COVID i merr jetën një tjetër mjeku në vendin tonë.
Ka ndërruar jetë mjeku Hidajet Deda i cili kishte rreth një muaj që vuante nga koronavirusi.
Aktualisht mjeku i njohur ishte në pension por për shkak të nevojës spitalit të Kavajës për mjek ai kishte vendosur të rikthehej në shërbim të pacientëve.
COVID i solli probleme të tjera shëndetësore të cilat nuk i mposhti dot.
Ndërkaq sot ka ndërruar jetë nga COVID edhe një efektiv policie në Elbasan. Bëhet fjalë për Banush Ferhatin, i cili ndërroi jetë në moshën 57 vjeçare.
Ferhati ka qenë i shtruar te "Shefqet Ndroqi" prej 5 ditësh dhe fatkeqësisht nuk e ka fituar dotë këtë betejë.
Lajmi kryesor: