TIRANE- Edhe 10-mujori ka shënuar rezultate të kënaqshme për realizimin e zërave të Buxhetit të Shtetit sa u përket të ardhurave dhe uljes së deficitit. Sipas statistikave të ministrisë së Financave, në total të ardhurat buxhetore janë 13.9 për qind më shumë se një vit më parë në të njejtën periudhë, çka do të thotë që 323 milionë dollarë më shumë kanë hyrë në arkën e shtetit.
Rekord për këtë periudhë përbën tatimi mbi fitimin e ndërmarrjeve, që u rrit me paketën e vjetshme fiskale dhe tani rezulton të ketë sjellë një shifër 40.8 për qind më të lartë se në periudhën janar-tetor 2013. Edhe TVSH-ja ka sjellë këtë vit një shumë 19.8% më të lartë se vjet, ndërsa e ardhura nga akciza është rritur me 15.6 për qind.
Tatimi mbi të ardhurat personale dhe ai mbi biznesin e vogël, për të cilat janë ndërmarrje që kanë sjellë uljen e taksimit, rezultojnë me ulje, përkatësisht në masën 5.4 për qind dhe 15.8 për qind. Ndërkohë, të ardhurat e pushtetit vendor janë 14.7 për qind më të larta. Kontributet e sigurimeve shoqërore janë në rritje 9% dhe 11.3% ato shëndetësore.
Ndërkohë, edhe shpenzimet buxhetore janë rritur krahasuar me vjet, por në një masë më të vogël se rritja e të ardhurave: 5.1%. Këtu kanë ndikuar rritja e shpenzimeve për sigurime shoqërore me afto 6% dhe ajo për sigurime shëndetësore me 13.5%, ndihma ekonomike me 14%, pagesat për të papunët 14.3%, etj. Ndërkohë, interesat e paguara për borxhin kanë qenë 5.7 për qind më të ulta se vjet.
Vlen të theksohet se gjithnjë investimet kanë qenë shumë të ulta, një të tretën më pak se një vit më parë në të njejtën periudhë, duke rënë në 36.6 miliardë lekë, nga 54.6 miliardë në janar-tetor 2013. Në këtë zë, jo vetëm që është shënuar ulje krahasuar me faktin e vitit të kaluar, por edhe mosrealizim ndaj planit të parashikuar për këtë vit.
Duke vepruar në këtë mënyrë, ministria e Financave ka arritur të ulë më tej deficitin buxhetor, që ka qenë edhe një ndër objektivat e saj parësorë. Nga 58.5 miliardë lekë në 2013-ën, shifra ka kaluar në 38.2 miliardë lekë, me një ulje në masën 34.7 për qind. Në këtë periudhë, huamarrja nga jashtë është rritur 177 për qind dhe ajo brenda vendit vetëm 0.3%.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com