1 mld lekë për restaurimin e Operës
më e bukur por më me pak vende

1 mld lekë për restaurimin e Operës<br />më e bukur por më me pak vende
TIRANE-Teatri Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë do të zhvendoset në mjediset e Kinostudios.
 
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në një konferencë për median, ku ishin të pranishëm drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Zana Çela dhe artistët, deklaroi se më 20 shkurt stafi i operës, orkestra dhe dhomat e provave do të zhvendosen. 
 
Sipas ministres së Kulturës zhvendosja do të jetë për tre vjet derisa të rikonstruktohet teatri.

“Një projekt që shkon rreth 1 miliardë lekë. Grafiku i punimeve parashikohet për 3 vjet”, tha Kumbaro.
 
Më tej drejtoresha e Teatrit te Operës, Zana Çela deklaroi se shfaqjet artistike do te jepen edhe ne rrethe te vendit. 

“Performanca gjatë gjithë kohës duhet të jetë 50% në skenat e Tiranës dhe 50 % në vazhdimësi pavarësisht zhvendosjes në të gjitha skenat e Shqipërisë. Është detyrim i yni dhe unë mendoj se pavarësisht se cili do të jetë drejtori apo drejtoresha është detyrë e të gjithë artistëve të prodhojnë art për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen”, tha Çela.
 
Dirigjenti i njohur Edmond Doko i pyetur sesa mund të përshtaten produksionet artistike me skenat ka rrëfyer më konkretisht sesi do të veprohet për dhënien e shfaqjeve.

“Këtu do të jenë vetëm ambientet e realizimit të provave, koncertet e operat do të zhvillohen në skena të Tiranës, në Akademi, në Pallatin e Kongreseve, në ambientet e Kishës Autoqefale Ortodokse dhe 50 % në skenat e sallat e qyteteve tona. Është bërë një identifikim i këtyre skenave dhe në bazë të tyre do të vendosen edhe kalendarët”, u shpreh Doko.
 
Këtë të premte u prezantua edhe projekti i rikonstruksionit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
 
Gjithçka në këtë projekt duket e bukur dhe moderne, por numri i vendeve për publikun do të jetë sërish i kufizuar. Nga 900 vende që ka Teatri aktualisht, do të ketë edhe 20 vende më pak.

[gallery]20895[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…