-
Avokatët i rikthehen seancave gjyqësore ditën e hënë, 5 ditë nga bojkoti pas arrestimit të Ulian Barjamit
Të gjithë avokatët do t’i rikthehen seancave gjyqësore ditën e hënë. Ishte një vendim i lëshuar nga Dhoma e Avokatisë që vendosi bojkot të seancave gjyqësore, nga data 25 deri më datë 25 tetor pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami.
24 Tetor 2025, 14:11 -
VIDEO/ Ironi e batuta në mbledhjen e kryeministrit me kryebashkiakët! Nga socialistë e demokratë, kë bëri Rama ‘shembull’ përpara mediave
Shefi i qeverisë nuk kurseu asnjë prej kryebashkiakëve të pranishëm për vonesat e dorëzimit të hartave me zonat prioritare ku priten të jetësohen projektet e personave që kanë shprehur interes për të investuar në Shqipëri, nëpërmjet ‘Paketës së Maleve’.
23 Tetor 2025, 18:01 -
Drejtësia ‘lëngon’ nga stoku i dosjeve, 42 gjyqtarë i shtohen sistemit! Kreu i KLGJ: Jini humanë, çekiçi i fundit është i Zotit
42 magjistratë të rinj i janë bashkuar sot sistemit të drejtësisë. Pas viteve të studimit dhe trajnimit në Shkollën e Magjistraturës, ata bënë betimin përpara Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke nisur kështu zyrtarisht rrugëtimin si gjyqtarë.
23 Tetor 2025, 13:10 -
-
Këshilli Bashkiak i Elbasanit miraton vlerën mesatare të qirasë! Llatja thirrje qytetarëve: Aplikoni deri më 3 nëntor
Kjo nismë synon të mbështesë familjet në nevojë për strehim, të cilat nuk mund të përballojnë pagesën e qirasë në tregun e lirë, si dhe shtresat vulnerabël që përfitojnë nga skema e bonusit të qirasë.
22 Tetor 2025, 17:35 -
Nën hetim për kërcënim ndaj prokurorit të Elbasanit, Prokuroria e Tiranës i kthen telefonin avokatit Ulian Barjami
Vendimi për kthimin e telefonit u mor nga prokurorja e çështjes Esmeralda Keshi. Çështja fillimisht ishte në Prokurorinë e Elbasanit, por dje kjo prokurori shpalli moskompetencën për shkak të konfliktit të interesit, pasi prokurori i përfshirë në çështje, Gjergji Ceka, ushtron detyrën e tij në këtë institucion
22 Tetor 2025, 15:19 -
42 gjyqtarë të rinj, KLGJ i shpërndan në 11 Gjykata pas 3 muajsh pritje! Mungojnë edhe 67 të tjerë
KLGJ ka caktuar në detyrë 42 gjyqtarët e rinj, të cilët janë shpërndarë në 11 në Gjykata në vend. Elbasani, Fieri dhe Lushnja përfitojnë numrin më të madh të emërimeve, me nga 7 gjyqtarë secila. Gjykatat e tjera që do të kenë prurje të reja janë Berat, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë.
22 Tetor 2025, 15:16 -
Denoncon Myslim Murrizi: PD i kërkoi Zheni Gjergjit lekë për të rikandiduar në zgjedhje, ajo nuk kishte dhe tani është drejtoreshë e Ramës
Murrizi shkruan se Gjergjit i janë kërkuar para nga Partia Demokratike për tu bërë pjesë e listave të Elbasanit, por kjo e fundit nuk i dha e për rrjedhojë u bashkua me PS nga ku u shpërblye dhe me një post drejtues.
22 Tetor 2025, 12:37 -
-
Përplasja me prokurorin në gjykatë, pikëpyetjet e ndalimit të avokatit! Kush e vuri në lëvizje policinë e Elbasanit? Ndërhyn ILD
Prokurori Gjergji Ceka, i përfshirë në debatin me avokatin Ulian Barjami në sallën e gjyqit, nuk rezulton të ketë bërë padi. As oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë. Por gjithçka është kryer nga kolegët e tyre në policinë e Elbasanit, e cila që prej të shtunës, kur avokati u ndalua, nuk ka bërë asnjë sqarim mbi ngjarjen. Bojkoti i avokatëve vijon deri më 25 tetor.
21 Tetor 2025, 15:21 -
Rishikohet përsëri buxheti, 97 mln euro bonus pensionistëve për fundvit! Qeveria i jep 30 mln euro Albcontrol pas bllokimit të llogarive
Buxheti i shtetit rishikohet për herë të tretë brenda këtij viti. Akti normativ, parashikon një rritje të ndjeshme të të ardhurave dhe shpenzimeve. Ministrisë së Infrastrukturës i jepen rreth 6 mld lekë shtesë, mes projekteve që pritet të financohen janë edhe rruga lidhëse Tiranë – Elbasan me koridorin VIII.
21 Tetor 2025, 13:21 -
Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, ILD nis verifikimin! Prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencën, çështja kalon në Tiranë
Burime për Report Tv kanë bërë me dije se Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencën dhe ka dërguar në Tiranë çështjen për avokatin Ulian Barjami. Pretendim është bërë konflikti i interesit pasi në çështje përfshihet dhe prokurori Gjergji Ceka, i cili ushtron funksionin e tij pranë kësaj prokurorie.
21 Tetor 2025, 11:49 -
Pogradec/ Në timon nën efektin e alkoolit, AMP arreston punonjësin e policisë! Përplasi edhe 5 automjete të parkuara
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Rinia”, Pogradec një punonjës policie për ‘Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt’.
21 Tetor 2025, 11:37 -
Ish-deputetja e PD, Zheni Gjergji emërohet drejtoreshë në spitalin e Elbasanit: Nuk ishte zgjedhje e lehtë politike
Duke njoftuar detyrën e re dhe largimin nga Partia Demokratike, Gjergji shkruan se kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional.
21 Tetor 2025, 10:50 -
Dosja 'Veliaj'/ Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO, munguan avokatët e kryebashkiakut të Tiranës! Shkak bojkoti 5 ditor
Avokatët e Veliajt munguan për shkak të bojkotit të seancave gjyqësore nga avokatët që erdhi pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami. Seanca e radhës u caktua në datë 28 tetor, ora 10.00.
21 Tetor 2025, 07:45 -
-
Lirimi i Ulian Barjamit, avokati i tij Ardian Visha për Report Tv: Arrestimi i jashtëligjshëm, do bëjmë kallëzim! Rasti të ndëshkohet për t’u mos përsëritur (VIDEO)
Gjatë një prononcimi për ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori, Visha tha se arrestimi i avokatit Barjami, është veprim i paligjshëm i oficerit të policisë gjyqësore, i cili sipas tij duhet vetëm ta shoqëronte avokatin.
20 Tetor 2025, 19:35 -
Idajet Beqiri për Report Tv: Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, vrasje ndaj drejtësisë, t’i jepet mësim prokurorit
Beqiri u ndal edhe tek sulmet e kreut të PD Sali Berisha, për gjyqtaren Irena Gjoka, ditën e sotme nga SPAK ku shkoi në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën “Partizani”.
20 Tetor 2025, 18:20 -
Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në Elbasan, Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Xhulian Hoxhën dhe 16 vite për Euglen Halilin
Për Hoxhën, Apeli i GJKKO vendosi më 8 prill 2024, dënimin me burgim të përjetshëm për Xhulian Hoxhën, ndërsa 16 vite burg për Halilin, i cili gëzon edhe statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
20 Tetor 2025, 17:31 -
Përplasja me prokurorin në seancë, lirohet nga qelia avokati Barjami! Prokuroria e Elbasanit: S’kishte arsye përse të mbahej i ndaluar (VIDEO)
Avokati ishte vënë në pranga nga Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij. Bajrami u arrestua pas përplasjes me prokurorin Gjergji Ceka në seancën për konfirmimin e masave të sigurisë për 14 personat e arrestuar më 13 tetor në një lokal në Elbasan
20 Tetor 2025, 16:33 -
'Ligjet'/ Manja kritika për punën e KLP: Nëse s’reflektoni, ndërhyn Kuvendi! Xhafaj: Po i krijoni vendit problem në anëtarësimin në BE
Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafaj, në komisionet parlamentare, shprehën kritika ndaj performancës së KLP-së, duke vënë në pikëpyetje përmbushjen e rolit kushtetues dhe ligjor të institucionit. Manja kërkoi që KLP të ngrihet në nivelin që kërkon Kushtetuta, teksa paralajmëroi se nëse nuk ka reflektim, Kuvendi do të ndërhyjë, pa cenuar pavarësinë institucionale.
20 Tetor 2025, 16:24