10 HILE si të keni trupin e një 
BALERINE pa shumë përpjekje

10 HILE si të keni trupin e një <br />BALERINE pa shumë përpjekje
Një nga shqetësimet më të mëdha për femrat, është padyshim ndjesia ‘e fryrjes’ e shoqëruar me barkun e fryrë edhe kur nuk kemi ngrënë shumë, apo s’kemi probleme me kilet e tepërta. Për këtë arsye Cosmpolitan ka marrë në pyetje tre balerina, që në punën e tyre janë të detyruara të veshin costume të ngushta ose që ekspozojnë pjesën e barkut, e kësisoj nuk i falet një bark i madh. Por si ia bëjnë ato për t’u dukur gjithnjë në formë? Vazhdoni të lexoni:
 
1. Fillojeni ditën me një mëngjes të bollshëm me proteina. Vezë dhe një tost. “Eshtë një dozë e shkëlqyer proteinash dhe energjish. Më ndihmon të ruaj përqëndrimin gjatë ditës,” thotë Boylston, njëra nga balerinat.
 
2. Jepini kohës vetes të tresni ushqimin përpara se të keni ‘daljen e madhe’. “Unë i adhuroj makaronat dhe ha gjithnjë një pjatë rreth 4 orë përpara shfaqjes, kështu i jap dhe kohë organizmit që t’i tresë.”
 
3. Kur keni nevojë për energji por keni veshur diçka të ngushtë ose jeni në plazh dhe s’mund t’i lejoni vetes të dukeni të fryra, hani një banana. Këtë zgjidhje kanë dhe balerinat pasi përfundojnë gjysmën e parë të shfaqjes dhe kanë nevojë për energji.
 
4. Pini sa më shumë ujë që të jetë e mundur gjatë ditës. Uji është çelësi për tretje, energji, hidratim e shumë të tjera. Pa ujë s’do të mund të bëni dot asgjë. Dhe këtë nuk e themi ne, e thonë balerinat.
 
5. Proteinat shoqërojini me sallatë. Balerinat që kanë një ditë shumë active, ku pjesën më të madhe e zenë provat, në drekë konsumojnë sallatë dhe biftek, jo biftek dhe patate. Sallata përshpejton proçesin e tretjes në organizëm.
 
6. Aktiviteti fizik, por Pilates në veçanti ndihmojnë në forcimin e muskujve të belit, duke bërë që barku të duket i hollë dhe i tonifikuar.
 
7. Hani ushqime ‘të gjalla’, të pagatura. Fruta, perime, gjithçka e freskët do të tretet shumë shpejt nga organizmi juaj dhe do të keni një bark të sheshtë në fare pak minuta.

8. Mos i ushtroni presion vetes për të mos ngrënë ushqime të caktuara. Hani atë që ju bën të ndiheni mirë dhe të dukeni mirë gjithashtu. Një mëngjes me tërshërë, boronicë dhe fruta të thata. Në drekë një sallatë jeshile, avocado, peshk në zgarë, patate të pjekura. Një mollë, pak çokollatë të zezë dhe çaj gjatë pasdites dhe pulë e pjekur me perime në avull dhe oriz kaf për darkë. “Ushqimi i shëndetshëm ju bën të ndiheni më të lumtur, më të fortë dhe me vetbesim”.

9. Shmangni ushqimet shumë të përpunuara ose me nivele të larta të kripës. Kripa mund të jetë ‘armiku’ që ju jep ndjesinë e fryrjes kur ushqeheni.  
 
10. Ushqime si salmoni, boronica apo barishtet e gjelbra, ju japin ndjesinë e ngopjes, pa ju dhënë kilet e tepërta të ujit.
 balerinat
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan