-
'Male të pastra', Rama thirrje qytetarëve t'i bashkohen nismës së pastrimit më 26 gusht: Zhvillohet në 10 parqe kombëtare! Kontribut për kujdesin ndaj natyrës (VIDEO)
Kreu i qeverisë apelon qytetarët që të bëhen pjesë e këtij aksioni pastrimi, duke thënë se përgjegjësia ndaj natyrës është e përbashkët. Aksioni do të kryhet më 26 gusht në 10 parqe kombëtare të vendit.
23 Gusht 2025, 08:49 -
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, IMT bën bilancin: 53 031 m² të çliruara në Tiranë
1 408 çmontime të strukturave janë bërë në Tiranë që nga nisja e aksionit të lirimit të hapësirave, 1 167 prej të cilave janë kryer vullnetarisht nga bizneset, ndërsa 241 me ekzekutim vendimesh.
23 Gusht 2025, 08:14 -
Ekskluzive/ Historia e godinës së konfiskuar, në 3 vite, institucionet nxjerrin akte të ndryshme! Zbardhet vendimi i gjykatësit Balliut që bllokoi vendosjen e Kadastrës
Nga marrja e lejes për ndërtim, tek shtesa pa leje deri te konfiskimi, pastaj kërkesa për prishjen e pjesës pa leje, e më tej oferta pronarëve për ta blerë shtesën. Dy vjet heshtje e në fund vendimi për ta përshtatur godinën për zyra. Pse gjyqtari pranoi kërkesën për sigurimn e padisë, që solli dhe reagimin e ashpër të kryeministrit.
23 Gusht 2025, 07:47 -
-
-
Spahiu: Tre ministrat e 'paprekshëm' të Ramës, PD do pranojë të hyjë në Kuvend dhe të marrë 3300 euro rrogë nga Edi Rama
Juristi Kreshnik Spahiu, teksa analizonte për Report Tv sjelljen e PD-së tre muajt e fundit dhe pritshmëritë prej saj për Kuvendin dhe sezonin e vjeshtës, ironizoi se deputetët demokratë me Berishën në krye, do pranojnë të hyjnë në Parlament dhe të marrin rrogën 3300 euro nga Edi Rama. Vë në dukje 'bipolaritetin' politik të opozitës dhe fenomenin e 'deputetëve borxh', për të formuar grupe parlamentare dhe vjelë para nga buxheti
22 Gusht 2025, 18:40 -
Blushi i PL sulmon qeverinë dhe mbron kryetarin: 18 aferat e Ramës që SPAK nuk i heton, gjyq publik në Kuvend! Metën e arrestuan pa prova
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, doli sot me një deklaratë për mediat, ku tha se qeveria është e lidhur me organizatat kriminale dhe kartelet e drogës. Ai u shpreh se me nisjen e sesionit të ri, Kuvendi do të shndërrohet në sallën e gjyqit publik kundër Edi Ramës dhe ministrave të tij
22 Gusht 2025, 15:13 -
Investim me parametrat modernë, gati nënstacioni i ri elektrik në Fier! Rama: Përmirëson furnizimin me energji dhe rrit sigurinë e rrjetit! (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama konfirmoi lajmin sot me një video-postim në rrjetin social Facebook, ku krahas pamjeve të nënstacionit të ri, shkruan se ky investim ka parametrat modernë dhe rrit sigurinë në rrjet
22 Gusht 2025, 12:30 -
Rama kritika një tjetër gjyqtari: Bllokoi çlirimin e një ‘toke të xanun’! Zero tolerancë për ata që pengojnë programet në interes të publikut
Kryeministri Rama ka sulmuar një tjetër vendim të drejtësisë të lidhur me çështjen e ndërtimeve pa leje. Këtë herë Rama ka kundërshtuar vendimmarrjen e Klarent Demirit, gjyqtar në administrativen e Tiranës, e cila ka vendosur sigurim padie për prishjen e një ndërtimi pa leje në Tiranë.
22 Gusht 2025, 10:45 -
-
Lirimi i hapësirave publike, Rama poston pamje nga Tirana: Faza e parë e transformimit të qyteteve, më pastër, më të gjelbërt dhe bashkëpunues! (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të tjera nga ky aksion që në fakt ai e cilëson si “faza e parë e transformimit”. Pamjet i përkasin heqjes së verandës së një lokali në Tiranë, në “Rrugën e Kavajës”
21 Gusht 2025, 16:06 -
Transformohet një tjetër shkollë, ‘Meleq Gosnishti’ në Përmet gati të presë nxënësit në shtator! Rama: Klasa moderne e kushte dinjitoze
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, përveçse jep lajmin e përfundimit të punimeve dhe hapjen e dyerve në shtator, publikon edhe një ‘buqetë’ me foto nga institucioni arsimor
21 Gusht 2025, 13:26 -
Berisha i bën ‘bisht’ pyetjes nëse PD do i marrë mandatet e deputetëve në Parlament në shtator: Në ditët që do vijnë do mblidhen forumet! (VIDEO)
Parlamenti nis në muajin shtator, por në PD ende nuk kanë vendosur se çfarë do bëjnë me mandatet e deputetëve, do shkojnë apo jo në Kuvend. Sali berisha në konferencë dha vetëm një përgjigje indirekte për gazetarët, duke thënë se do vendosnin forumet. "Harron" farsën elektorale dhe as për protesta masive popullore
21 Gusht 2025, 13:11 -
-
-
‘Çliroi’ pallatin e konfiskuar në mes të Tiranës, Rama: As 10 minuta s’iu deshën gjyqtarit Balliu për vendimin, kur materialet duan më tepër se 9 minuta që të lexohen!
Kryeministri shprehet se gjyqtari Hazbi Balliu, për të cilin ka rëndësi vetëm fakti që te zyrat e vjetra të ASHK-it nuk ka pasur viktima deri tani, i janë dashur më pak se 10 minuta për ta marrë vendimin në favor të palës paditëse që i ishte konfiskuar.
20 Gusht 2025, 18:34 -
-
FOTOT/ Mjedise të reja për Muzeun e Forcave të Armatosura, Rama: Lidhin historinë me komunitetin
Kompleksit Muzeal të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, të Tiranës, do t’i shtohen hapësira bashkëkohore, që do të lidhin historinë me komunitetin, realitetin me teknologjitë e reja dhe të shkuarën me të ardhmen.
20 Gusht 2025, 10:24 -
Edi Rama kritikoi gjyqtarin Balliu, reagon Gazment Bardhi: Ata zbatojnë rregullat që miraton qeveria e Kuvendi
Në reagimin e tij Bardhi sjell në vëmendje që ka qenë Qeveria që përmes një vendimi të vitit 2022 ka marrë në mbrojte ndërtuesit e paligjshëm. Në këtë rast gjyqtarët dhe prokurorët zbatojnë vetëm ligjin apo vendimet e qeverisë.
19 Gusht 2025, 20:07 -
‘Çliroi’ pallatin e konfiskuar ku do vendosej Kadastra, Rama kritika gjyqtarit Balliu: Po bien tavanet e muret, i duket normale se s’ka viktima (DOKUMENTI)
Agjencia Shtetërore e Kadastrës nuk do të vendoset në godinën e një pallati pa leje të konfiskuar nga qeveria, pasi një gjyqtar e quajti këtë zhvendosje jo të domosdoshme. Arsyetimi i vendimit të gjyqtarit Hazbi Balliu është publikuar nga kryeministri Rama, i cili bën thirrje që qeveria e gjyqësorit të zgjohet.
19 Gusht 2025, 18:11 -
Rruga Qukës-Qafë Plloçë drejt përfundimit, Rama ndan foto: Pamje e re në drejtim të juglindjes!
Investimet në infrasktrukturën shqiptare dhe në sektorë të tjerë nga qeveria kanë hapur kantiere me punime në proces e sipër. Një prej tyre ka qenë edhe ai Qukës-Qafë-Plloçë në juglindje të vendit, që tashmë është drejt përfundimit dhe ka marrë një pamje krejtësisht të re
19 Gusht 2025, 14:22
