10 të larguar nga puna hyjnë në grevë
urie, Berisha e drejton me "Facebook"

10 të larguar nga puna hyjnë në grevë<br />urie, Berisha e drejton me "Facebook"
TIRANE - Militantë të PD-së, deputetë, drejtorë të bashkive dhe minibashkive të drejtuara nga demokratët, janë grumbulluar këtë mbrëmje pranë Piramidës, në mbështetje të 10 përfaqësuesve të Shoqatës për Mbrojtjen e Administratës Publike, që kanë nisur paradite një grevë urie në krah të Kryeministrisë. Ata kanë akuzuar Qeverinë se i ka larguar pa të drejtë nga puna dhe gjatë gjithë ditës kanë vazhduar të qëndrojnë atje derisa qindra militantë iu bashkuan atyre pas kushtrimit që lëshoi ish-Kryeministri Berisha.

Kreu i PD-së Basha ia ka lënë sot "kryet e vendit", liderit historik, duke u shfaqur vonë, ndërsa Berisha i mbështeti grevistët duke i lëshuar më parë një thirrje publike nga interneti, qytetarëve, që t'iu bashkoheshin atyre duke shkuar "urgjent tek Piramida". Në orën 21:20, ai shkoi edhe vetë t'i takojë grevistët, duke u pritur me brohorima. Mesazhi i tij ishte që "Rama paraqet Janukoviçin e Ballkanit dhe shqiptarët duhet t'i sillen Janukoviçit, siç e meriton."

Policia që mban zonën nën kontroll, ka dërguar në komisariatin nr.1, kryetarin e Forumit Rinor të PD-së së Kombinatit, i cili nuk u la vetëm nga deputetët Helidon Bushati dhe Mesila Doda. Ai u mbaj vetëm pak minuta në komisariat dhe pas pak, doli prej tij.

Rreth orës 20:00, pranë Piramidës u instaluan një çadër dhe dy banja portative, që tregonin se grevistët kishin planifikuar të qëndronin edhe gjatë natës aty. Militantë të PD-së dhe deputetë u konfrontuan me policinë, që nuk i lejoi të vendosnin WC-të pranë grevistëve.

ORA 23:30 EMRAT E GREVISTEVE QE HYNE NE ÇADER
"A1Report! mëson emrat e grevistëve të urisë: Nertila Qafzezi, Petrit Fejzullaj, Artan Murrizi, Olgerta Shkurti, Vera Picari, Hastit Likaj, Agron Dervishi, Ludovik Berisha, Glaudiola Bardhoshi dhe Prek Vuka.

ORA 22:40 IKEN BERISHA, VJEN BASHA: RAMA,. MOS LUAJ ME ZJARRIN SE DO DIGJESH
Pas largimit të Berishës, tek grevistët e urisë shkoiduke u ulur në mes të tyre, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili deklaroi:
“Janë njërëz që janë larguar pa asnjë motiv nga puna, por vetëm ga urrejtja e Edi Ramës. Ne si opozitë i kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë t'i mbështesim me të gjitha mënyrat e ndryshme. Ata kanë shkuar në gjykata dhe kanë fituar, por janë përballur me shurdhërinë dhe verbërinë e Edi Ramës, që vazhdon avazin e trajtimit pa shpirt të këtyre njerëzve.

Kjo është një kauzë humane, por edhe politike për ne si opozitë; i përgëzoj për shpirtin e qëndresës që e mbështesin këtë të drejtë thelbësore. I garantoj se PD-ja dhe opozita do jetë mbështetje e kësaj të drejte në këtë kauzë për të cilën janë vendosur.

Është e dhimbshme të shohësh sesi këta njerëz shtyhen drejt këtij akti të fundit të njeriut, një akt vetëflijimi, sepse kupola refuzon të zbatojë vendimin e gjykatave, sepse ky nuk është një realitet europian.

Me pashpirtësinë që i karakterizon, ata vendosën t'u dhunojnë edhe të drejtën për të bërë grevën e urisë. Sjellja e njerëzve që ngritën dorë kundër këtyre nënave, motrave, është dhunë. Përshëndes solidarizimin e deputetëve të opozitës që mbështetën grevistët. I drejtoj një thirrje policisë që të mos i dhunojë këta njerëz dhe të respektojë të drejtën e tyre. Ramës i them të mos guxojë të ngrejë dorën e pashiprt mbi këta njerëz. Mos guxo të luash me zjarrin se do digjesh!" - përfundoi Basha. Ai tha më pas se do të qëndronte me grevistët deri në orën 24:00.

ORA 21:42 MINISTRIA E SHENDETESISE VE NE DISPOZICION TE GREVES, AMBULANCE DHE MJEKE
Autoriteti Shëndetësor Rajonal, bazuar në urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj,  ka vënë në dispozicion të grevës së urisë, një ekip mjekesor të përbërë nga mjek dhe infermierë si dhe një autoambulancë e pajisur me mjetet e nevojshme për dhënien e ndihmës së parë mjekësore.

ORA 20:00 BERISHA NIS TE DREJTOJE GREVEN NEPERMJET INTERNETIT
Në orën 20:00, gjithnjë duke e drejtuar grevën nëpërmjet internetit, Berisha shkroi mesazhin e parë: " Greva e urise vazhdon. 5 police dhe badiguard te Edvin Kristaq Rames kane rrethuar kryetaren e greves znj. Nervila Qafzezi dhe po i rrembejne, pas çadres, edhe batanijet.

Grevistet qendrojne te pamposhtur ne vendosmerine e tyre. Sot nisi Qendresa Qytetare kunder Janukoviçit te Ballkanit! Zoti e bekofte sakrificen e grevisteve,"- nënvizon Berisha.

Ka rënë në sy prania e disa deputetëve të PD-së që kanë biseduar me grevistët, prania e kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziut si dhe e mbesës së ish-Kryeministrit Berisha. Po ashtu, atje kanë shkuar drejtorët e bashkive, si kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha  etj.

PERPLASJA ME POLICINE, GREVA E URISE PA LEJEN E POLICISE SE SHTETIT 
Kjo nismë e Shoqatës ka shkaktuar paraditen e sw mërkurës përplasje me forcat e policisë të kryeqytetit të cilat nuk kanë lejuar ngritjen e çadrës ku do të strehoheshin të larguarit nga puna gjatë zhvillimit të grevës. Sipas Policisë së Tiranës ata nuk kanë lejen e nevosjhem për këtë grevë urie. Për këtë arsye, cadra e cila u soll pranë protestuesve nga një furgon me targa TR 8676 I dhe u ngrit vetëm për pak çaste, u hoq nga policia. Policia bllokoi edhe dokumentat e shoferit të furgonit.

Protestuesit dhe policia janë përplasur për mbajtjen e grevës së urisë, në momentin kur grevistët kanë tentuar të ngrenë çadrën, ndërsa konflikti ishte edhe më i hershëm në orët e paradites, kur policia shoqëroi në komisariat dy persona të cilët sollën batanije e jastëk për grevën e urisë.

Sipas policisë, arsyeja e bllokimit të mbajtjes së grevës, vjen pasi ata nuk kanë lejen e nevojshme për këtë grevë sepse nuk plotësojnë disa kushte. Televizioni A1 Report ka zbuluar shkresën me kërkesat që protestuesit duhet të plotësojnë për mbajtjen e grevës së urisë. Pjesë e këtyre kushteve ishin përcaktimi i numrit të saktë të pjesëmarrësve në këtë tubim si edhe përcaktimi i drejtuesit të tubimit. Rreth orës 20:00, janë instaluar dy ËC portative.

QAFZEZI: POLICIA PO NA BLLOKON PA TE DREJTE, GREVA DO VAZHDOJE
Ndërkohë pas bllokimit për ngritjen e çadrës së grevistëve ka reaguar edhe kryetarja e Shoqatës për Mbrojtjen e Administratës Publike, Nertila Qafzezi. Në fjalën e saj ajo dënoi veprimin për moslejimin e ngritjes së çadrës  ku do të mbahej greva e urisë nga policia. Sipas Qafzezit kjo është e padrejtë, ndërsa shtoi se greva e urisë do të vazhdojë pavarësisht moslejimit nga policia për ngritjen e çadrës. Ajo shtoi se leja për mbajtjen e grevës është marrë në bashki, ndërsa policia e ka ndaluar këtë.  

“Sot përballemi me një dhunë policore që zbaton urdhërat e Tahirit. Nuk është policia në detyrë, madje dhe punonjësi i furgonit ka ardhur i punësuar nga ne ndërsa policia i merr dokumentat dhe e largon furgonin. Ne grevën do e vazhdojhmë. Ne morëm ok nga Bashkia ndërsa tashmë policia nuk na e lejon një gjë të tillë.”

PD, BREGU: NDALIMI I GREVES ANTIDEMOKRATIKE, SHTETI TE REAGOJE
Mes protestuesve ka shkuar edhe deputetja e PD Majlinda Bregu, e cila tha se moslejimi i zhvillimit të kësaj greve urie është i padrejtë dhe jo i denjë për një vend demokratik, ndërsa shtoi se për këtë kërkon reagim të strukturave të shtetit.

“Ne nuk kemi dyshim për këtë, dhe akuzat e ngritura nga ne kanë vërtetësi nga faktet tuaja. Ajo që më irriton është fakti se një qeveri kaq e re në pushtet kur ka ndenjur në çadra më shumë se dy javë, ka frikë nga kjo grevë. Kjo nuk mund të trajtohet me gënjeshtër, pasi në momentin kur është bërë kërkesa,  protesta, në çdo vend demokratik duhej lejuar, ndaj këtë dhunim të qytetarëve, jo vetëm e demaskojmë me forcë por kërkojmë reagim të strukturave të shtetit. Nëse sot që në 12 janë bërë gati të protestojnë qytetarë të këtij vendi për largimin e tyre të padrejtë nga puna janë përballur me arrogancë dhe shpërfillje.  Një qeveri nuk mund të mbrojë të drejtat e një pjese të qytetarëve dhe një pjese jo. Kjo është alfa e demokracisë, Për mua është e patolerueshme.” tha Bregu

Ndërkohë një përfaqësues i të larguarve nga puna tha se largimi i tij nga puna është i padrejtë dhe se për këtë është i gatshëm ta faktojë.

“Kam ardhur këtu ti them me fakte të vijë janë larguar 40 vetë nga puna me të njëjten shkresë dhe të njëjtin motiv, nga drejtori Pjerin Xhevani. I bëj thirrje Kryeministrit se nëse më fakton se unë gënjej jam i pari të flijohem përpara popullit shqiptar për shpifje, në të kundërt të na lejojë zhvillimin e këtij tubimi.” tha ai

Ndërkohë deputetë të tjerë të Partisë Demokratike janë bashkuar pak kohë me grevistët, ndërsa kanë qëndruar për të dëgjuar problematikat që ata kanë. Ndërsa më vonë grevistëve u është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

Ndërkaq 10 persona të larguar nga puna kanë filluar ngritjen e çadrës çka pritet të pasohet edhe me fillimin e grevës së urisë nga ana e tyre. Të larguarit nga puna protestiojnë për largimin e tyre nga administrata, sipas tyre ky një vendim i padrejtë. 


greva cadra
(Në foto, çadra e ngritur për grevistët e urisë)


Fugoni me cadrat
(Në foto, furgoni që solli çadrën që do të ngrihej përbri Kryeministrisë për grevën e të larguarve) Foto të tjera

TE LARGUARIT NGA PUNA TENTOJNE TE FUTEN NE GREVE URIE
Një përfaqësi e të larguarve nga adminsitrata prej 12 personash, kanë tentuar të hyjnë në grevë dhe të ngrejnë një “çadër urie” pranë kryeministrisë, por pa marrë më parë leje në Polici. Në këto kushte, uniformat blu të kryeqytetit kanë shoqëruar në komisariat dy persona të cilët sollën pranë tyre batanije, jastëk dhe çadrën që do të ngrihej mes kryeministrisë dhe Piramidës.   
 
A1 REPORT transmetoi Live momentin e shoqërimit të dy personave nga forcat blu të kryeqytetit, ndërsa Kryetarja e Shoqatës për mbrojtjen e të shkarkuarve nga puna, Nertila Qafzezi ka kundërshtuar policinë në këtë aksion, duke mos i lejuar të marrin sendet e sjella, të nevojshme për të ngritur çadrën.

Shefi i Komisariatit numër 1 takoi protestuesit për t'ua bërë vetë të ditur situatën. Sipas policisë, çadra cënon hapësirën publike dhe se duhet marrë leje në Bashki për ngritjen e saj. 
 
Por edhe në këto kushte ata kanë kundërshtuar dhe kanë mbajtur disa batanije e jastëk pranë Piramidës ku edhe janë mbledhur, ndërsa i janë dretjuar Bashkisë së Tiranës për të marrë leje.


shoqerimi i grevistit
(Në foto, shoqërimi i dy personave që sollën çadrën dhe batanijet)  Foto të tjera


Protestuesit ne greve me logo

(Në foto, të larguarit nga puna, me batanije e jastëk tek Piramida, përbri Kryeminsitrisë) Foto të tjera

 larguarit nga administrata  me logo




Redaksia online
(arsh/ec/grm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar