Protesta e Sali Berishës dhe ajo e nismës 'Shqipëria Bëhet' e Adriatik Lapajt para Kryeministrisë për avokatin Idajet Beqiri, janë protesta që nuk kanë mbështetje nga qytetarët.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, nëse mund të ketë një bashkim të protestës së Lapajt me atë të Sali Berishës, ai tha se kjo mund të ndodh, sepse Lapaj lidhjet e tij në politikë i ka pasur vetëm me njerëz të Berishës.
‘Se kam kuptuar këtë protestën e Lapajt, mbase edhe nga interesi ka qenë i ulët se nuk i shkon njeri nga pas. Nuk është kjo rruga që mund të fitosh diçka nga synimet që ke. Ai hyri në zgjedhje, u popmua shumë fuqishëm dhe tha se do të fitonte dhe do të merrte drejtimin e vendit dhe nuk doli as vet deputet. Duhet maturi e madhe, duhet një lloj pjekurie në këto punë. Ne presim shumë që ky vend të bëhet me një lidership të ri politik, sepse vendi ka mbetur pa opozitë.
Lapaj po i hap rrugën Berishës që të protestojë. Ai më shumë pranë Berishës ka qenë, s’ka asnjë marrëdhënie me mazhorancën e sotme. Lapaj lidhjet me njerëzit e Saliut i kishte, bashkë janë dhe prandaj mund ti bashkohet asaj. Edhe kur doli që nisi protestën, ai pa që foltorja ishte me 5 veta në shesh dhe tha mbase bëjmë diçka të dy bashkë. Por ata po pwrdorin qytetarwt’, tha ai.
Zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit, ai e sheh si kandidaturën më të mirë që mund të ishte zgjedhur. Sipas tij, asnjë firmë nga deputetët e PD nuk është hedhur pa dijeninë e Sali Berishës.
‘Është tragjikomendi, sepse ata deputet që kanë dhënë firmë për Endri Shabanin, asnjë firmë nuk është hedhur pa dijenin e Berishës. Ai është pyetur dhe e ka dhënë pëlqimin e vet. GJK s’ka çfarë të shoh sepse s’ka antikushtetueshmëri, sepse nuk u tërhoqe brenda afatit ligjor që ka. Berisha tha s’do të çojë në Kushtetuese, Bardhi thotë do ta çojë. Por Gjykata Kushtetuese nuk ka çfarë të shoh. Unë vlerësoj se ai si avokat populli, ka kulturë juridike dhe qytetare. Shabani ka qenë kundër PS dhe unë mendoj se nder gjithë kandidaturat që u ofruan kandidatura e tij është më e pranueshme’, tha ai.
Një koment e pati edhe për letrën që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i dërgoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, për miratimin e buxhetit 2026, i cili sipas tij pa konsultim me të nuk mbart legjitimitet.
‘Këto organet tona të pushtetit gjyqësor duhet që të demokratizohen dhe të kulturohen. Pushteti gjyqësor duhet që të reflektojë dhe të krijoi kushte që ai të ushtrojë detyrën. Duhet që ti ndryshohet kjo masë sigurimi, duhet që ti krijohen kushtet brenda burgut dhe ta studiojë materialin që kërkon. Nuk pengohet as hetimo dhe asgjë në një situatë të tillë. Ai duhet që të jetë i pranishëm ditën kur do të bëhet mbledhja e Këshillit Bashkiak’, tha ai.
Komente









