Aktivitetet për ‘1 Qershorin’, devijohet qarkullimit i automjeteve në Tiranë

Aktivitetet për ‘1 Qershorin’, devijohet qarkullimit i automjeteve në Tiranë

Si ndryshon drejtimi i qarkullimit të automjeteve në kryeqytet

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Tiranë do të organizohen një sërë aktivitetesh social kulturore, e cila do të kulmojë me “Paradën e Shkollave”.

Për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për devijimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku janë planifikuar zhvillimi i aktiviteteve.

Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për devijimin e qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri  në orën 12:30 për mbarëvajtjen e aktivitetit kulturor "Parada e Shkollave" në segmentet e mëposhtme:

-Sheshi "Nënë Tereza"; Bulevardi "Deshmorët e Kombit" deri në kryqezimin me Bulevardin "Bajram Curri".

Përsa i përket sheshit “Nënë Tereza” dhe segmentit të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova” dhe “Papa Gjon Pali II”.

Mjetet e transportit publik do të devijohen në rrugën “Ibrahim Rugova” për në Bulevardin “Bajram Curri”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari

Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari