-
-
Nga foltorja te përjashtimi, Doris Madhi: Hakmarrja pasi denoncova aferat në PD Elbasan
Akuzat e lidershipit të PD-së ndaj Salianjit për lidhje me botën e krimit, Doris Madhi i konsideron mashtrime, ndërsa flet për hije dyshimi të lidhjeve në biznes të Himçit dhe Nokës me personazhe të botës së krimit.
31 Mars, 19:40 -
Arratisja e Altin Ndocit/ Lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit, i dyshuar për shpërdorim detyre! Gjykata i cakton masën ‘arrest shtëpie’
Indrit Cerloj akuzohet për “shpërdorim detyre” ndërsa është arrestuar pas arratisjes spektakolare të të paraburgosurit Altin Ndoci më 13 janar, teksa po shoqërohej në spital për një vizitë shëndetësore në shkelje totale me procedurat e shoqërimit, pa pranga në duar dhe tërësisht i lirë.
31 Mars, 08:55 -
Jakin Marena: Berisha si Enveri, ‘vret’ armiqtë brenda partisë dhe... ‘PD më e fortë’
'Atëherë pse Berisha ka ndërmarrë këtë operacionin ‘fshesa’ në parti, duke përjashtuar apo siç deklaron ai ‘vetëpërjashtuar’ që nga Salianji e Alesia Balliu, që ‘gabuan’ dhe menduan se mund të garojnë përballë tij për postin e kreut të PD, e deri tek mbështetësit e tyre, të cilët morën pjesë në këto foltoret e organizuara qytet më qytet?!'
30 Mars, 19:12 -
-
‘Grusht njerëzish që shiten’, Berisha për valën e përjashtimeve në PD: I shërbyen partisë së krimit, s’i pranojmë në gjirin tonë
Valën e përjashtimeve nga PD, Sali Berisha e sheh si një moment pozitiv për partinë. Ai thotë se janë larguar tradhtarët e idealeve të demokratëve dhe në të njëjtën kohë bën thirrje për sa më shumë anëtarësime të reja.
30 Mars, 15:12 -
Aksion pastrimi në zonat e mbrojtura në Kukës, Elbasan dhe Gjirokastër, ministri Jaupaj apel qytetarëve: Mos lini mbetje pas
Administratat e Zonave të Mbrojtura dolën në terren në Kukës, Elbasan dhe Gjirokastër, në një aksion pastrimi të parqeve kombëtare e natyrore dhe u bënë apel qytetarëve që të mbrojnë natyrën e të mos lënë mbetje pas.
30 Mars, 13:30 -
U përjashtua nga PD e Elbasanit/ Madhi mohon akuzat: Mbështeta vetëm demokratët! Edhe PSD rrëzon pretendimet: S'ishte vëzhguese e jona
Dega e PD-së në Elbasan deklaroi dje se Doris Madhi u hoq nga listat e anëtarësisë sepse mbështeti PSD-në gjatë fushatës elektorale të 2025 dhe se gjatë numërimit të votave në Prrenjas, ajo ishte vëzhguese e kësaj force politike. Përveç Madhit, nga PD e Elbasanit u përjashtuan edhe Alesia Balliu, Zheni Gjergji dhe Rudina Alla.
30 Mars, 09:16 -
-
E përjashtuan nga PD e Elbasanit, reagon Alesia Balliu: Vendimi është nul, Berisha ka frikë nga gara e ndershme
Alesia Balliu e ka cilësuar këtë vendim të pavlefshëm dhe të motivuar politikisht, pasi sipas saj, përjashtimi nuk është miratuar nga strukturat përkatëse të degës dhe as nga kryesia e degës së PD Elbasan.
29 Mars, 21:27 -
-
Pas Durrësit, valë përjashtimesh edhe në PD-në e Elbasanit! Hiqen nga lista katër anëtare, mes tyre Alesia Balliu e Zheni Gjergji
Një denoncim publik është bërë nga Doris Madhi, aktualisht drejtuese e grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, e cila pretendon se është hequr pa asnjë njoftim nga lista e anëtarësisë së PD. Ndërkohë në degën e PD Elbasan sot janë zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e ri, të cilat i fitoi Alis Narazani.
29 Mars, 13:26 -
Isuf Allamani, shkencëtari që u doli para plumbave dhe vdiq për besë
Allamani, ishte vetëm 2 vjeç kur u largua nga Shqipëria. E ëma Leonela, atë kohë grua e re, sapo kishte kaluar një traumë të papërshkrueshme. I kishin pushkatuar bashkëshortin në rrethana misterioze. Si do ta mësonte djali i saj Allamani, të vërtetë e asaj cfarë kishte ndodhur me të atin Isuf Allamani?
28 Mars, 22:58 -
-
-
-
Dimër në pranverë, veriu e juglindja zbardhen nga dëbora! Vështirësohet lëvizja e automjeteve në Llogara, fermerët shqetësohen për prodhimet bujqësore
Temperaturat e ulëta kanë rikthyer gjatë orëve të natës reshjet e dëborës në një pjesë të vendit tonë. Drejtuesit e mjeteve që lëvizin në zonën e Llogarasë rekomandohet të përdorin zinxhirë ose tunelin si alternativë. Fermerët shqetësohen për dëmtimin e kulturave bujqësore nga temperaturat e ulëta.
27 Mars, 08:10 -
Raporti i IKMT për 2025/ 447 ndërtime pa leje u prishën, 130 në Theth
Vitin që lamë pas, IKMT prishi 447 ndërtime pa leje dhe vendosi 232 gjoba, duke u fokusuar kryesisht në lirimin e hapësirave publike. Vëmendja u vendos edhe në mbështetje të IMT-ve të bashkive sidomos në zonat malore të Thethit dhe Tropojës, 106 objekte u prishën në bregdet. IKMT, përveç detyrave të saj, mori pjesë në prishje objektesh edhe për projekte strategjike.
26 Mars, 17:28 -
Gara për karrigen e kryetarit/ Berisha: Salianji i lidhur me krimin, nuk e falim! Ish-deputeti: Ka frikë të përballet me mua
Sali Berisha këmbëngul te argumenti se ish-deputeti është “vetëpërjashtuar” pasi ka bashkëpunuar me grupet kriminale në Elbasan. Salianji thotë se se largimi i tij nga PD, është në interes të Berishës pasi ka frikë të përballet me ish-deputetin për postin e kryetarit.
26 Mars, 14:24 -
Inertet e hedhura bllokojnë shtratin e liqenit të Gjinarit dhe rrugën, bashkia e Elbasanit: Po bëhet sistemi i zonës
Bashkia e Elbasanit i është përgjigjur interesit të Report Tv duke sqaruar se kompania që ka ende në garanci rrugën Gjinar-Liqeni i Pashtreshit po punon për sistemimin e shtratit të liqenit dhe më pas rregullimin e rrugës.
25 Mars, 13:30 -
Rrëshqitja e dherave në rrugën e fshatit Tudan, Bashkia e Elbasanit: Ndërhyrja gjatë verës, do bëhet pastrimi i rrugës dhe një mur mbrojtës në pjesën e sipërme
Bashkia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me rrëshqitjen e dherave në fshatin Tudan. Në një mesazh Bashkia thotë se kanë bërë kërkesë për një vlerësim të specializuar nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar
25 Mars, 11:52