I bënë 'gjëmën' Italisë, shqiptari i Maqedonisë së Veriut flet për ‘Report TV’: E pësuan se na nënvlerësuan, vazhdojmë ëndrrën! Shqipëria shpejt do shkojë në Europian

Vetëm 1 ndeshje larg ëndrrës së "Botërorit" është Maqedonia e Veriut pas fitores historike me Italinë ku kontribuuan 4 futbollistë shqiptarë, njeri prej të cilëve ndau emocionet e ndeshjes në ekranin e Report TV.

"Jam pa fjalë", tha Ezjan Alioski, futbollist RMV. Ai sqaroi se pavarësisht se Maqedonia e Veriut fitoi ndeshjen e djeshme, ekipi kërkon më shumë, të hyjë në botëror.

"Jam pa fjalë, kam shumë emocione. Momentin kur mbaroi ndeshja aty ka atmosferë, e kupton që ke fituar. Te futbolli kur e di që s'ke fituar akoma, duhet të kontrollosh emocionet. Akoma s'kemi fituar, duam finalen.", u shpreh ai.

I ftuar në "Sot Live në Shqipëri" me gazetarin Andi Kapxhiu, Alioski tha se në futboll nuk ka favorite, ndërsa theksoi se beson tek puna e ekipit.

"I kemi analizuar mirë italianët. Unë besoj në punën e ekipit, në futboll nuk ka me favorite. Ka shumë surpriza, ne kemi bërë surpriza edhe më parë si me Gjermaninë. Ne s'kishim ca të humbnin, Italia kishte presionin më të madh se pritej në finale.", u shpreh ai.

Maqedonisë së Veriut i duhet të fitojë edhe ndeshjen e radhës me Portugalinë, që të konsiderohet zyrtarisht pjesë e Botërorit. Futbollisti shqiptarë megjithëse pranoi se Portugalia ka një ekip shumë të mirë, ai beson tek RMV.

"Christinao Ronaldo, është plak por sërish mbetet Christiano Ronaldo. Portugalia ka ekip individual, shumë lojtarë të mirë që mund të vendosin vetë ndeshjen, por ne do besojmë tek vetja dhe te kualiteti jonë.', tha futbollisti.

Në fund të intervistës tha se Shqipëria e meriton gjithashtu të jetë pjesë e Botërorit dhe se ka talente.

"Po shoh Shqipërinë me talente, duhet te fitojnë. I uroj Shqipërisë çdo të mirë, e kanë treguar që mund të shkojnë prapë në botëror.", tha ai për Report Tv.

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?