1 vit nga vdekja e Zef Dedës, Juli: Pa merak Bos, nuk do bëj rrëmujë

1 vit nga vdekja e Zef Dedës, Juli: Pa merak Bos, nuk do bëj rrëmujë

Jul Deda

Më 24 nëntor 2024, ditë e dielë, nga ora 10:00 deri në 12:00, në hollin e Teatrit “Migjeni”, do të mbahet një ceremoni përkujtimore në nder të aktorit të madh Zef Deda.

Lajmin e bëri të ditur Jul Deda, djali i artistit të paharruar, përmes një postimi emocional në rrjetet sociale. Ai shprehu mallin dhe dashurinë e pashtershme për babain e tij, duke ftuar të gjithë ata që kanë kohë dhe dëshirë të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje.

“Zemra jeme. Të dielen bëhet 1 vit që s'jena përqafu, që s'te kam afër fizikisht, sepse ti je çdo ditë me mua, në mendje, në shpirt, në gene. Hej Bos, të Dielën, do mblidhemi tek shtëpia jote e dytë, në Teatrin "Migjeni", dhe do të të kujtojmë ashtu siç ti na e le amanet.

Ti the ‘ju du t'qeshun’ dhe ne ashtu do të të kujtojmë. Madje dua të ftoj këdo që ka kohë dhe dëshirë, të jetë i pranishëm në këtë përkujtimore. Pa merak Bos nuk do bëj rrëmujë, duam të të kujtojmë ashtu siç e meriton, qetë, bukur, pastër dhe me lezet. Një Zot e di sa më ka marrë malli..! Të du fort zemra jeme”, shkruan Juli.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë