1 mijë mësues në shkolla, PD kërkon të marrë meritat: Rama të paktën diçka e kopjoi, por si gjithmonë, gjysmak

1 mijë mësues në shkolla, PD kërkon të marrë meritat: Rama të paktën diçka e kopjoi, por si gjithmonë, gjysmak

Albana Vokshi

PD ka akuzuar qeverinë dhe ministren e Arsimit Evis Kushi se ka kopjuar planin e tyre, me shtimin e 1 mijë mësuesëve në shkolla për të përballuar nevojat e krijuara për shkak të pandemisë dhe përhapjes së virusit në shkolla.

Në një postim të bërë nga ish-deputetja Albana Vokshi, ajo shkruan se ky vendim është kopjuar nga PD, por mund të përdoret thjesht për punësime elektorale.

"Të paktën diçka e kopjoi, por si gjithmonë, gjysmak! Shtim 1000 mësuesish? Një hap i parë pas shumë javësh kërkesa të përditshme të PD. Por, si cdo vendim tjetër, edhe ky mund të përdoret thjesht për punësime elektorale të mësuesve militantë të Partisë sepse portali “Mësues për Shqipërinë” ka dështuar e vlen vetëm për propagandën e Ramës.

Rasti i punësimit të mësuesve në Fier, (shih fotot) e dëshmon kêtë. Nuk punësohet ai që renditet i pari në listë, por punësohet ai që renditet i 27, 28, 48 e kështu me rradhë...

Qeveria duhet të bëjë procedura pranimi transpatente e ne bazë meritokracie. Rama të mos paguajë për inceneratorët e tij e të Veliajt me milairda leke, por të sigurojë shkollat dhe mësim cilësor", shkruan Vokshi.

Megjithatë kjo sipas Vokshit është një masë gjysmake pasi duhet të alokohen fonde për disa çështje të rëndësishme.

"Për këtë nuk mjafton një masë gjysmake e marrë nën presionin e vazhdueshëm të PD, por duhet me urgjencë të alokojë fonde për:

1. Testimin serologjik dhe testimin periodik me tampon për të gjithë mësuesit në të gjithë vendin;

2. Sigurimi i kushteve higjeno - sanitare të domosdoshme për në kohë pandemie e në reapektim të protokollit të sigurisë

3. Sigurimi i mjeteve mbrojtëse falas për mësuesit e për nxënësit (maska, dezinfektantë).

4. Desinfektimi i shpeshtë, të cdo shkolle, sic edhe protokolli i sigurisë e kërkon.

4. Pagesë e plotë për cdo orë shtesë, si dhe shpërblim mujor për cdo muaj mësimdhenie në kohë pandemie.

Shëndeti dhe jeta e cdo nxënësi dhe e cdo mësuesi është e shenjtë", shton më tej ish-deputetja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pelioni: 01/10/2020 18:45

    Z.vokshi sa për emërimet në arsim,do apo s'do t'i në raport me ju tani janë si nata me ditën pasi gjithçka është në sistem ,renditja,pikët,e vetmja mundësi abuzimi mund të jetë përzgjedhja e vëndit,në kohën tuaj së pari duheshin euro pastaj edhe karrocieri të ishe,bëheshe mësues,ky ka qenë realiteti juaj,m... me sh.... nuk mbulohet.

    Përgjigju
  • Kacidhe: 01/10/2020 18:22

    Edhe 700 gra nuk ja dalin ketij burri me mbiemer Vokshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë