Këto shuma nuk figurojnë të deklaruara nga PD në KQZ si shpenzime të fushatës elektorale. Balla shkruan në rrjetet sociale se makinacioni financiar i përdorur nga PD, duhet të kishte tronditur çdo parti politike në çdo vend demokratik.
"Uroj qe lajmi per fillimin e hetimeve te prokurorise mbi kontraten e paligjshme te Lulezim Bashes me nje kompani te huaj, te paguar nga nje burim i padeklaruar parash, per te siguruar mbeshtetje per nxirjen e imazhit te Shqiperise te jete i vertete! Lulezim Basha duhet te pergjigjet cili eshte burimi i atyre parave? Pse nuk i ka deklaruar ato para dhe si kane perfunduar ne nje parajse fiskale? Nderkohe presim qe prokuroria te jete transparente me publikun dhe te konfirmoje vertetesine e lajmit te dale neper media mbi fillimin e hetimit. Nese lajmi eshte i vertete, ne presim po ashtu qe prokuroria te marre sa me pare ne pyetje Lulezim Bashen dhe persona ne lidhje familjare me te te cilet zoterojne llogari bankare ne Belize, sepse ai dhe askush tjeter e di te verteten e perdorimit te vules se kryetarit te partise per kete makinacion financiar qe do te kishte tronditur cdo parti politike ne cdo vend demokratik", shkruan Balla në rrjetet sociale.
(Postimi i Taulant Ballës në Facebook)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com