1 ton drogë nga Saranda? Policia e Shtetit përgënjeshtron mediat greke: Nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë

1 ton drogë nga Saranda? Policia e Shtetit përgënjeshtron mediat greke: Nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë

TIRANË- Policia e Shtetit ka mohuar që veliera me 1 ton drogë e kapur në Greqi, të jetë nisur nga Saranda. Në një reagim të gjatë për mediat, uniformat blu sqarojnë se një jaht me emrin "Dream", së cilët i referohen mediat greke, është e vërtetë që ka ndaluar në Sarandë, por ajo nuk ishte e furnizuar me drogë, pasi i është nënshtruar një kontrolli. Referuar deklaratës së tyre, ky jaht, në bordin e së cilës kishte 3 turq, ka kryer proceduara të rregullta hyrje-dalje dhe mjeti është kontrolluar konform rregullave nga Policia Kufitare, por nuk ka asnjë lidhje me mjetin lundrues Veleria të kapur me drogë në Greqi.

"Sqarojmë faktin se në 15 gusht në Sarandë ka hyrë një mjet lundrues Yaht me emrin "Dream" me 3 shtetas turq në bord, të cilët kanë kryer proceduara të rregullta hyrje-dalje dhe mjeti është kontrolluar konform rregullave nga Policia Kufitare. Ky mjet nuk ka asnjë lidhje me mjetin lundrues Veleria të kapur me drogë në Greqi", thekson Policia.

Ndërkohë, ajo ka dhënë edhe informacione mbi dy personat e ndaluar nga policia greke, ku theksojnë se ata janë nga Ukraina.

"Policia e Shtetit, në kuadër bashkëpunimit me homologët për të parandaluar dhe luftuar trafikun e lëndëve narkotike, duke shkëmbyer informacion në kohë reale apo duke zhvilluar operacione të përbashkëta, menjëherë pas kapjes nga autoritet greke të mjetit lundrues është vënë në djeni nga homologët, për të dhënat e mjetit dhe personat në bord me qëllim verifikimin e tyre. Të ndaluarit janë shtetas ukrainas. Nga verifikimi i bërë në regjistrat e PKK Sarandë, Himarë, Vlorë, Porti Jahteve Orikum dhe QNOD, për disa muaj, mjeti lundrues Veleria "MY DREAM" i kapur me drogë dhe dy personat ukrainas në bord, nuk kanë hyrje-dalje në Shqipëri.

Njëkohësisht gjatë kësaj periudhe nuk është konstatuar as nga QNOD e as nga Policia Kufitare asnjë rast i dyshimtë, i ndonjë mjeti lundrues që të ketë lundruar në drejtim të Greqisë, apo të vendeve të tjera fqinje. Policia Kufitare shkëmben në vijimësi informacion me homologët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet kufijve", përfundon njoftimi i policisë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik Rexhep Hajdut Matravellua: 24/08/2019 03:44

    Nuk paska te mbaruar droga në Vlorë

    Përgjigju
  • Mihali: 23/08/2019 17:57

    Evgjitet grek e kam bere rrugë kete gje, per çdo gjë fshikullojne Shqiperine. Yyyyyyyt bajga!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi