1 ditë para fillimit të shkollës, ministrja Gjonaj takon të miturit e dënuar: Mund të kenë një shans të ri reflektimi në jetë

1 ditë para fillimit të shkollës, ministrja Gjonaj takon të miturit e dënuar: Mund të kenë një shans të ri reflektimi në jetë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj  një ditë para fillimit të sezonit të ri mësimor ka vizituar qendrën ku vuajnë dënimin të miturit në Kavajë. Gjatë takimit me të dënuarit në “Insitutin e veçantë Kavajë” Gjonaj ka thënë se të gjithë skedat e këtyre fëmijëve janë studiuar me kujdes në mënyrë që të hartohet për secilin prej tyre një paketë më e mirë rehabilitimi si në aspektin social-ekonomik, ashtu edhe në atë edukativ - arsimor.

Më pas me anë të një postimi në rrjete sociale ministrja Gjonaj thekson se çdo i mitur do të ndiqet hap pas hapi për t’i dhënë një shans të ri reflektimi në jetë, në mënyrë që gabimin e së shkuarës, t’ia shpërblejë pozitivisht shoqërisë në të ardhme.

Reagimi i plotë i ministres:

 "Kemi studiuar me kujdes të gjitha skedat personale të të miturve që vuajnë dënimin në “Institutin e veçantë Kavajë”, për të hartuar për secilin paketën më të mirë rehabilituese dhe riintegruese si në aspektin social-ekonomik, ashtu edhe në atë edukativ - arsimor. Në kuadër të projektit të ri të nisur nga Ministria e Drejtësisë, çdo i mitur do të ndiqet hap pas hapi për t’i dhënë një shans të ri reflektimi në jetë, në mënyrë që gabimin e së shkuarës, t’ia shpërblejë pozitivisht shoqërisë në të ardhme. Bashkërisht me stafin, gjithashtu jemi duke hartuar projektligjin për amnistinë me qëllim që sa më shumë të mitur të përfitojnë nga kjo iniciativë. Puna vazhdon" shkruan ministrja.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ka lezet te shofesh nji Ministre te tille: 15/09/2019 18:37

    Bravo ju lumte qe i qendroni pran atij populli ne cdo rast . Te qenit prane tij ,eshte gjysma e punes se bere , nji afersi e tille be qe njerezit shqiptaret , te mos ndjejn ate se shpres jetone akoma .. ate s'ja rembyen dot maskarenjt e se kaluares . Nji figur mjaft e bukur per shqiptaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja