Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në burg 5 të arrestuarit për drogën 1.3 ton në Kavajë. 

Kësisoj, në burg kanë mbetur 3 të dyshuarit për trafikimin e drogës dhe dy pronarët e makinës tip 'Fuoristradë' ku u gjet një pjesë e drogës.

Krimet e Rënda kanë lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Jani Sadikaj, Kejvi Hajdarin, Roland Hysenbelliun, Aristotel Kasaj, Arvis Muçaj. 

Tre të arrestuarit e parë u kapën gjatë aksionit të policisë ku u sekuestruan 1.3 ton drogë, ndërsa dy të tjerët rezultuan se ishin pronarë të automjetit që po transportonte lëndën narkotike. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com