-
-
Nipi vret me armë gjahu xhaxhanë në Vlorë dhe më pas veten! Autori dyshohet me probleme të shëndetit mendor! Shkak dyshohet sherri për pronën, të afërmit: Shkonin shumë mirë bashkë
Një krim i dyfishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku nipi ka vrarë xhaxhanë dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Mekat të Vlorë, e ndërsa viktimat janë identifikuar si Genci Koreta, 39 vjeç (nipi) dhe xhaxhai Jorgji Koreta, 64 vjeç.
25 Tetor 2021, 18:44 -
VIDEO/ Digjet qëllimisht godina e ish firmës piramidale Gjallica në Vlorë, zjarrfikësit shkojnë të shuajnë flakët pa masat mbrojtëse
Një zjarr i qëllimshëm ka shkrumbuar godinën e ish firmës piramidale në Vlorë, Gjallica. Skandali shtohet edhe më shumë kur zjarrfikësit shkojnë për të shuar flakët pa mjetet mbrojtëse, veshjet dhe kokoret, duke rrezikuar dhe jetën sikur të ishim rikthyer edhe njëherë në kohën e firmave piramidale dhe kaosit që mbizotëronte.
22 Tetor 2021, 21:28 -
Dhunoi kryebashkiakun e Selenicës, arrestohet biznesmeni, u konfliktuan për linjat e transportit të udhëtarëve në Vlorë
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku biznesmeni i linjës së udhëtarëve Vlorë-Sevaster, Pellat Bonaj, 57 vjeç, ka vajtur për t'i kërkuar llogari kryebashkiakut Binaj se pse linjën që ai e kishte në administrim i ishte dhënë pa të drejtë një subjekti tjetër. Pas debatit të ashpër, biznesmeni ka goditur me grusht kryetarin e Bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj. Pas ngjarjes ai është arrestuar.
21 Tetor 2021, 10:25 -
Prerje 500-she, 'tufa' e parave që iu gjetën në shtëpi ish-drejtorit të Kadastrës së Vlorës! U arrestua si pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi e Himarë
100 kartëmonedha 500 euro i janë gjetur ish-kreut të Kadastrës së Vlorës, Klodjan Troci, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme. 'Tufa' e parave u gjet një ditë më parë në banesën e Trocit, ndërsa po ashtu, veçmas u gjet edhe shuma tjetër prej 15 mijë eurosh.
18 Tetor 2021, 21:45 -
-
Pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi e Himarë,arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Vlorës që u dorëhoq disa ditë më parë! Iu gjetën 65 mijë euro në banesë
Është arrestuar ish kreu i kadastrës së Vlorës Klodjan Troci i cili u dorëhoq disa ditë më parë. Ai akuzohet si pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi. Gjykata e Vlorës më herët la në burg Bardhyl Gjikën drejtorin e administrimit të tokave në Vlorë. Ata dyshohet se kanë kryer falsifikimin e një numri të konsiderueshëm dokumentash pronësorë gjatë viteve 2019-2021.
17 Tetor 2021, 19:41 -
Falsifikuan dokumentet e pronave në Dhërmi dhe inskenuan vjedhjen e dosjeve, burg për Bardhyl Gjikën dhe Spiro Dunin, lihet i lirë specialisti
Gjykata e Vlorës ka dhënë masën 'Arrest me burg' për drejtorin e administrimit të mbrojtjes së tokës në Vlorë, Bardhyl Gjika, ndërsa ka lënë në masën detyrim paraqitje për specialistin Kreshnik Mino. Arrest me burg është vendosur edhe për 51-vjeçarin Spiro Duni, seanca e të cilit u zhvillua në ambientet e spitalit, ku ndodhet i shtruar për shkak të problemeve të tij shëndetësore.
17 Tetor 2021, 09:42 -
Nga Brindisi mbërrijnë në Vlorë 3 veliera me ndihma nga Italia për shtëpinë e fëmijëve jetimë në qytet
3 veliera me ndihma për fëmijët jetimë të Vlorës janë nisur nga Porti i Brindisit për të mbërritur në orën 18:00 në qytetin bregdetar. Përmes misionit humanitar "TERABITHIA ALBANIA 2021", pasi kanë sjellë disa dhurata për qendrën e fëmijëve jetim në qytetin e Vlorës.
16 Tetor 2021, 19:51 -
U kap me 5.4 kg kanabis në shtëpi, arrestohet 25-vjeçari në Vlorë
Një 25-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi iu gjetën në banesë 5.4 kg lëndë narkotike. Efektivët e policisë ushtruan kontroll në banesën e 25-vjeçarit dhe rezultuan se kishte lëndë narkotike, arsye për të cilën i riu ra në pranga.
15 Tetor 2021, 12:45 -
-
Pronat në Dhërmi/ Zbuluan se ishin në hetim për falsifikim dhe inskenuan vjedhjen e dokumenteve në zyrat e Këshillit të Qarkut Vlorë! Në pranga drejtori i administrimit të tokës e 2 të tjerë
Grabitja e ndodhur 4 ditë më parë në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë, ku një person me maskë dhe i armatosur hyri në zyrat e pronave, duke marrë dy dosje për pronat në Dhërmi, rezulton është inskenuar nga Drejtori i administrimit e mbrojtjes së tokës, Bardhyl Gjika, specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino dhe një 51-vjeçar i identifikuar si Spiro Duni. 3 të arrestuarit e kishin mësuar se ishin nën hetim prej muajsh për falsifikim.
15 Tetor 2021, 08:50 -
Operacioni ‘Bregdeti Ynë’ në Vlorë, Himarë dhe Sarandë, shemben 60 objekte pa leje gjatë shtatorit
Në kuadër të një operacioni të zhvilluar në bregdet, vetëm në muajin shtator janë shembur 60 objekte të ndërtuara pa leje ose në shkelje flagrante të lejes në bashkitë Vlorë, Himarë e Sarandë.
14 Tetor 2021, 17:53 -
Gjendet një skaf 11m i gjatë në Vlorë, arrestohet 52-vjeçari që e kishte fshehur në një magazinë, dyshohej se do përdorej për trafik
Një skaf 11 metra i gjatë, pa motorë, është gjetur në Vlorë në një magazinë në Pyllin e Sodës. Policia ka arrestuar pronarin e skafit Arjan Meçe, 52-vjeç, pronar i skafit, pasi e kishte fshehur dhe i dorëzoi policisë një faturë fiktive shitjeje.
14 Tetor 2021, 14:12 -
-
E humbur prej 6 ditësh, gjendet i dekompozuar trupi i 71-vjeçares në afërsi të molit të Petroliferës në Vlorë
Është gjetur i dekompozuar trupi i një 71-vjeçare në Vlorë, e cila ishte shpallur e humbur nga familjarët që prej 6 ditësh. Trupi i Nadire Nelaj, ish-mësuese, e cila vuante nga skleroza, u gjet nga peshkatarët në afërsi të molit të Petroliferës.
13 Tetor 2021, 09:08 -
Sherr me thika në Vlorë, dy të plagosur përfundojnë në spital, një në gjendje të rëndë
Një konflikt mes dy personave në Vlorë, ka përfunduar në përdorimin e thikave, dhe për pasojë të dy kanë mbetur të plagosur. Mësohet se në lagjen ’24 Maji’, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse Kujtim Saliaj, 63-vjeç dhe Jetnor Hoxha, 48 vjeç, të dy banues në Vlorë
12 Tetor 2021, 19:27 -
I maskuar dhe me armë, një person grabit zyrat e këshillit të qarkut Vlorë, vjedh një dosje për pronat në Dhërmi! Drejtor i administrimit e mbrojtjes së tokës: Janë thyer zyrat më me rëndësi
Një person, i maskuar dhe me arë, ka hyrë në zyrat e pronave dhe ka marrë disa dokumente. Identiteti i autorit nuk dihet ende, ndërsa ngjarja u regjistrua rreth orës 23:30, ku dyshohet se grabitësi ka hyrë nga dritarja, ka marrë dokumente në zyrat e drejtorisë së administrimit dhe mbrojtjes së tokës dhe më pas është larguar nga dera, duke kërcënuar rojën e zyrave.
12 Tetor 2021, 10:07 -
Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Vlorë, uji bllokon disa rrugë, vështirësi në qarkullim
Reshje të dendura shiu kanë përfshirë thuajse të gjithë territorin që nga nata e djeshme, duke sjellë edhe probleme. Në Vlorë, në orët e vona të natës ka patur probleme me qarkullimin në disa akse, si pasojë e prezencës së ujit.
11 Tetor 2021, 07:33 -
I gjendet arsenal armësh, jelekë dhe kapele policie në banesë, shpallet në kërkim 30-vjeçari në Vlorë
Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të ushtrua në banesën e Adem Aliaj (Idrizaj), 30 vjeç, në fshatin Mallkeq, policia ka gjetur të fshehur një arsenal armësh
10 Tetor 2021, 16:22 -
