit
1 Prill 2025, 08:19 -
KKT miraton disa qiellgërvishtëse në Tiranë, 'Embassy Tower' 47 kate 'gjigant'! 'Dritë jeshile' edhe TEC-it të botuesit Ulaj në Roskovec, u kundërshtua nga banorët
Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka miratuar lejet e ndërtimit ose zhvillimit për 16 kulla të larta në Tiranë, 8 të në Vlorë, që variojnë nga 20 deri në gati 47 kate si rasti i “Embassy tower” përballë ambasadës amerikane. Leja e ndërtimit i është dhënë termocentralit në Roskovec, projektit të Gener 2, i kundërshtuar fuqishëm nga banorët dhe shoqëria civile.
31 Mars 2025, 12:56 -
Vrasja e palestinezes nga i ati në Tiranë/ Në plan e përfshirë edhe mamaja! Iku nga Gjermania në Liban, gënjyen sikur e reja vdiq në aksident
Edhe nëna e palistinezes të vrarë në Tiranë në muajin shkuar nga babai i saj dyshohet të jetë e përfshirë në krim, pasi mësohet se është larguar nga Gjermania, ku ndodhej me status azilanti dhe i është bashkuar bashkëshortit të arratisur në Liban. Miq të vajzës thonë se ajo erdhi tranzit në Tiranë për të takuar 3 fëmijët e saj te ish-bashkëshorti në Liban.
31 Mars 2025, 12:09 -
DIVA 2024/ Nesër afati i fundit për deklarimin e të ardhurave personale, fluksi 'ngarkon' sistemin! Tatimet: Shërbimi u ndërpre për 1 orë
Detyrimin për dorëzimin e DIVA e kanë të gjithë të punësuarit që kanë pasur rrogë mujore bruto mbi 100 mijë lekë gjatë vitit të shkuar, të dypunësuarit dhe ata që kanë të ardhura deri 50 mijë lekë të patatuara të fituara nga të ardhurat nga qira ditore, Air BnB apo booking. Tatimet njoftuan se nga ora 20:00 - 21:00 pati një ndërprerje të planifikuar të shërbimit në sistemin tatimor e-Filing.
31 Mars 2025, 10:40 -
Macron i bën thirrje Izraelit t’i japë fund sulmeve në Gaza dhe t’i kthehet armëpushimit
Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të dielën t’i “japë fund sulmeve në Gaza dhe t’i kthehet armëpushimit”. Macron bën me dije ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrit izraelit ku ndër të tjera shprehet se i ka kërkuar këtij të fundit e ndihmat humanitare duhet të rifillojnë menjëherë
31 Mars 2025, 10:12 -
Musk shpërndan çeqe prej një milion dollarësh për votuesit, shfaqja e fundit e pronarit të 'X' (VIDEO)
Musk dhe grupet që e mbështesin kanë shpenzuar mbi 20 milion dollarë për të ndihmuar Brad Schimel, kandidatin e preferuar nga konservatorët, në garën e së martës, e cila do të përcaktojë drejtimin ideologjik të gjykatës. Kjo gjykatë pritet të vendosë për çështje kyçe në një shtet që shpesh ka qenë vendimtar në zgjedhjet amerikane.
31 Mars 2025, 09:34 -
-
-
