10 mln lekë për 16 projekte! Nga Kozma te Shundi, ‘Fondi i Teatrit për të rinj’ me emra të dramaturgëve të traditës! Fitues me produksione të gatshme? Basha: S’kam dijeni

Nga 39 aplikime nga e gjithë Shqipëria, që iu përgjigjën thirrjes 15-ditore të Ministrisë së Kulturës, për të prezantuar projektet e tyre në gjininë teatrale në kuadër të “Fondit të Teatrit për të rinj” prej 10 milionë lekësh, fituesit e përzgjedhur nga Bordi i Teatrit Eksperimental, janë 16.

“Pashë në fakt që kemi pasur një numër të lartë pjesëmarrësisht”, thotë ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Shpërndarja gjeografike e fituesve konsiston në 8 qytete, ku kryeson Tirana me 6 projekte. Ndonëse zotimi është për të angazhuar 81 krijues, prej të cilëve 64 aktorë e 16 regjisorë, në Fondin e Teatrit për të rinj, 8 pjesët në shqip të përzgjedhura, ndahen mes të rinjve e dramaturgëve të traditës.

“Është Vangjel Kozma, një dramaturg karriere. Është Naum Shundi, një regjisor, dramaturg i njohur shqiptar, Ina Morina ka një projekt të mbështetur mbi ‘Eposin e Kreshnikëve” etj.”, thotë regjisori Altin Basha.

Sa i përket produksioneve të vëna më herët në skenë, drejtuesi i Teatrit Eksperimel, Altin Basha u pyet në lidhje me pjesën e përzgjedhur “Tregtar flamujsh”, nëse është kjo një shfaqje e gatshme.  Fitues i këtij projekti është Fritz Selmani, i cili ka qenë aktor në këtë shfaqje të vënë në skenë nga Jozef Shiroka në Teatrin Migjeni, në kuadër të Festivalit Teatror Koliqiana.

“Unë nuk di që ‘Tregtar flamujsh’ të jetë një produksion i mbyllur. Nuk kam informacion për këtë! “, thotë Basha. 

Medieve nuk iu është vënë ende në dispozicion se si është bërë shpërndarja e fondit prej 10 milionë lekësh, por ky buxhet tanimë është destinuar totalisht për këto 16 projekte, dhe prej tij nuk do të investohet në Festivalin e Teatrit për të rinj, që pritet të kurorëzojë këtë proces.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur