1 vit nga shpallja 'Non Grata' e Sali Berishës! Heshtja e drejtësisë dhe lufta për t'u rikthyer në krye të PD

1 vit nga shpallja 'Non Grata' e Sali Berishës! Heshtja e drejtësisë dhe lufta për t'u rikthyer në krye të PD

Sali Berisha me familjen e tij

TIRANË- 19 maj 2021 është një datë që nga Partia Demokratike nuk do të harrohet kurrë! Si sot para një viti, Sali Berisha, i cili për demokratët cilësohej si një lider historik i tyre, u shpall 'Non Grata' nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me akuza të forta se gjatë kohës që ishte kryeministër është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve. Bashkë me Sali Berishën DASH u ndaloi hyrja në SHBA edhe Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Argita Berisha Malltezit.

Mirëpo kur kanë kaluar 1 vit nga vendimi i aleatit më të madh të shqiptarëve siç është Amerika, deri më tani nga drejtësia shqiptarë nuk ka asnjë lëvizje për të vënë në hetim ish-kryeministrin dhe kjo është rikthyer herë pas herë në vëmendje nga kryeministri Edi Rama, që së fundmi i ka kërkuar SPAK që të çojë para drejtësisë Berishën. E në një kohë kur kjo nuk ka ndodhur e kur Berishës nuk i ka "hyrë asnjë gjemb në këmbë", ai duket se ka "marrë zemër" dhe ka nisur një sfidë të hapur me SHBA-së, e për këtë po përdor Partinë Demokratike si mburojë!

Sot, 1 vit nga shpallja e tij 'Non Grata', Berisha është vetëm 3 ditë larg nga rizgjedhja në krye të demokratëve. Në 22 maj priten të mbahen zgjedhjet brenda PD-së të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit dhe gjasat janë që ai të dalë fitues, pasi në garë ka vetëm një kundërshtar dhe ai është Ibsen Elezi.

Pikërisht ky vendim i DASH për shpalljen çoi në ndarjen e dyshes Berisha-Basha, vetëm pse ky i fundit vendosi që ta pezullonte nga grupi parlamentar. Përçarja e kësaj dyshe solli përçarjen më të madhe të demokratëve në historinë e kësaj partie që nga themelimi. Kur kanë kaluar 1 vit nga ky moment, PD-ja vijon të jetë më e ndarë se kurrë e gjasat që të bashkohen të paktën në një kohë afatshkurtër, duken të pakta.

Deklarata e plotë e Blinken, e publikuar në faqen zyrtare të DASH në 19 maj 2021
Sot, unë jam duke shpallur 'non grata' Sali Berishën, një ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm. Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë. Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.

Ky emërim është bërë nën Seksionin 7031 (c) të Departamentit të Shtetit, Operacionet e Jashtme, dhe Programeve të Ndarjeve të Programeve Akti i Ndarjes, 2021. Përveç Berishës, unë po caktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berishën, djalin e tij, Shkelzen Berisha dhe vajza, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.

Ky emërtim riafirmon angazhimin e përkrahjes së SHBA për reformat politike kryesore për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Shqipërisë. Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete si kjo për të promovuar përgjegjësinë për aktorët e korruptuar në këtë rajon dhe globalisht.

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maksi: 19/05/2022 14:13

    Nje nga deklaratat me te bukura qe jane pare edhe pse pa ndonje baze te provuari. Sigurisht qe ishte nje favor ose "bakshish" ndaj "rilindasve" dhe me te lumtur do ndihemi kur te shohim te njejten deklarate por me emrat e Ilir Meta dhe Edvin Rama ne to.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë