1 janar 2025, hyn në fuqi rregulli për të huajt! Nga sot më pak shanse për elementin vendas në futbollin shqiptar

1 janar 2025, hyn në fuqi rregulli për të huajt! Nga sot më pak shanse për elementin vendas në futbollin shqiptar

Futbollistët e rinj në Shqipëri

Ardhja e 2025 do të sjellë një ndryshim rrënjësor në futbollin shqiptar edhe pse ende nuk dihet nëse kjo do të jetë për mirë apo jo. Klubet e Superligës, por edhe të Kategorisë së Parë, nga 1 janari 2025 mund të aktivizojnë deri në 7 huaj në fushë. Një numër që u rrit nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së dhe që më herët limiti ishte me 5 të huaj, si një pararojë për futbollin shqiptar.

Megjithatë kjo situatë nuk përfundon me kaq, pasi siç dihet nga sezoni 2025-2026 numri i të huajve në Superligë do të jetë pa limit. Pra një skuadër mund të luajë me 11 të huaj. Një vendim që në dukje kufizon ndjeshëm mundësinë që talentet vendase të spikasin në elitën e futbollit shqiptar.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Nuk do shkojë në burg, por Trump do dënohet! Gjykatësi shpall vendimin më 10 janar

Nuk do shkojë në burg, por Trump do dënohet! Gjykatësi shpall vendimin më 10 janar