-
Opozita ‘armëpushim’ me PS-në për integrimin! Nesër në takimin e 18-të ndërparlamentar të stabilizim-asociimit! Fredi Beleri përballë Ramës
Do të mbahet nesër në Tiranë takimi i 18-të i Stabilizim Asocimit mes Parlamentit shqiptar dhe atij evropian. Opozita do të marrë pjesë gjatë ditës në këtë program intensiv, me 7 deputetë të saj, por menjëherë më pas do të iki në protestë. Në delegacionin e BE-së është edhe eurodeputeti grek, Fredi Beleri, i cili po ashtu do të takohet edhe me kryeministrin Rama.
28 Tetor 2024, 14:24 -
Berisha propozon të zhbëjë sistemin e ri të drejtësisë: SHBA e BE të heqin dorë! Të angazhojmë Komisionin e Venecias për rishqyrtim tërësor
Vetë nga ‘arresti shtëpiak’ ku po pret të gjykohet për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, dhe me aleatin e tij në ‘arrest me burg’ për lobimin amerikan dhe aferën Cez-Dia, kryetari i PD, Sali Berisha bëri publik nismën e re: Të zhbëjë këtë sistem drejtësie të cilin e akuzon si të dhe Metën për ‘korrupsion’ gjatë kohës që kanë qenë në qeverisje. Sulmon dhe ish-ambasadoren Yuri Kim, e kreun e SPAK, Altin Dumani
28 Tetor 2024, 13:04 -
Reportazhi i 'The Telegraph': Vendi që mirëpret me krahë hapur emigrantët e padëshiruar të Italisë
Një marrëveshje prej 560 milionë paundësh me Italinë e Melonit, ka zgjuar dhe interesin e liderëve në të gjithë kontinentin. Në fshatin Kakariq tani është një nga dy qendrat e paraburgimit të ndërtuara për emigrantët në Shqipëri. Flasin banorët
28 Tetor 2024, 11:50 -
Shkup/ Ali Ahmeti i shkruan letër dhe Mickoskit: Gjendja gjeopolitike më e rrezikshme se kurrë! Çdo prishje e re e marrëdhënieve ndëretnike do të kishte pasoja serioze
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim thekson se vendimet për heqjen e mekanizmave mbrojtës për komunitetet dhe ndryshimet në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve jo vetëm që janë politikisht të diskutueshme, por janë shume të rrezikshme dhe të dëmshme për përparimin dhe qëndrueshmërinë e shoqërisë.
28 Tetor 2024, 11:43 -
Pamje nga kantieri i shkollës së mesme sportive në Durrës, Rama: Një tjetër projekt madhor, kushte dhe standarde evropiane për 250 nxënës e 150 konviktorë
Qëllimi është ofrimi i kushteve me standarde evropiane të mësimdhënies. Shkolla do të ketë kapacitetet për 250 nxënës, ku 150 prej tyre vijnë nga rrethet dhe do të qëndrojnë në konvikt
28 Tetor 2024, 08:22 -
Anija me 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme në Durrës, pret në radën e jashtme! Prokuroria sekuestrohen 102 kontejnerët: Monitorim 24 orë! Rrjeti i Bazelit: Zbuloni origjinën (VIDEO)
Prokuroria e Durrësit nis procedurat e sekuestrimit të 102 kontejnerëve të anijes 'Moliva' që ka sjellë mbrapsht 2100 tonelata me mbetje industriale që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme. Anija mbërriti në Durrës sot rreth orës 07:30 dhe ende ndodhet në raderin e jashtëm. Akoma nuk është planifikuar se kur do hyjë në port. Do kontrollohen kodet e plumbçet!
28 Tetor 2024, 07:38 -
Berisha 300 ditë në 'arrest shtëpie', sulmon Ramën, Ndërkombëtarët e SPAK: Më arkivuan në banesën e harresës!
Ish-kryeministri i akuzuar dhe i pandehur për aferën e dosjes "Partizani", ka sulmuar gjatë fjalimit të radhës nga ballkoni i banesës së tij, nga ajo që e ka quajtur "Rruga e shpresës", kryeministrin Edi Rama dhe veçanërisht drejtësinë e re, së bashku me ndërkombëtarët, që i quajti "diplomatë të korruptuar"
27 Tetor 2024, 21:01 -
-
Alarmi i Ali Ahmetit: Po rrezikohen arritjet historike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut! Letër Ramës, Begajt, Kurtit, Osmanit e liderëve botërorë
Letrat e dërguara nga Ahmeti adresojnë tri vendime të fundit: Shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndalimin e identifikimit etnik në institucionet shtetërore dhe formimin e një qeverie pa përfaqësim të drejtë etnik
27 Tetor 2024, 19:00 -
“Wir schaffen das”: Jehu i politikës së Merkelit në Ballkanin Perëndimor
Një studim i publikuar në korrik nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik gjeti se shkalla e punësimit të imigrantëve në Gjermani në vitin 2022 ishte 70% - dukshëm më e lartë se në shumicën e vendeve të tjera të BE-së. Me rritjen e së djathtës ekstreme ndër vite dhe pas disa sulmeve të kryera nga imigrantë të dyshuar, Gjermania sot ka ligje më të ashpra për azilin
27 Tetor 2024, 18:26 -
Kreshnik Spahiu: Pse Berisha, Rama, Meta nuk votuan një Amnisti Penale, për të falur veten dhe veprat e shkuara?
4 kryeministra janë proceduar penalisht në këto 30 vjet: Fatos Nano, Vilson Ahmeti, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Mjafton ky fakt për të kuptuar se tërheqja zvarrë s’është pritur mirë as nga Edi Rama, i cili në të ardhmen mund hetohet për të njëjtat vepra penale. Por a kishin hapësira ligjore Meta, Berisha, Rama të mos kishin lejuar të vinte kjo ditë?
27 Tetor 2024, 17:07 -
Pjesëmarrja e ambasadorëve në takimet e Ramës me diasporën, Bardhi: Po përgatisim kallëzim penal në SPAK! Presidenti të reagojë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi e ka cilësuar si shkelje të rëndë pjesëmarrjen e ambasadorëve të Shqipërisë në takimet që po mban kryeministri Edi Rama me diasporën, pasi sipas tij ato janë takime politike.
27 Tetor 2024, 12:30 -
-
-
Takimi me shqiptarët e Amerikës, Rama: Mikpritje vëllazërore! U kërkon votën për zgjedhjet e 2025: Bëhuni garant që Shqipëria s'kthehet më pas
Kryeministri Edi Rama u kërkoi votën për Partinë Socialiste shqiptarëve të Amerikës që do të votojnë për herë të parë nga atje ku jetojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në pranverën e 2025. Pjesë të këtij takimi kryeministri i ndau në facebook edhe sot duke i përcjellë falenderimet 'për mikpritjen e tyre vëllazërore"
27 Tetor 2024, 08:34 -
-
-
-
-
-
'Goditjet i bëri Amerika?', Rama nga New York: Pse nuk e bëri me parë SHBA reformën në drejtësi?! Ishte vullneti ynë pa u bë (Fjalimi i plotë)
Që nga fillimi i punës për reformën, te miratimi i saj në Kuvend, ku të detyruar nga presioni ekstrem i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian kundërshtarët e reformës në drejtësi, ata që sot e gjithë ditën ulërinin tanimë nga dhimbjet e drejtësisë kundër organeve të drejtësisë erdhën dhe ngritën dorën për ta miratuar reformën, por kokën e mbanin ulur dhe deri te zbatimi i saj në ditët tona është përpjekja historike që po jep frytet e veta konkrete dhe që nuk do të ndodhte pa vullnetin e Partisë Socialiste të Shqipërisë.
26 Tetor 2024, 20:05


