-
‘Çfarë agimi ky sot!’, Rama poston foton pikante nga zbardhja e ditës në Tiranë dhe parathotë fitoren e zgjedhjeve nga PS
Një agim ‘mavi’ mbi Tiranë, në postimin e kryesocialistit në llogarinë e tij në Facebook. Qendra kryeqytetit e parë nga selia e PS në orët e para të mëngjesit, me një pëlhurë të purpurtë, që është edhe ngjyra që simbolizon forcën politike
12 Maj 2025, 06:01 -
-
-
Zgjedhjet/ Berisha nis me kontestimet: Sovrani foli, por bandat kanë vërshuar drejt KZAZ-ve! I shmanget pyetjes nëse do pranojë rezultatin
Në daljen e parë publike për mediat pas mbylljes së votimit, Sali Berisha filloi me kontestimet lidhur me procesin e zgjedhjeve. Kryedemokrati foli për bandat e Durrësit, ndërsa pyetjes nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve iu shmang. Pas deklaratës së Berishës ka reaguar dhe presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta nga qelia, ku ka thënë se PS po tenton të prish standardin e zgjedhjeve.
11 Maj 2025, 20:38 -
Mbyllet numërimi i votave brenda vendit, vijon për diasporën/ Rama fitore me 83 mandate, PS 290 mijë vota para PD! Opozita e Berishës fundoset në 50 deputetë, 13 më pak se në 2021
Mbyllet numërimi brenda vendit. Vijon diaspora dhe numërimi i votave preferenciale për kandidatët dhe diaspora. PS rritje në të gjithë vendin, edhe në ‘bastionet’ e djathta. PD me aleatët nga 63 mandate zbresin në 50 mandate. PS: 1 mandat plus në Tiranë, 3 plus në Fier, 2 plus në Elbasan, nga 1 më shumë në Dibër, Shkodër dhe Vlorë. PD humb mandate: 4 në Tiranë, 3 në Fier, 2 në Elbasan, nga 1 në Dibër, Korçë dhe Vlorë
11 Maj 2025, 19:59 -
-
Ylli Pata: Polici i keq Noka, i miri Berisha: Arsyet e teatrit të PD
Vora, si bashki, përfaqëson një basen të vjetër e të hershëm të elektoratit të PD-së. Jo vetëm në qytet, që nuk ka peshë fare specifike, interesi është në vendbanimet e mëdha si Domja, Laknasi, Preza, Fushë Preza, e fshatrat e njohur rreth Gërdecit.
11 Maj 2025, 16:09 -
Mediat e huaja shkruajnë për zgjedhjet në Shqipëri, nga beteja e Ramës për mandatin e katërt te non grata e Berishës
Mediat e huaja i kanë kushtuar artikuj zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Në fokus vihet epërsia që tregojnë sondazhet për Ramën, që kërkon mandatin e katërt për anëtarësimin e vendit në BE, ndaj Berishës. Përmendet gjithashtu edhe fakti që Berisha është shpallur non grata dhe përballet me akuza për korrupsion.
11 Maj 2025, 15:21 -
-
-
-
-
‘Nuk iu duam se keni vrarë njerëz’, Noka përplaset me qytetarët pak metra larg qendrës së votimit në Vorë! Policia nis hetimet! KQZ revokon badget e vëzhguesve (VIDEO)
Noka dhe Vokshi janë përplasur me disa qytetarë në një qendër votimi në Vorë. Njëri prej tyre hedh akuza duke thënë se kanë vrarë njerëz. Policia ka nisur hetimet ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD. KQZ ka revokuar edhe akreditimin për vëzhguesit.
11 Maj 2025, 11:55 -
Edi Rama për 'Gazzetta': Po i tregojmë botës se kemi një vend të jashtëzakonshëm, faleminderit 'Giro d'Italia'
Kryeministri shfaqet në fillim të fazës së dytë i veshur me një bluzë dhe tuta sportive, me numrin 5 në kofshën e majtë. Duket si uniforma e një portieri që luan në hendboll, derisa ai e shpjegon.
11 Maj 2025, 11:51 -
-
Votojnë krerët e shtetit dhe socialistët! Rama e Spiropali: Sot fjala e popullit! Begaj: Të plotësohen standardet më të mira! Veliaj voton në paraburgimin e Durrësit
Votojnë krerët e shtetit dhe politikës. Rama e Spiropali në një zë: Sot është fjala e popullit. Votojnë kandidatë për deputetë, ministra e krybashkiakë, thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht.
11 Maj 2025, 08:39 -
-
Mero Baze: E vetmja gjë qesharake në fushatën e Berishës është LaCivita
Kur ishte në pushtet më 1996, hodhi miliona duke bërë një fushatë luksi, që çoi në shkatërrimin e zgjedhjeve; më 1997 bëri një fushatë të varfër por rezistente; më 2001 një fushatë modeste; më 2005 një fushatë profesionale të rindërtuar mirë; më 2009 një fushatë të mbështetur nga milionat e korrupsionit, e kështu me radhë.
11 Maj 2025, 07:04 -
-
Mbyllet votimi, procesi i qetë/ Deri në 19:00 votuan 42.16 % e zgjedhësve, pjesëmarrja më e ulët se në 2021
Votimi u mbyll në 19:00. Zgjedhësit që janë në radhë mund të votojnë. Procesi i qetë me incidente shumë të vogla. Të drejtën e votës e kishin 3,713,761 shqiptarë. Garojnë 11 subjekte politike. PD kërkon që rezultati i votimit elektronik në Vorë e Njësinë 10 në Tiranë të dalë nesër.
11 Maj 2025, 06:35 -


