-
-
-
Sondazhi i Zaloshnjës: 50.6% e Tiranës do të votonin për PS, 29.4% për PD dhe 3.2% për partitë e vogla
Në lisën e zgjedhësve të bashkisë më të madhe të Shqipërisë(barometrit elektoral të vendit), figurojnë plot 700 mijë shtetas – rreth 5/7 banojnë këtu dhe rreth 2/7 jashtë vendit. Po sa prej tyre mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare, e për kë?
16 Shtator 2024, 09:37 -
DOSJA 500 FAQE E SPAK/ Berisha bën VKM për HEC-e dhe HEC-et paguajnë mijëra euro për dhëndrin Jamarbër Malltezi
SPAK zbulon disa mijëra euro pagesa në llogaritë bankare të dhëndrit të ish-kryeministrit nga firma që kishin marrë licencime me VKM të personalizuara të Sali Berishës. Ja faktet!
16 Shtator 2024, 08:13 -
Dosja 500 faqe/ Veç pronave në Shqipëri, Malltezi bleu apartamente edhe në Europë! SPAK zbulon lumë parash të transferuara jashtë shteti dhe të padeklaruara
Dhëndri i Berishës rezulton të ketë blerë apartamente në Europë të cilat janë mbajtur të fshehura duke mos u pasqyruar në deklaratat e pasurive të Argita Malltezit. Dhëndri nga viti 2018 deri në 2021 ka blerë prona në Budapest të Hungarisë me vlerë 155 mijë euro, pronë në Mynih, banesë me vlerë 395 mijë euro në Belgjikë dhe vajzës i ka blerë apartament në Roterdam të Holandës me çmim 360 mijë euro.
16 Shtator 2024, 07:11 -
Corriere Della Sera: Shqipëria, vera e rritjes së çmimeve, deri në 90%! Por numri i turistëve është ende i lartë
“Shqipëria mbyll sezonin veror me një tjetër rekord turistësh të huaj, sidomos nga plazhet në jug të vendit tonë. Por rritja e ndjeshme e çmimeve të shërbimeve të ofruara në disa zona - deri në 90% krahasuar me një vit më parë - ka pasur shumë pasoja në kohëzgjatjen e qëndrimit, shpenzimet e përgjithshme dhe vendndodhjet e zgjedhura për pushime”, thuhet në artikull.
15 Shtator 2024, 21:27 -
DOSJA E SPAK PËR BERISHËN/ Gëzim Begeja, alias Xhimi, i kërkon llogari dhëndrit dhe Bektashit për gati 24 milionë Euro
Gëzim Begeja, alias Xhimi është kushëriri i Jamarbër Malltezit, i cili përveçse ortak dhe përfitues gjithashtu i miliona eurove nga afera “ish-klubi Partizani”, mbulonte dhëndrin në fillimin e procedurave deri në daljen në skenë të Malltezit.
15 Shtator 2024, 14:11 -
Von der Leyen mbledh më 19 shtator liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, në fokus Plani i Rritjes
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila është zgjedhur në krye të këtij institucioni edhe për një mandat të ri pesëvjeçar, do t’i mbledhë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një drekë pune në Bruksel, më 19 shtator.
15 Shtator 2024, 13:44 -
-
Dosja/ Malltezi dhe Argita paguan 550 mijë € për gjyqet e Berishës ‘non grata’, 52 mijë € për Shkëlzenin! SPAK tregon pagesat e dhëndrit pasi e favorizoi të privatizonte ish-klubin Partizani
Vetëm me ‘operacionin Partizani’ i nisur pak ditë pasi qeveria Berisha mori detyrën në shtator 2005, Argita dhe bashkëshorti Jamarbër Malltezi fituan gati 6 milionë euro dhe një pjesë e mirë e kësaj shume i është kthyer familjes së Sali Berishës përmes pagesave të shpenzimeve.
15 Shtator 2024, 07:36 -
Dosja Partizani/ Akuzat e reja të SPAK: Si u manipulua vlerësimi i ndërtesave të kompleksit! Shmangën pagesën e 436 mln lekë! Morën edhe 857 m2 tokë shtetërore e s’paguan 23 mln lekë!
Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë në dorë dosjen prej 500 faqesh ku prokurorët e SPAK kanë faktuar provat për të cilat kanë marrë të pandehur ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.
14 Shtator 2024, 22:49 -
SHËNIM / Familja Berisha po habitet, janë kaq të pasur sa flasin për miliona euro sikur ishin lekë të vjetra
Përtej përgjegjësive ligjore, mbetet fakti që përpara gjithë popullit do të dalë në sallën e gjyqit një familje miliarderësh dhe kjo ngre një pyetje të madhe politike: Cilën klasë shoqërore përfaqëson sot PD? Sa njerëz të varfër dhe pensionistë do të jenë të gatshëm të luftojnë përsëri për të mbrojtur miliardat e liderit të tyre?
14 Shtator 2024, 17:10 -
SPAK e mori të pandehur/ Berisha del në konferencë, sulmon Dumanin e prokurorët e dosjes: Përbindësha të fëmijëve!
Tre ditë pasi SPAK e mori të pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë ku sulmon prokurorët dhe merr në mbrojtje ‘fondacionin ‘Fëmijët shqiptarë’të drejtuar nga Liri Berisha bashkëshortja e tij.
14 Shtator 2024, 13:23 -
-
-
Dosja Partizani/ Skema e korrupsionit sipas SPAK: Ish-kryeministri ruante imazhin, dhëndri ‘mbushte llogarinë’! Arka me miliona të fituara ishte e përbashkët
Vetëm me operacionin Partizani (i nisur pak ditë pasi qeveria Berisha mori detyrën në shtator 2005), familja e Argitës dhe Jamarbër Malltezit fitoi gati 6 milionë euro dhe këto një pjesë të mirë të tyre ia ka kthyer Sali dhe Liri Berishës në pagesa milionëshe fondacionit dhe shpenzimeve të mëdha të ish Kryeministrit. Këto janë vetëm disa nga episodet e korrupsionit që SPAK ka provuar në dosjen 500 faqëshe.
13 Shtator 2024, 17:35 -
Albin Kurti jep alarmin: Vuçiçi në koordinim me Rusinë po përgatisin kërcënime dhe ultimatume të reja
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Serbia është duke përgatitur sulme të tjera paramilitare dhe terroriste, duke përdorur si arsyetim lajme të rreme dhe fushata dezinformuese.
13 Shtator 2024, 17:30 -
-
DOSJA E SPAK/ Akuza: Jamarbër Malltezi përfitoi edhe një kat prej 1.2 milionë euro te kulla ''ARA'' që nuk i takonte
Vetëm me operacionin Partizani (i nisur pak ditë pasi qeveria Berisha mori detyrën në shtator 2005), familja e Argitës dhe Jamarbër Malltezit fitoi gati 6 milionë euro. Por sa ka investuar realisht? Sipas ortakut Bektashi ''asgjë''. Sipas Argitës ''shumë'', por ngatërrohet mbi origjinën e lekëve.
13 Shtator 2024, 14:11 -
-
Ndryshon për herë të dytë buxheti i shtetit, 76 vota pro në Kuvend! Ministri: Mbështesim bujqësinë e infrastrukturën! Tabaku: Kthejini paratë profesionistëve të lirë
Me 76 vota pro dhe 24 kundër, Kuvendi miratoi aktin normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku kërkoi që qeveria t'i kthejë paratë profesionistëve të lirë, pas vendimit të Kushtetueses për shfuqizimin e tatimit prej 15%. Ministri tha se po presin mendimin nga gjykata që të sqarojë se çfarë do bëhet me fondet e paguara.
13 Shtator 2024, 00:25
