PRISHTINË, 5 Dhjetor/ATSH/.- Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon për herë të parë "Bruto Produktin Vendor" (BPV) në baza tremujore sipas aktiviteteve ekonomike.
Sipas KosovaPress, rritja reale e BPV-së në tremujorin e parë të vitit 2014 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2013 ishte 1.7%.
Rritja reale e tremujorit të parë 2011 ishte 10.9%, ndërsa në tremujorin e parë të 2013, 9.8%. Ndërkohë tremujori i parë i 2012 kishte rënie (-4.5%).
Të dhënat e BPV-së në baza tremujore sigurojnë matjen e zhvillimeve ekonomike në kohë dhe për këtë arsye janë mjet i dobishëm për analiza dhe politika ekonomike.
BPV-ja në baza tremujore është treguesi më i rëndësishëm ekonomik në Sistemin e Llogarive Kombëtare, i cili paraqet përformancën e ekonomisë së një shteti në baza tremujore.
Politikëbërësit i shfrytëzojnë këto të dhëna për të vlerësuar prirjet e ecurisë ekonomike të vendit në periudha afatshkurta, respektivisht në baza tremujore./m.m/