-
-
Vlorë/ Vijon zjarri në malin e Dukatit, rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë! 5 hektarë bimësi e djegur! 4 vatra aktive në vend, 2 prej të cilave në Dibër (VIDEO)
Vija e zjarrit është e gjatë rreth 3-4 kilometra dhe ka degëzime të shumta që mund të përhapen më tej për shkak të erës dhe terrenit të thyer malor. Autoritetet paralajmërojnë se flakët mund të përhapen drejt Parkut të Llogarasë.
8 Korrik 2025, 07:10 -
‘Keni nëpërkëmbur autoritetin e bashkisë’, Rama i përgjigjet gazetarit për dorëheqjen e drejtorëve në Vlorë: 30 vjet në zyra, asnjë shërbim qytetarëve
Rama, gjatë takimit në Vlorë, ka debatuar më një gazetar i cili e pyeti kryeministrin nëse me lëvizjet për largimin e drejtorëve ka nëpërkëmbur autoritetin e institucionit të Bashkisë.
7 Korrik 2025, 17:04 -
Aksident në autostradën Vlorë-Fier, automjeti del nga rruga dhe përmbyset, 1 person i plagosur (VIDEO)
Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar përmbys. Në makinë udhëtonin tre persona, ndërsa një prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.
7 Korrik 2025, 16:04 -
-
-
-
-
-
‘Ça ke që bërtet...’, Rama takon të moshuarën që po ‘protestonte’ në Vlorë (VIDEO)
Pas valës së dorëheqjeve të drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, kryeministri Edi Rama ka qenë sërish në qytetin bregdetar. Ajo çfarë ka rënë në sy gjatë vizitës së Ramës në qytetin bregdetar, është një e moshuar, e cila kërkon me këmbëngulje një takim me kryeministrin.
7 Korrik 2025, 09:58 -
Zjarri në Dukat të Vlorës, flakët përhapen në një sipërfaqe të gjerë pyjore! Në aksion për shuarjen edhe helikopteri 'Cougar' (VIDEO)
Zjarri që nisi mbrëmjen e djeshme në malin Vastak, vijoi të përhapet me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe gjithnjë e më të gjerë pyjore. pasditen e sotme, për shuarjen e flakëve u aktivizua edhe një helikopter i ushtrisë
7 Korrik 2025, 07:16 -
Rama ‘zbarkon’ sërish në Vlorë, inspekton lirimin e hapësirave publike: Drejtorët, e papërshtatshëm! Keqmenaxhim me ujin, reformojmë sektorin (VIDEO)
Aksionit të nisur për të liruar hapësirat publike nga zaptimet e bareve dhe restoranteve në Vlorë, Rama po i qëndron vetë mbi krye. Në vizitën e tij të dytë në Vlorë, kreu i qeverisë kërkoi bashkëpunim nga bizneset ndërsa bëri thirrje për plotësimin e vendeve vakante pas dorëheqjes së drejtorëve të bashkisë.
7 Korrik 2025, 07:02 -
Aksioni për hapësirat publike në Vlorë, lirohet një sipërfaqe 300 m² te ‘Uji i Ftohtë’! Hiqen dhjetëra automjete të parkuara gabim, gjobiten shoferët
Në kuadër të aksionit, është liruar një hapësirë prej 300 metrash katrorë te ‘Uji i Ftohtë’. Procedim penal ka nisur për administratorin. Policia ka hequr gjithashtu edhe dhjetëra automjete të parkuara gabim, ndërsa ka gjobitur drejtuesit e tyre.
6 Korrik 2025, 13:48 -
-
Aksion pastrimi në Vlorë, Dredha: Ku ka rezistencë për lirimin e hapësirave publike, ndërhyjmë me forcën e ligjit! Të hënën ‘inspekton’ Rama
Pas kritikave të kryeministrit Rama, një aksion është ndërmarrë edhe për pastrimin e qytetit të Vlorës. Kryebashkiaku Dredha dhe ministri Vengu kanë ndjekur aksionin nga afër. Për lirimin e hapësirave publike, Dredha thotë se nëse ka kundërshti, do të ndërhyjë forca e ligjit. Ndërkohë, burime bëjnë me dije se Rama do të rikthehet në qytet për të 'inspektuar' ecurinë e porosive që ka lënë.
6 Korrik 2025, 09:35 -
Sezoni turistik, fluks emigrantësh në portin e Vlorës! Mbi 600 pasagjerë mbërrijnë nga Italia (VIDEO)
Sezoni turistik në Vlorë po hyn në kulmin e tij, ndërsa fundjavat po shënojnë rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve dhe pushuesve që vijnë në qytetin bregdetar. Fluksi në portin e Vlorës pritet të intensifikohet edhe më shumë në javët në vijim - me pushues masiv, kryesisht nga Italia.
6 Korrik 2025, 08:26 -
Urdhri i Ramës/ Policia e Vlorës në aksion për lirimin e hapësirave publike, ‘çliron’ rrugët nga makinat e parkuara keq (VIDEO)
Këtë mbrëmje, vëmendja është përqendruar te mjetet e parkuara në zona që janë hapësira publike, të cilat po largohen me karrotrec. Të gjitha automjetet e bllokuara transportohen në pika të caktuara bllokimi, ku më pas ndaj pronarëve të tyre vendosen edhe masa administrative
5 Korrik 2025, 23:07 -
Lapaj ironizon Ramën për ultimatumin ndaj drejtorëve në Vlorë: I eliminove ‘armiqtë’, më mirë vonë se kurrë! Të të rrojë Saliu
Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama për vizitën në Bashkinë e Vlorës dhe ultimatumin për largimin e drejtorëve të linjës për shkak të problematikave në qytetin bregdetar. Sipas tij, kryeministri duhet t'ia dije për nder Sali Berishës pushtetin që gëzon pas ndryshimeve Kushtetuese të vitit 2008 dhe Kodit Elektoral, korrikun e kaluar
5 Korrik 2025, 16:45 -
Rama ultimatum zaptuesve në Lungomare të Vlorës: 48 orë kohë për t’u kthyer trotuaret qytetarëve! 21 Dhjetori ‘tokë e xanum’, hiqni barrikadat, gjoba ose ndjekje penale
Kryeministri Edi Rama bën edhe njëherë thirrje për lirimin e hapësirave publike, duke paralajmëruar gjoba dhe ndjekje penale për zaptuesit. Ai ndau foto nga zona e “21 Dhjetorit” në Tiranë, duke e cilësuar situatën si një rast klasik “toke të xanun”. Në Lungomare të Vlorës Rama lë afat 48 orë për lirimin e hapësirave publike: Të hënën nuk keni asgjë në dorë.
5 Korrik 2025, 13:03 -
-
Pas kritikave të Ramës/ Mobilizohet administrata qendrore dhe vendore në Vlorë, Task Forcë për sezonin turistik! Deputetët në terren
Burime bëjnë me dije se pas takimit që Rama bëri në Vlorë, deputetët e zgjedhur në qarkun e Vlorës duhet të intensifikojnë qëndrimin në zonat e tyre, madje të jenë sa më shumë pranë qytetarëve për çdo problem që ata mund të kenë.
5 Korrik 2025, 10:57