-
-
Shkatërrohet rrjeti i mashtrimit ushqimor në Vorë, produkteve u falsifikohej data e skadencës dhe hidheshin në treg! 2 në pranga (VIDEO)
Një magazinë në Vorë është kthyer në qendër të një skandali ushqimor, ku produkte të skaduara rifitonin “jetë të re” përmes falsifikimit të datave të përdorimit. Kompania “Master Al” furnizonte disa markete në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, në të cilat pasi grumbullonte mallrat e pashitura tashmë të skaduara, i rishiste duke i ndërruar etiketën dhe pa fatura tatimore.
19 Korrik 2025, 09:38 -
E rëndë në Elbasan/ 2 vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin! Po ruanin bagëtitë me nënën dhe u futën për t'u larë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Labinot Fushë të Elbasanit, ku 2 të mitur janë mbytur në lumin Shkumbin. Trupat e pajetë të 2 të miturve janë gjetur disa metra poshtë vendit ku dyshohet se u futën fillimisht për t'u larë. Nëna e tyre ende nuk ka dëshmuar për hetusit për dinamikën e ngjarjes teksa ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.
18 Korrik 2025, 19:44 -
-
-
Vllaznia kualifikohet në turin e dytë të Conference League, përmbys 2-4 Daugavpils
Vllaznia ka bërë surprizën duke kaluar turin e parë kualifikues të Conference League. Skuadra shkodrane ka përmbysur humbjen 0-1 një javë më parë në Elbasan Arena, duke fituar 2-4 në sfidën e kthimit kundër Daugavpils.
17 Korrik 2025, 19:05 -
-
‘Jo më gabimet e ndeshjes së parë’, Gega beson te kualifikimi i Partizanit! Sonte edhe Vllaznia në C.League, Balaj: Përmbysim Daugavpils
Partizani luan sot ndeshjen e kthimit në Conference League me mungesën e madhe të Kekos, por trajneri Gega është optimist për kalimin e turit, teksa thotë se nuk do përsëriten gabimet e ndeshjes së parë.
17 Korrik 2025, 11:57 -
Manastirliu nga Elbasani: Standard i njëjtë i shkollave të reja në çdo cep të Shqipërisë
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet në kantierin e rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare “Jonuz Çarçiu” në fshatin Tregan të Elbasanit, një tjetër investim i rëndësishëm për të garantuar kushte bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit në zonat rurale.
17 Korrik 2025, 11:04 -
-
Del jashtë kontrollit zjarri në Drenovë të Mallakastrës! 120 ha pyje të djegura, ndërhyn helikopteri! 8 vatra aktive në vend (VIDEO)
Situata me zjarret në vend vijon të jetë e vështirë në qarkun e Fierit me flakët që kanë pushtuar prej 4 ditësh fshatin e Drenovës, dhe në Qarkun e Dibrës. 2 vatra aktive atje, kanë shkrumbuar sipërfaqe të tëra me pyje, ndërsa në terren janë edhe forcat e ushtrisë.
17 Korrik 2025, 07:22 -
Sula 'futet' në sherrin e Lapajt me Shabanin dhe e akuzon: Doje të më bëje gropën mua, por re vetë
Dashnor Sula ka komentuar konfliktin e fundit të Adriatik Lapajt, që rrezikon të mos futet në Kuvend në shtator pasi daja i Endri Shabanit nuk pranon të dorëheqjen nga lista e mbyllur.
16 Korrik 2025, 20:44 -
-
-
Modelet takime speciale në burgje me ‘bosët’ e krimit, nisin verifikimet! Veç rastit të Laert Haxhiut, edhe 2 të tjera në Reç
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur një verifikim të brendshëm në të gjitha burgjet e vendit në lidhje me zbatimin e rregullave për takimet speciale. Rasti i Leart Haxhiut, por edhe dyshimet se modele të tjera mund të jenë futur në takime speciale, në shkelje të protokolleve dhe sigurisë në burgje, kanë bërë që verifikimi të kryhet në disa institucione.
16 Korrik 2025, 12:44 -
Zjarret në vend, Mbrojtja: Gjatë 24 orëve janë raportuar 20 vatra, 3 ende aktive
16 Korrik 2025, 11:01 -
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Arbër Paplekaj kërkon lirimin me kusht, gjykata e Durrësit shtyn seancën për shqyrtimin e kërkesës më 19 shtator
Gjykata e Durrësit ka shtyrë më 19 shtator seancën për Arbër Paplekaj, i cili ka kërkuar lirimin me kusht. Paplekaj është dënuar me 7 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, më datë 21 Prill 2021, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 2021.
16 Korrik 2025, 09:10 -
'200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit', Skerdi Tase: E kam dëgjuar në takimin që kam bërë me Henrikun dhe Nuredinin
Skerdi Tase, i penduari i tretë në dosjen e bujshme "Plumbi i Artë", ka dhënë dëshminë e tij para Gjykatës së Posaçme, ku tha se ishte përhapur fjala se Çapjat ofronin 200 mijë euro për kokën e dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit.
15 Korrik 2025, 18:52 -
Protestoi për pagë më të lartë dhe kushte më të mira pune, kompania ‘Albchrome’ shkarkon nga puna vagonistin në minierën e Bulqizës
Të hënën që lamë pas, punonjësve të minierës së Bulqizës u është shpërndarë nga kompania Albchrome një “Deklaratë përgjegjësie individuale”, të cilën ata janë ftuar ta firmosin. Në dokument, u kërkohet të distancohen nga çdo akt apo thirrje për ndërprerje të paligjshme të punës dhe të deklarojnë se nuk janë ndikuar apo nuk do të ndikohen nga persona të tjerë për të ndërmarrë veprime proteste.
15 Korrik 2025, 15:42 -
-
Ndotja e ajrit nga zjarri në landfillin e Elbasanit përfundon në gjykatë! Nënë e bir padi ndaj ‘Eco-Elb’ dhe Bashkisë
Në emër të shëndetit, Fatmira dhe Gentjan Serjani, nënë e bir, çuan në gjykatë çështjen e djegies së mbetjeve në landfillin e Elbasanit. Ata dorëzuan një padi civile ndaj kompanisë “Eco-Elb” dhe Bashkisë së Elbasanit, duke kërkuar përgjegjësi për ajrin e ndotur dhe pasojat në shëndet.
15 Korrik 2025, 14:21