Dy grekë, dy shqiptarë dhe një bullgar kanë mbetur në burg për gomonen me 1.6 ton kanabis që u kap në Greqi, ndërkohë që dje dhe pardje u dhanë masat për 4 shqiptarë e dy italianë. Të gjithë të arrestuarit janë lënë në burg. Dje u mor masa për 63-vjeçarin Spiro Kardami, 43-vjeçarin Dimitrios Liakopoulos, 32-vjeçarin Arban Baxheri dhe shqiptarin tjetër Ermal Likaj dhe bullgarin Yordan Stoyanov.

Nga ana e tij Spiro Kardami është shprehur se “…kam kompani qe blen skafe por nuk kam lidhje fare me trafikun e drogës…”. Një nga drejtuesit e grupit, Vito Potenza, 31-vjec deklaroi dje në seancë: “…Ndodhesha në Greqi sepse do merrja një nga gomonet e Spiros që ta çoja në Itali për riparim. Nuk kam lidhje fare me trafikun…”.

Skafisti 57-vjeçar Sergio Racanato që iu bë seanca të martën, deklaroi: “…kisha shumë para borxh, m’u bë presion nga grupi dhe u detyrova të bëja rrugën…”. Ky i fundit rezulton me precedentë penale sepse ka qenë i arrestuar në Greqi për trafik klandestinësh në Evia por kishte marrë leje nga burgu dhe nuk ishte kthyer. Sipas heutesve grekë italiani 32-vjeçar është një nga krerët e bandës edhe pse ai e mohon duke pohuar se kishte vajtur në Greqi për të marrë një skaf për ta riparuar nga biznesmeni grek Spiridon Kardamis.

Kujtojmë se 4 shqiptarët e tjerë dhe 1 italian ka dalë disa ditë më parë para gjykatës dhe për ta u dha masa e “arrestit me burg”. Italiani 57 vjeçar që u kap duke drejtuar skafin ka thënë se i kishin bërë presion nga ana e bandës sepse u kishte ca para borxh. Por ai nuk është i panjohur për drejtësinë greke sepse është kapur disa vite më parë duke drejtuar një skaf me emigrantë të paligjshëm. Ndërkohë mësohet se pas vendimit të gjykatës të 11 anëtarët e bandës do të mbahen në Burgun e Koridhalosit në Athinë.

d.c./shqiptarja.com