Aktori dhe ish-finalisti i BBV 3, Julian Deda është mjaft aktiv në rrjetet sociale. Ditën e sotme në profilin e tij në Instagram ai ka publikuar një fotografi me babain e tij të ndjerë, Zef Deda. Aktori i njohur ndërroi jetë 7 muaj më parë.

Në këtë postim ai shprehet për të atin se i mungon pafund buzëqeshja e tij. madje edhe kur ishte në shtëpinë e Big Brother, shpesh herë Juli përlotej teksa fliste për të

“Më ka marrë malli për buzëqeshjen tënde Babo! Sot, 7 muaj pa ty. Prehu i qetë zemra ime. Të dua shumë”, shkruan Juli.