835 raste pozitive, 11 viktima nga COVID! Humb jetën mjeku në Kavajë e polici në Elbasan! Infektohet deputeti i PS e këngëtarja Manjola Nallbani

Në 24 orët e fundit janë infektuar 835 persona dhe janë shënuar 11 humbje jete. Gjatë ditës së sotme kanë humbur jetën edhe mjeku në Kavajë, Hidajet Deda i cili kishte rreth një muaj që vuante nga koronavirusi, si dhe një efektiv policie në Elbasan. Ndërsa janë infektuar edhe deputeti socialist për Beratin, Fadil Nasufi dhe këngëtarja Manjola Nallbani.

Nga 2.253 testime të kryera gjithsej  në 24 orë, 133 janë testime janë kryer për arsye depistimi, ndërsa janë konfirmuar pozitiv 835 persona. Rastet janë shënuar 306 raste në Tiranë, 59 në Vlorë, 52 në Lushnje, 50 në Shkodër, 45 në Berat, 37 në Korçë, 29 në Durrës, 27 në Sarandë, 23 në Pogradec, 22 në Fier, 20 në Gjirokastër, 18 në Librazhd, nga 14 raste në Kavajë, Peqin, nga 13 raste në Krujë, Përmet, Gramsh, nga 10 raste në Kukës, Dibër, nga 9 raste në Skrapar, Pukë, nga 7 raste në Elbasan, Kuçovë, 6 në Tepelenë, 5 në Kolonjë, nga 4 raste në Has, Malësi e Madhe, 3 në Mallakastër, nga 2 raste në Mat, Delvinë, nga 1 rast në Devoll, Bulqizë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra të moshave nga 59 vjeç në 79 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 329 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.481 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 482 pacientë, 29 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar dhe çdo lloj grumbullimi, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Respektoni rregullat, duke vendosur maskën në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën.

Për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (29 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                         835

Të shëruar ne 24 orë                      329

Të shtruar në spitale                       482

Humbje jete në 24 orë                     11

Testime ditore                                  2.253

Testime totale                               188.496

Raste pozitive                               37.625

Raste të shëruara                        18.481

Raste Aktive                                 18.346

Humbje jete                                    798

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          9371

Fier             1378

Durrës         1333

Korçë           1010

Vlorë             952

Shkodër        904

Elbasan        870

Lezhë           722

Berat            621

Gjirokaster   572

Kukës          408

Dibër          205

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:00
Vlorë, një punonjëse pozitive me COVID-19 te shtëpia e foshnjës

1606665512_maxresdefault.jpg

Një punonjëse e shtëpisë së foshnjës në Vlorë ka rezultuar pozitive me COVID-19 duke e çuar numrin e të prekurve në këtë institucion në 6 persona.

Gjithashtu tamponi u është bërë edhe 3 punonjësve të tjerë të shtëpisë së foshnjës në Vlorë dhe pritet të dalë përgjigja e tyre.

Ora 12:58
Infektohet me COVID deputeti socialist Fadil Nasufi! Të infektuar mësues, inxhinierë në Berat dhe punonjësja e shtëpisë së foshnjes në Vlorë

Deputeti i PS për Beratin, Fadil Nasufi është infektuar me COVID.

Berati në total ka 566 raste pozitive me COVID dhe nga 20 rastet e raportuara dje në Berat, disa janë mjekë, mësues dhe punonjës në institucione të ndryshme.

Rastet në Berat janë 1 sanitare në Repartin Infektiv në Spitalin e Beratit, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Hinkë, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Dyshnik, 1 sanitare në shkollën e mesme "Kristaq Capo" në Berat, 1 inxhinier nafte në Kuçovë, 2 shofera institucionesh.

Gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar 16 humbje jete nga COVID dhe 545 qytetarë të infektuar.

Ora 11:49
Manjola Nallbani pozitive me COVID: Jam e izoluar në shtëpi, shpresoj t'i rikthehem normalitetit së shpejti

Këngëtarja Manjola Nallbani ka rezultuar pozitive me COVID-19. Lajmi është dhënë nga vetë këngëtarja, e cila thekson se prej disa ditësh është e izoluar në banesën e saj.

Duket se infeksionin e COVID-19, Manjola Nallbani po e kalon lehtë dhe se shpreson se t'i rikthehet sa më shpejtë jetës normale.

"Në të vërtetë prej pak ditësh kam rezultuar pozitive me covid prandaj , jam izoluar e shpresoj që t'i rikthehem normalitetit së shpejti. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! Ju dua!", shkruan ndër të tjera Nallbani.

Më herët COVID i merr jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Ka ndërruar jetë mjeku Hidajet Deda në Kavajë, i cili kishte rreth një muaj që vuante nga koronavirusi. Gjithashtu ndërroi jetë edhe një efektiv policie në qytetin e Elbasanit.

Ora 11:28
1 muaj i prekur nga COVID, humb betejën mjeku në Kavajë

COVID i merr jetën një tjetër mjeku në vendin tonë.

Ka ndërruar jetë mjeku Hidajet Deda i cili kishte rreth një muaj që vuante nga koronavirusi.

Aktualisht mjeku i njohur ishte në pension por për shkak të nevojës spitalit të Kavajës për mjek ai kishte vendosur të rikthehej në shërbim të pacientëve.

COVID i solli probleme të tjera shëndetësore të cilat nuk i mposhti dot.

Ndërkaq sot ka ndërruar jetë nga COVID edhe një efektiv policie në Elbasan. Bëhet fjalë për Banush Ferhatin, i cili ndërroi jetë në moshën 57 vjeçare.

Ferhati ka qenë i shtruar te "Shefqet Ndroqi" prej 5 ditësh dhe fatkeqësisht nuk e ka fituar dotë këtë betejë.

Ora 10:20
I shtruar prej 5 ditësh te 'Shefqet Ndroqi', COVID i merr jetën policit në Elbasan

Një tjetër humbje jete nga rradhët e policisë është shënuar ditën e sotme.

Sot ka ndërruar jetë efektivi i drejtorisë vendore të policisë Elbasan, inspektor Banush Ferhati në moshën 57 vjeç.

Ferhati ka qenë i shtruar te "Shefqet Ndroqi" prej 5 ditësh dhe fatkeqësisht nuk e ka fituar dotë këtë betejë.

Ndërkohë, Kreu i sindikatës së punonjësve të policisë, Sadetin Fishta është shprehur për Report Tv se janë 700 policë të infektuar me koronavirus, nga të cilët 11 kanë humbur jetën.

Numri i vitkimave ditore nga COVID vijon të jetë i lartë në vendin tonë. Gjatë 24 orëve dje ministria e Shëndetësisë raportoi se janë shënuar 16 humbje jete nga COVID si dhe janë infektuar 545 qytetarë.

I.K/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sadiku: 30/11/2020 08:59

    Ky lajm i tmerrshem ,qe eshte Manjola me Covid, duhet heq menjehere se perhap panik. Manjola e shperndau ne televizor te shtunen e te premnten, ka smu ene burrin e vet Sokolina Nallbanin. Ishalla spo a blloko reformen.

    Përgjigju
  • meri: 29/11/2020 22:10

    Per mua situata eshte alarmante ,K.Bashkive duhet te ken emrat e qytetarve te infektuar me COVID-19,dhe duhet ti mbajne nen kontroll ,per respektimin e rregullave te pandemis.Ka persona te pa ndergjegjshem qe dalin per te ber pazar ,ose per kafe.Po te llogorism se,835 personat e infektua ,te ken takuar nga 5 persona secili,jan edhe 4.175 person te ifektuat te pa-indentifikuar .

    Përgjigju
  • Titi: 29/11/2020 17:40

    A ka ndonje nr telefoni per te denoncuar keta qe jane me kovid dhe dalin ne xhiro ,,? Sidomos ne lagjen lirim ne vlore bastardet e infektuar jane ne xhiro,askush nuk u thot gje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë