Rënia e Fatmira Hajdarit, dosjet e bujshme nga Gërdeci tek lirimi i Ben Qimes, Gjin Nikës dhe Florenc Hoxhës

Pas 19 muaj verifikime dhe një seance dëgjimore katërorëshe, Komisioni i Vetingut njoftoi sot shkarkimin e Fatmira Hajdarit nga drejtësia. Nga sot gjyqtarja e Apelit nuk mund të hyjë në dyert e drejtësisë si gjyqtare, pasi nuk arriti të justifikonte me burime të ligjshme një pasuri me vlerë rreth 470 mijë USD si dhe të përligjë fshehjen e ndalimit për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fatmira Hajdari ka bërë një karrierë 20-vjeçare në sistemin e drejtësisë. Ajo e ka nisur karrierën në drejtësi në vitet 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës. Në korrik 2013, Hajdari u dekretua nga Presidenti Bujar Nishani gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Arsimimi, kualifikimet dhe mënyra se si Fatmira Hajdari hyri në drejtësi janë të mbuluara me mister. Megjithatë, gjatë karrierës 20-vjeçare, Fatmira Hajdari ka pasur në duart dosje të rëndësishme krimi dhe korrupsioni, ku të përfshirë kanë qenë politikanë, ish-kryeministra, ish-ministra, drejtorë gangsterë, njerëz të fuqishëm të botës së krimit, vrasës etj.

Kur shërbente në shkallën e parë, Fatmira Hajdari ka qenë pjesë e trupës gjykuese të dosjes së Gërdecit, një nga krimet më të rënda në historinë e pluralizmit shqiptare, ku korrupsioni qeveritar vrau 26 burra, gra dhe fëmijë, plagosi mbi 300 të tjerë dhe rrafshoi qindra shtëpi. Dosja në shkallën e parë u gjykua nga Fatmira Hajdari, Ridvan Hado dhe Shefkije Demiri. U dënua vetëm ‘peshqit’ e vegjël, të cilët arritën të ulin në dënimin në apel dhe të linin shumë shpejt qelitë. Jashtë hetimeve dhe rrjedhimisht gjykimit u lanë ish-kryeministri Sali Berisha, i biri Shkëlzen Berisha dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Megjithatë, zonja Hajdari ka gjykuar vetëm dosjet e referuara nga Prokuroria, që do të thotë se gjyqtarja nuk ka rol në hetime.

Në vitin 2009, Fatmira Hajdari ka liruar nga burgu Abren Isufajn, i njohur ndryshe si  Ben Qimja. I forti i Fierit akuzohej për vrasjen e biznesmenit Piro Koçiu. Në 2014, Ben Qimja u arrestua sërish për llogari të INTERPOL Romës, për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Gjyqtarja Fatmira Hajdari ka qenë pjesë trupës gjykuese në 2014 që ka liruar nga burgu Eldin Dergjini, vëllai i deputetes së futur në Kuvend në 2019 nga listat e LSI, Ambra Borova. Eldin Dergjini u arrestuar më pas në 2019 pasi u kap me një pasaportë me emër tjetër.

Zonja Hajdari ka qenë gjithashtu pjesë e trupës gjykuese në Apel që ka liruar nga burgu Gjin Nikën, i akuzuar për disa krime të rënda në Tiranë dhe i cilësuar nga prokuroria si person i rrezikshëm. Disa muaj pas lirimi, Gjin Nika u ekzekutua në një atentat mafioz. Më pas Ministria e Brendshme i kërkoi KLD të shqyrtonte vendimin e lirimit të Gjin Nikës, por KLD nuk bëri asnjë hap në këtë drejtim.

Gjyqtarja e Apelit Fatmira Hajdari është akuzuar publikisht nga ish-kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj se në vitin 2015, me një vendim gjyqësor absolutisht të pa drejtë, haptazi dhe në kundërshtim me ligjin dhe provat, ka kontribuuar që t’i grabitet një nga pronat shekullore vakëf të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Fatmira Hajdari ka marrë pjesë në procesin ku u shpall i fajshëm Florenc Hoxha, ish-drejtor i Policisë Bashkiake të Tiranës 2011-2015. Florenc Hoxha u dënuar nga shkalla e parë me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim të detyrës dhe plagosje, por Apeli e shpalli të pafajshëm, ku pjesë e trupi gjykues ishte edhe Fatmira Hajdari. Florenc Hoxha u arrestua sërish në 2019 gjatë protestave të dhunshme të PD.

Fatmira Hajdari ka marr pjesë edhe në procesin penal ndaj ish-ministrit të Berishës, Spiro Ksera. Zonja Hajdari ka qenë pjesë trupës gjykuese, që la në burg Spiro Kserën për korrupsion. 

Në 20 maj 2019, Fatmira Hajdari ishte pjesë e trupës gjykuese, e cila rrëzoi dënimin e përjetshëm të Arben Grorit, vrasësit të Naim Zyberit në Itali. Trupi gjykues pranoi kërkesën e Grorit për rishikimin e vendimit të dënimit të tij me burg përjetë. 

Zonja Hajdari ishte edhe pjesë e trupit gjykues që kishte në dorë dosjen e Lulzim Bashës për lotimin rus, por që dha dorëheqjen, me arsyetimin se Basha kishte pirë kafe në shtëpinë e saj, në një përvjetor të Azem Hajdarit.

Së fundmi, Fatmira Hajdari ishte pjesë e trupi gjykues së dosjes CEZ, ku i kallëzuar është Sali Berisha me një grup ish-ministrash dhe drejtorësh të tij, për skandalin e privatizimit të OSSH, me dëm ekonomik 414 milionë euro. Këtë radhë gjyqtarja Hajdari u përjashtua nga gjykimi i kësaj dosjes. Përjashtimi i saj erdhi pas kërkesës së Kuvendit, me argumentin se ajo ka miqësi familjare me familjen Berisha.

Me vendimin e sotëm, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, e ka ndërprerë karrierën e Fatmira Hajdarit në drejtësi. Zonja Hajdari ka të drejtë që t’i kërkojë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rrëzimin e këtij vendimi dhe rikthimin në sistem.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klodi: 20/06/2020 15:58

    Qe nga fytyra e kupton ca femre eshte,shume e peshtire

    Përgjigju
  • Nika: 19/06/2020 20:01

    Kta duhen fut ne burg dhe jo vetem shkarkim...

    Përgjigju
  • Tosi: 19/06/2020 18:49

    Kjo eshte monstra qe nga kepucare me 8 vjecare sala e beri gjyqtare me kurs tremujor plepash Durres dhe kapteri Bujar Nishani e emeroi gjyqtare. Dhe kji pastaj ja futi ne top. I dalshin per hundesh gjithe eurot qe ka fituar padrejtesisht. Gjyqtarja me e shpifur e planetit dhe vetullat me te shpifura qe kam pare ndonjehere.

    Përgjigju
  • Hamit: 18/06/2020 22:22

    Kaq dini ju... dhe sa te tjera ... nje vendim cdo dite

    Përgjigju
    • jeniffer: 19/06/2020 11:20

      duhet sekuestro e pasurise perndryshe nuk ka drejtesi te re mbetet e vjeter

  • Tutu: 18/06/2020 20:40

    Nje qelbesire me pak...

    Përgjigju
  • john: 18/06/2020 18:33

    Cilt jan kta dashamiras qe falin me mijra e mijra euro familjes se azemit? Apo Azemi ka qen i perzier ne ndonje pazar/trafik mina me telekomand dhe trafiqe te tjera te paligjshme? Kjo esht nje organizat kriminale qe dueht te hetohet nga SPAK. Nese Sajmir Tahiri eshte perjashtuar nga parlamenti sepse kushuriri i tij trafikonte drog a duhet shkarkuar edhe dislesikja e azemit nese e ema ka shkelur ligjin?(Mos deklarim parash,pastrim parash, evazjon fiskal, ndertim pa leje, falsifikim te formularve...)

    Përgjigju
  • Moon: 18/06/2020 18:08

    Kjo eshte ( Drejtesia Shqiptare ) e fytyrave injorante te botoksizuara me apartamente lluksoze e pallateve te larta ne qender te qyteteve.

    Përgjigju
  • Tomi: 18/06/2020 17:58

    Fytyra e vertete e systemit te drejtesis shqiptare.E tmerrshme

    Përgjigju
  • Ben Qimja: 18/06/2020 17:57

    E kë nuk lirojë kjo monster,vetem te paguaje.Eshte manual per t'u studjuar neper libra per shume arsye: Se si nje njeri,pa pike niveli,integriteti,cope mishi me dy sy,me nivel 0 intelekti,mund te jete gjyqtare. Se ne çfare degradimi eshte niveli gjyqesor shqiptar.

    Përgjigju
  • Une: 18/06/2020 17:55

    I ka lexuar Bracja keto qe ishte impresionuar nga "guximi" dhe "parimet" e Rudines per te jemen?

    Përgjigju
    • Tirona: 18/06/2020 18:39

      Bracja e ka te sigurte pushtetin, nese kandidatet kendershtare te tij do te jene te tipit Hajdari

  • manjola: 18/06/2020 17:35

    MR,, JACOBS DON'T LOSE YOUR TIME WITH THESE GARBAGE-TRASH ,,,ALL OF THEM ARE CORRUPTED,,,AND BE THE SUBJECT OF SPAK.....

    Përgjigju
  • vjosa: 18/06/2020 17:27

    ARRESTOJENI KETE PLEHRE,,,,LEKET DUKE VJEDHUR SHQIPTARET NE GJYKATA DHE ME VJEDHJET E BURRIT TE SAJ I KA BERE......

    Përgjigju
  • Niku: 18/06/2020 16:48

    Kjo fytyre prej Botoxi eshte fytyra reale e Berishes e Nishanit e Mediut dhe gjithe banditeve shqiptare...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin