10 persona të përfshirë në grabitjen e biznesmenit në Nikël, eksperti për Report: E dinin që s'kishte patrulla policie në lëvizje! Kanë studiuar vendin për muaj të tërë

TIRANË- Eksperti i Kriminalistikës, Fatjon Softa, për Report Tv ka bërë një analizë të grabitjes së biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë-Krujës. 10 persona të përfshirë në një grabitje, për Softën nuk janë aspak rastësi dhe për këtë sjellë disa motive që mund të kenë çuar që ky grup të përbëhet nga një numër shumë kaq i madh personash. Gjithashtu, eksperti tha se biznesmeni, mund të jetë vëzhguar me muaj të tërë dhe se grabitësit e kanë ditur me detajet lëvizjet që ndodhin në atë shtëpi, por edhe përreth saj. Madje ai flet edhe për një siguri që mund të kenë pasur grabitësit se në atë zonë në ato momente nuk ka pasur patrulla policie. 

"Tregues që ata kanë qenë të bindur për objektin për të cilin kanë hyrë, personin që e kanë dëmtuar, e kanë njohur që ka një përgatitje fizike, kanë pasur dijeni që kanë pasur armë, ndoshta edhe për mundësinë e ambientit, një vilë ku sasia për të kontrolluar ka qenë e madhe. Nuk ka kurrë një veprim, pa e studiuar me muaj të tërë, oraret, vendin kohën, kur janë ndërrimet e shërbimeve të Policisë, kanë qenë të sigurt që nuk ka pasur patrulla dhe ndërhyrje, zakonisht ndërpriten mjetet e komunikimit duke filluar që nga izolimi i valëve, ka qenë i sigurt që nuk ka pasur sistem alarmi dhe masat e sigurisë kanë qenë të pamjaftueshme duke menduar se nuk do i ndodhë gjë", tha eksperti.

Edhe Softa, njësoj si eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi, thotë me bindje se grabitësit kanë pasur dijeni për shumën e parave që ka pasur në shtëpi, e ndërsa këtë e konsideron edhe si një tjetër problematikë që duhet trajtuar, pasi kurrsesi nuk mund të mbahet në banesë kjo shumë parash.

 "Kanë pasur informacion, për gjendjen e brendshme të banesës. (...)Nuk mund të mbash para të tilla në shtëpi, se bëhet burim i rrezikut të jetën sende", tha ai.

Biznesmeni Nazmi Çangu u grabit pak pas mesnate, ku 10 persona të armatosur dhe të maskuar hynë në banesën e tij, duke i terrorizuar familjen, ndërsa i vodhën para kesh dhe sende me vlerë që kapin shifrën e mbi 100 mijë eurove. Çangu njihej në zonë si një person që jepte para me fajde dhe pikërisht për këtë, policia ka si pistë hetimi lidhjet me ndonjë konflikt borxhi që ka pasur në të shkuarën.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla