Anxhela Nocka, 22 vjeç, ndërroi jetë mbrëmjen e të premtes në Spitalin e Budapestit. Studentja e vitit të katërt të arkitekturës, humbi betejën me leuceminë akute nga e cila u prek në mënyrë të befasishme në janar të vitit 2017.
Anxhela Nocka u bë e njohur një vit më parë, kur një solidaritet i jashtëzakonshëm qytetar, pasoi në mënyrë të rrufeshme thirrjen që familjarët dhe shokët e shoqet e saj bënë në rrjetet sociale, gazeta dhe televizione, për mbledhjen e fondeve që do të bënin të mundur kurimin e saj jashtë vendit.
Nisma e studenteve të arkitekturës “Bëje për Anxhin“ që përfshiu organizimin e dhjetëra aktiviteteve të bamirësisë, shënoi një rast unik që bashkoi mijëra qytetarë të thjeshtë, biznese private dhe institucione shtetërore, në një aksion të përbashkët humanitar që mundësoi qëndrimin e saj 1 vjeçar në një qendër të specializuar në Budapest të Hungarisë.
Bashkë me dëshirën e madhe për të jetuar, kjo dashuri e madhe njerëzore inkurajoi studenten e re për të luftuar fort, me gjithë vështirësitë e mëdha më të cilat do të përballej ditë pas dite. Pasi ju nënshtrua kimioterapisë intensive, duke mos humbur shpresat deri në momentet e fundit, Anxhela Nocka nuk ja doli ti mbijetojë sëmundjes së rëndë, duke lënë në mes ëndrrat dhe dëshirat e saj.
Mes dhimbjes së pafund për ketë humbje të madhe, familjarët e saj gjejnë forca të falënderojnë të gjithë ata që besuan fort se Anxhela meritonte të jetonte, duke dhënë një kontribut të paçmuar për ti dhëne asaj shansin e fundit për jetën. Atë jetë, nga e cila ajo largohet pasi beri gjithçka, deri në kufirin e të pamundurës, kur trupi u dorëzua përgjithmonë, por jo shpirti i saj.
Kohet e fundit Anxhela ndau me miqtë e saj një thirrje për dashurinë dhe optimizmin ndaj jetës, e cila tingëllon kaq prekëse, tani që ajo nuk është më:
Ceremonia mortore për ti dhëne Anxhela Nockes lamtumiren e fundit, do të zhvillohet në ditët që vijnë, pasi arkmorti me trupin e saj të mbërrijë në Shqipëri.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com