1.1 miliardë lekë për shëndetësinë
ja projektet që do përfundojnë

1.1 miliardë lekë për shëndetësinë<br />ja projektet që do përfundojnë
Ndërsa në Kuvend është miratuar rishikimi i buxhetit, kryeministri Edi Rama zbulon se cilat do të jenë investimet me këto të ardhura. Në një foto të postuar në rrjetin social Facebook, shefi i qeverisë shkruan se 1.1 miliardë lekë do të investohen për shërbime shëndetësoe.

“Falë rritjes ekonomike dhe luftës kundër korrupsionit e informalitetit, u bë e mundur një rritje e të ardhurave përtej parashikimit që i dha mundësinë qeverisë të kerkoje votën e Kuvendit për një rishikim të buxhetit me rritje. Ky ishte buxheti i parë pas 5 vjetësh që votohet nga Kuvendi me rritje investimesh”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Fondi prej 1.1 miliardë lekë do të përdoret për rritjen e kapaciteteve në shërbimin e qytetarëve me 20 autoambulanca të reja, helikopter të ndihmës së shpejtë, dy angiografi, shtesën dhe përfundimin e rikonstruksionit të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” dhe ndërtimin e Spitalit Psikiatrik në Vlorë.


buxheti i rritur





























Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024