10 gjëra në seks që ÇDO femër
duhet t'i dijë...për të mirën e vetes

10 gjëra në seks që ÇDO femër<br />duhet t'i dijë...për të mirën e vetes
1. Ngrihuni dhe urinoni pas seksit, ose do të pësoni një infeksion të rrugëve urinare dhe s’do të keni kë të fajësoni, veç vetes.
 
2. Mbani gjithnjë prezervativë me vete, pasi jo të gjithë meshkujt kanë në çdo kohë. Duket e padrejtëm pasi fundja penisi është i tiji dhe një Zot e di sa punë kanë femrat, duhet të bëjnë 4,000 gjëra që të duken të bukura dhe të mos mbesin shtatzënë. Sidoqoftë lëreni krenarinë mënjanë, në të kundërt do të qëndroni duke parë njëri-tjetrin…se seks NUK bëni dot.
 
3. Bëjeni pyetjen e famshme “a ke ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme”, përpara se të jetë shumë vonë. Zakonisht kjo temë anashkalohet dhe rrezikohet shëndeti apo vetë jeta juaj.
 
4. Përdorni pilulat contraceptive çdo ditë në të njëjtën orë. Në të kundërt, sa herë të bëni seks do t’ju kapë paniku. Vendosni një alarm që të jeni sa më të përpiktë.
 
5. Duhet të kuptoni se lubrifikanti nuk është vetëm për njerëzit e moshuar, por është i domosdoshëm. Hiqni dorë nga seksi i dhimbshëm dhe nga shpresat se organizmi juaj shumë shpejt do të fillojë të bashkëpunojë. Mos kini turp të kërkoni lubrifikantin si mikun tuaj më të mirë në seks. Përdorimi i tij jo vetëm shmang dhimbjet, por redukton transmetimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
 
6. Nëse dyshoni për SST pasi dalloni shenja shqetësuese në trupin tuaj, shkoni tek doktori dhe boll vratë veten me dyshime.
 
7. Kuptoni se MUND të merrni Sëmundje Seksualisht të Transmetueshme nga seksi oral.
 
8. MOS u puthni me dikë që ka një puçër temperature në buzë. Dy nga tre njerëz kanë herpes.
 
9. Nëse personi që do të kryeni marrëdhënie seksuale mban një aromë të pakëndshme…dhe ju e dini se për ku po flasim, këshillojini që të lahet. Minimalisht mund të pastrohet pasi ju keni kaluar të gjithë ditën duke u depiluar për të qenë sa më në formë.
 
10. NUK duhet ta pastroni vaginën në brendësi. Përpjekjet tuaja për të patur një vaginë si një kopsht me lule mund të sjellin bakteret e këqija që nuk do t’ju ndihmonin aspak në misionin tuaj.
seksi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar