-
-
E-mail për bombë në disa institucione të vendit, Policia: Alarm fals, po punohet për identifikimin e autorit! Mesazhet erdhën nga Argjentina dhe Brazili
Institucionet shtetërore në të gjitha qytetet e vendit u zgjuan sot mes panikut, pas një alarmi për bombë të mbërritur në adresat e tyre elektronike. Policia e shtetit nisi kontrollet e menjëhershme nga ku nuk rezultoi të ishin vendosur lëndë shpërthyese. Blu thonë se po hetojnë për identifikimin e autorit.
27 Gusht, 10:10 -
-
Zjarret, 5 vatra ende aktive! Problematike mbeten Dajti dhe Dibra, në operacion edhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura
Mali i Dajtit dhe disa zona të Dibrës mbeten vatrat më problematike të zjarreve në vend. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, pesë vatra janë ende aktive, ndërsa në operacionet për izolimin e flakëve janë angazhuar edhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura.
27 Gusht, 09:52 -
DOSJA AKSHI/ Pas 8 muajsh arrati, Ergys Agasi kalon natën e parë në qeli! Foto e re nga arrestimi, momenti kur i rrethohet makina! Nesër para GJKKO-së
Pas arrestimit në Durrës, Ergys Agasi po mbahet tek Blloku i Sigurisë deri në komunikimin e masës së sigurisë. 8 muaj në kërkim për 7 vepra penale, blutë e kanë ndjekur Agasin për rreth 40 km nga Elbasani ku ishte pikasur, në makinë me të kërkuarin tjetër, ish-policin Ulian Shpataraku, gjithashtu i arrestuar në flagrancë për përkrahje të autorit të krimit.
27 Gusht, 09:32 -
Qytetet më të ‘shkreta’, Korça mbi 80% të territorit pa banorë! Durrësi vetëm 20,6%
Raporti vlerëson se mesatarisht rreth 57% e territorit të bashkive shqiptare nuk ka popullsi në qelizat 1 km katror. Kjo tregon se popullsia e vendit nuk është shpërndarë në mënyrë uniforme, por është e përqendruar në qytete, fusha, lugina dhe korridore të caktuara banimi.
27 Gusht, 07:53 -
-
-
-
DOSJA AKSHI/ Ergys Agasi arrestohet në Durrës, u ndoq për 40 km që nga Elbasani! Kapet në makinë me ish-policin në kërkim, i besuari i Ilir Prodës! VIDEO kur e prangosin
Biznesmeni Ergys Agasi arrestohet pas 8 muajsh në arrati. Mjeti me të cilin udhëtonte u pikas në Elbasan. Agasi është ndjekur për të paktën 40 kilometra, drejt Peqinit, Rrogozhinës dhe Durrësit, ku u arrestua në zonën e Plepave. Agjentët e BKH-së bënë ekzekutimin e masës së arrestit në Policinë e Tiranës. Në makinë me Agasin ishte edhe ish-efektivi Uljan Shpataraku.
26 Gusht, 19:30 -
-
-
Riatdhesohen nga kampet e ferrit në Siri 2 gra e 3 fëmijë! Mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra në luftë, mbi një dekadë u kujdes për jetimët në ‘Al-Hol’ (VIDEO)
Tre fëmijë të moshave 9-17 vjeç dhe dy gra, Hajrije Taushani dhe Myrvete Dibra, u riatdhesuan nga Siria. Ata udhëtuan nga Siria drejt Stambollit dhe në mesnatë mbërritën në Tiranë. Me këtë operacion, numri i të riatdhesuarve shkon në 43. Ende 17 shqiptarë dyshohet se janë në Siri.
26 Gusht, 08:49 -
Bizneset e Juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit, bien turistët nga Tirana
Në kushte normale trafiku, 3 km nga zona e Shijonit deri te rreth-rrotullimi i Bradasheshit në Elbasan do të përshkoheshin afërsisht për 4–5 minuta me makinë. Për shkak të trafikut, koha e udhëtimit ishte rreth 6–7 herë më e gjatë se normalisht.
26 Gusht, 07:40 -
-
-
‘Territorialja’/ Demokratët kërkesë Këshillit Bashkiak: Nisni dëgjesat në Tiranë! Banorët e Klosit: Jo bashkim me Matin! PS e PD përplasen në Elbasan
PD i ka kërkuar Këshillit Bashkiak të Tiranës të nisë dëgjesat me qytetarët e kryeqytetit për hartën e re territoriale, që bashkisë më të madhe në vend do t’i ndryshojë kufijtë duke i shtuar Rinasin. Dëgjesat me qytetarët nisën sot edhe në Xibër të Klosit, banorët e të cilit kundërshtojnë shkrirjen me Matin.
25 Gusht, 13:19 -
-
-
-
'Jam Bashkim Ulaj', të rinjtë mashtrojnë kambistin 70-vjeçar përmes AI dhe i zhvasin 100 mijë €! 2 në pranga në Tiranë, një në kërkim
Autorët përdorën inteligjencën artificiale për të manipuluar një videocall, duke shfaqur fytyrën e biznesmenit Bashkim Ulaj. Telefonata zgjati vetëm pak sekonda, por mjaftoi që kambisti të besonte se po fliste me të dhe të dorëzonte 100 mijë euro.
24 Gusht, 15:45