Investimi prej afro 10 milion eurosh do të garantojë që më në fund e gjithë pjesa e bregdetit të mos ketë probleme me energjinë elektrike.

Me nisjen e sezonit të ri turistik, Gjiri i Lalzit do të ketë një nënstatcion të ri elektrik, një investim i rëndësishëm për të gjithë zonën, pasi që prej vitit 1967 nuk ishte bërë asnjë ndërhyrje në rrjetin e shpërndarjes.

Kryeministri Edi Rama inspektoi nënstacionin e Gjirit të Lalzit, për të cilin drejtori i Operatorit të Shpërndarjes, Ardian Çela, u shpreh se ndërkohë, OSHEE ka nisur fazën e dytë të investimit, duke lidhur kontratën për ndërtimin 3 fiderave të parë të rrjetit shpërndarës 20 KV me kabina dhe rrjet të ri për mbulimin me energji elektrike gjithë zonës bregdetare të Gjirit të Lalzit.