1 Maji është ditë nderimi për punëtorët, dhe ditë reflektimi për shtetarët dhe politikanët, thotë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi teksa uroi këtë të mërkurë punëtorët e Shqipërisë.
Teksa thotë se politika, duke përfshirë edhe veten e tij, bën retorika, Ruçi thotë se vëmendja duhet të jetë për të krijuar kushte më të denja pune dhe paga më të larta për punëtorët shqiptarë.
Nuk lë pa përmendur edhe opozitën që ka dalë jashtë Kuvendit, kur thotë se: "Një pjesa jonë, në emër të interesave të një pakice që kërkon me çdo kusht karrike pushteti, bllokon rrugët e Shqipërisë. Rrugët e Shqipërisë duhen ndërtuar, jo bllokuar".
Ruçi thotë se politika ka nevojë për rifreskim, kur shprehet: "1 Maji na kujton se Shqipëria ka nevojë për politika më të mira, në rradhë të parë për botën e punës. Prandaj, të ulim nga tribunat e foltoret politikanët dhe të ngjisim në to njerëzit e punës".
Mesazhi i plote i Ruçit për 1 Majin
“Sot është 1 Maj. Jemi mësuar ta quajmë Dita e Punëtorëve, Festa e Punëtorëve apo Dita e Punës. Pavarësisht emërtimeve në kohë e vende të ndryshme, një gjë mbetet e pandryshuar. 1 Maji është mirënjohja për njerëzit e punës. Për punëtorët, një ditë nderimi. Për shtetarët e politikanët, një ditë reflektimi.
Dikush nga ata që prodhojnë vetëm fjalë mund ta quajë një veprim të vjetëruar nderimin për 1 Majin. Për mua respekti për ata që prodhojnë të mira materiale e publike, është modern, bashkëkohor dhe njerëzor.
Sot edhe unë ndjehem një punëtor, sindikalist, student, mësues, infermier, polic.
Të rrëmbyer pas pasioneve politike, shpesh harrojmë që dhjetra mijra vajza e djem të Shqipërisë kërkojnë të hyjnë në tregun e punës që të bëhen zotër të vetes dhe jetës së tyre. 1 Maji na thërret të kujtohemi për ta.
Ne bëjmë retorika, ndërkohë që mbi një milion shqiptarë që punojnë, në sektorin publik apo privat, kërkojnë kushte të denja pune dhe pagë më të lartë. Të ndalojmë fjalët boshe dhe tu kushtohemi atyre.
Një pjesa jonë, në emër të interesave të një pakice që kërkon me çdo kusht karrike pushteti, bllokon rrugët e Shqipërisë. Rrugët e Shqipërisë duhen ndërtuar, jo bllokuar.
1 Maji na kujton se Shqipëria ka nevojë për politika më të mira, në rradhë të parë për botën e punës. Prandaj, të ulim nga tribunat e foltoret politikanët dhe të ngjisim në to njerëzit e punës.
Të punojmë që rritja e ekonomisë së Shqipërisë të prodhojë punë dhe mirëqënie cilësore për të gjithë.
Që ekonomia e Shqipërisë të prodhojë më shumë, më cilësisht dhe me kosto sa më të ulët.
Qe ekonomia e Shqipërisë të orientohet më shumë drejt sektorëve prodhues.
Që shërbimet të rrisin produktivitetin dhe të reduktojnë informalitetin.
Që puna të jetë e mbrojtur, e garantuar, cilësore dhe e denjë.
Që fshatarët shqiptarë të kenë një treg të garantuar dhe prodhimet e tyre të bëhen burim për mirëqenien dhe të ardhmen e fëmijëve të Shqipërisë.
Që vajzat dhe djemtë e Shqipërisë të marrin formimin që kërkojnë e meritojnë dhe të gjejnë punë të denjë në atdheun e tyre.
Që sipërmarrësit të shpenzojnë më shumë për formimin e të rinjve dhe këto shpenzimë të mos i quajnë humbje, por investim.
Që në ndërmarrjet shqiptare të pranohen e të punojnë më shumë vajza e djem të rinj, të cilët mund t’í kushtojnë më shumë sipërmarresve, por i lehtësojnë barrën shoqërisë.
Për këto dhe për shumë e shumë arsye të tjera, nderoj sot punëtorët shqiptarë dhe u bëj thirrje politikanëve të Shqipërisë.”,- thuhet në mesazhin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, me rastin e 1 Majit.
Dakord me heqjen e politikaneve nga foltoret. Fillojme nga surrati jot i shpifur
PërgjigjuPer politikanet jam dakort por per njerezit e punes ke nenkupton ky, kooperativistet? Shoqet Lenka Çuko apo njerezit e punes si më të zgjuarit e Shqipërisë. Ka 75 vjet PPSH që inteligjenca i mungon vendit. Katnaria ka bërë kërdinë!
Përgjigju