Shqipëria listohet e para në guidën e Gazette Review, e cila rendit 10 destinacionet më të mira për të udhëtuar në 2016-ën.

Pas Shqipërisë, destinacionet e tjera të këshilluara nga Gazette Review janë: Kolumbia, Kuba, Jordani, Kina, Rumani, Sri Lanka, Kanadaja, Japonia dhe Nepali.

“Ju nuk do ta gjeni Shqipërinë në krye të shumë listave të destinacioneve turistike. Turmat kanë tendencë të mblidhen në Greqi apo në Kroacinë e bukur, por Shqipëria e vogël, ofron aventurat e veta unike. Në Shqipëri, ju do të njiheni me një përzjerje kulturash dhe zakonesh. Eksploroni historinë interesante të Butrintit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Shëtisni plazhet dhe pini një birrë teksa vështroni në horizont detin Jon. Udhëtoni nëpër shtigjet e maleve që të lënë pa frymë, zbuloni rrënojat nga Perandoria Osmane, dhe eksploroni këtë perlë para grupeve turistike”, shkruan Gazette Review.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)