-
Ndahet Çmimi Nobel në Mjekësi 2025, iu jepet shkencëtarëve Mary Brunkow, Fred Ramsdell e Shimon Sakaguchi
Njoftimi u bë nga Asambleja e Çmimit Nobel në Institutin Karolinska në Stokholm. Çmimi është për kërkimin e tyre mbi mekanizmat e tolerancës imunitare periferike: fituesit do të marrin afërsisht 1 milion euro.
6 Tetor, 11:38 -
-
Lufta/ Rusia bombardon Ukrainën me 700 dronë dhe 50 raketa! Për pak goditën trenin me 110 aktivistë italianë! Estonia: Mjaft më me heshtjen e BE-së
Rusia vijon me bombardimet në Ukrainë. Mbrojtja ajrore polake është vendosur në gatishmëri për të siguruar hapësirën ajrore të vendit. Zelensky: Kemi nevojë për mbrojtje më të madhe dhe zbatim më të shpejtë të të gjitha marrëveshjeve të mbrojtjes, veçanërisht për mbrojtjen ajrore
5 Tetor, 08:23 -
-
Samiti i Iniciativës Brdo-Brijuni mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor në Durrës, në fokus perspektiva europiane e Rajonit
Procesi Brdo-Brijuni është një iniciativë e përbashkët slloveno-kroate e nisur në vitin 2013, dhe anëtarët e saj janë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia.
4 Tetor, 15:19 -
-
-
-
-
-
Hamas: Po planit të Trump, i dorëzojmë të gjithë pengjet e gjallë e të vdekur, por nevojiten negociata të mëtejshme
Plani me 20 pika i Trump parashikon armëpushim të menjëhershëm, shkëmbim të pengjeve që mbahen nga Hamasi me të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli, tërheqjen e Izraelit nga Gaza, çarmatimin e Hamasit dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
3 Tetor, 16:26 -
-
-
-
-
VKM/ Miratohet krijimi i 'MobAl' me kapital 10 mln lekë, shoqëria shtetërore për transportin publik rrugor! Do financohet nga të ardhurat e shërbimeve që ofrojë
Kapitali fillestar prej 10 milionë lekësh do të financohet nga buxheti i shtetit për vitin 2025. “MobAl”, sh.a., do të funksionojë me dy nivele drejtimi, në përputhje me ligjin për shoqëritë tregtare. Të ardhurat do të sigurohen nga shitja e biletave, tarifat për operatorët e tjerë të transportit, si dhe nga burime të tjera të ligjshme.
2 Tetor, 12:21 -
Ndryshime në kabinetin ‘Rama’, Miriam Shyti zv.ministre për Punët e Jashtme, Endrit Yzeiraj emërohet në ministrinë e Financave, ikën Erjona Bejleri
Miriam Shyti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndërkohë është liruar nga detyra Endrit Yzeiraj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe është emëruar zëvendësministër i Financave.
2 Tetor, 11:54 -
-
Humbi për 1 votë mandatin në Kushtetuese, Naureda Llagami kërkon dosjen e mbledhjes në Gjykatën e Lartë! Vokshi u zgjodh anëtar se kishte më shumë pikë
Anëtari i ri u zgjodh Asim Vokshi për shkak se asnjëri prej 3 kandidatëve nuk mori 3/5 e votave. Por, Llagami pretendon se një votë u shpall e pavlefshme qëllimisht për të ndryshuar rezultatin. Ja çfarë parashikojnë rregullat e Gjykatës së Lartë për votimin.
2 Tetor, 10:24 -
Lejuan 7 ndërtime pa leje në Mallakastër, Prokuroria e Fierit çon në gjyq 3 zyrtarët e IMT-së dhe 3 policë
Pas një hetimi të nisur që në tetor 2024, Prokuroria e Fierit ka dalë në përfundimin se qytetarët që ndërtonin pa leje, pajiseshin me deklarata paraprake për kryerje punimesh dhe më pas kryenin ndërtime të cilat kërkonin pajisje me leje ndërtimi.
2 Tetor, 10:07 -
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e grupit kriminal, lë në fuqi dënimin me 122 vite burg për 7 të përfshirët
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për dënimin me 122 vitesh në total për grupin kriminal. Klement Çala u dënua me 20 vite burg, ndërsa 6 të tjerët u dënuan me nga 17 vite.
1 Tetor, 12:19
