Grupi i PD bllokon shpërndarjen e ushqimeve për iftar në Vaqarr, hetohet për plagosje Florenc Hoxha! 'Do ta bëj trupim vrima, vrima', i kërcënuari: Si më goditi në makinë

Grupet e strukturuara, të cilat PD pretendon se i ka ngritur për mbrojtjen e votës më 25 prill, vijojnë të krijojnë tensione, dhe pas Elbasanit (ku u vra Pjerin Xhuvani) rasti më i fundit në Vaqarr ku kanë bllokuar shpërndarjen e ushqimeve për iftar. Florenc Hoxha ish kreu i policisë bashkiake në kohën kur kryetari i PD Lulzim Basha ka qenë kryetar Bashkie, po hetohet në gjendje të lirë lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmë në Vaqarr ku së bashku me simpatizantë të PD kanë ndaluar shpërndarjen e iftarit te besimtarët myslimanë që agjërojnë, me pretendimin se këto ushqime po jepeshin në këmbim të votës.

Sipas policisë Hoxha është vënë nën hetim për plagosje të lehtë me dashje. Ka qenë Bledar Goga specialist në zyrën e administrimit dhe mbrojtjes së tokës në Vaqarr ai që ka kërkuar ndihmën e policisë, pasi disa mbështetës të PD i kishin bllokuar rrugën në lagjen Ibra, fshati Vaqarr, duke e kërcënuar të zbriste nga makina, me pretendimin se në makinë kishte produkte ushqimore që do të shpërndaheshin në këmbim të votës. Por sipas Gogës ushqimet ishin përgatitur për t'ua shpërndare për iftar besimtarëve në kuadër të muajit të Ramazanit në bashkëpunim me fondacionin Firdeus.

Ndërsa sot Belind Këlliçi paditi në Spak administratorin e Vaqarrit pasi premton legalizime e ushqime në këmbim të votave. Report Tv ka zbardhur kallëzimin e Bledar Gogës siguruar nga gazetari Sokol Dema. Goga dëshmon se Florenc Hoxha e ka goditur me grushta dhe e ka kërcënuar në makinën e tij, pasi e kanë ndaluar duke shpërndarë ushqime për iftar te besimtarët myslimanë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin F. H., 46 vjeç, përfaqësues i një subjekti politik, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, sepse ditën e djeshme, shtetasi B. G. ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi disa persona i kishin bllokuar rrugën në lagjen Ibra, fshati Vaqarr, duke e kërcënuar të zbriste nga makina, me pretendimin se në këtë mjet kishte produkte ushqimore që përdoreshin në këmbim të votës. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ushqimet ishin përgatitur për t'ua shpërndare për iftar, besimtarëve mysliman që agjërojnë”, thotë policia.  

Këtë rast e ka denoncuar edhe administratori i Vaqarrit, Gentian Myrta me anë të një postimi në rrjete sociale ku u shpreh i habitur nga kjo sjellje e tyre duke iu mohuar besimtarëve ushqimin në këtë muaj të shenjtë. Sipas administratorit 100 banorë të lagjes Ibra, do merrnin ushqime nga shoqata Firdeus e Elvis Naçit. 

Kallezimi
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:40
Përplasja në Vaqarr, reagon administratori: Sajim i turpshëm, tregon se kanë frikë nga humbja! Kallëzim në SPAK për Belind Babalen

1619091938_20181119122230vaqarr.jpg

Administratori i Njësisë Vaqarr, Gentian Myrta ka reaguar menjëherë ndaj Partisë Demokratike, duke deklaruar se do të depozitojë në SPAK një kallëzim ndaj kandidatit të PD, Belind Këlliçi për shpifje, duke sajuar audiopërgjime që ngjasojnë me përgjimet e Babales dhe Salianjit.

Përmes një postimi në Facebook, Gentian Myrta sqaron se audiopërgjimi “Babale 2” i shpëndarë sot nga PD-ja është tërësisht i sajuar dhe tregon se PD ka frikë nga humbja e 25 prillit. 

“Partia e Babales qenka në dëshpërim total. Janë kaq shumë të frikësuar nga humbja e 25 prillit saqë kanë marrë në ndihmë montazhierët diletantë të Shqup-it dhe kanë sajuar një audiopërgjim të turpshëm që veçse i certifikon si partia e babaleve të Salianjit. Sqaroj se pseudopërgjimi Babale 2 është një sajesë e ulët që do të marrë dënimin e merituar nga SPAK, njësoj si babale 1 dhe do e nxijë edhe më shumë faqen e partisë së babaleve. Që sot do të paraqes në SPAK një kallëzim për kallëzimin e rremë të Belind Babales”, shkruan Myrta.

Ora 12:54
Kallëzimi i PD në SPAK për shpërndarje ushqimesh për vota, Gogës në makinë iu gjetën kuti me pilaf e supë, mollë... sallatë domatesh

Autoritetet kanë sekuestruar makinën e Bledar Gogës specialist në zyrën e administrimit dhe mbrojtjes së tokës në Vaqarr i cili është denoncuar nga PD se po shpërndan ushqime në këmbim të votës. Oficeri i policisë gjyqëspore thotë se është sekuestruar mjeti i tij i cili brenda kishte 11 arka plastike me ngjyrë të zezë, 66 qese me me kuti supe, pilaf me sallam, dy feta bukë  një kokër mollë, tas me sallatë domatesh  pirun thikë plastike.

 

Ora 11:41
‘Do kesh dëgjuar për mua’, specialisti në Vaqarr rrëfen si u kërcënua nga përfaqësues të PD: Florenc Hoxha më hyri në makinë e më goditi

Report Tv ka zbardhur kallëzimin e Bledar Gogës specialist në zyrën e administrimit dhe mbrojtjes së tokës në Vaqarr kundrejt  ish-kreut të Policisë së Bashkisë së Tiranës, Florenc Hoxha lidhur me ngjarjen e ndodhur në Vaqarr, ku është dhunuar dhe kërcënuar nga përfaësues të PD, teksa ka qenë duke shpërndarë ushqime për iftar te besimtarët myslimanë.

Në kallëzimin e siguruar nga Sokol Dema Goga thotë se ka qenë së bashku me shoferin e njësisë administrative Vaqarr Artur Myrta duke shpërndarë ushqime te familjet në nevojë dhe te moshat e treta në kuadër të bashkëpunimit të njësisë me fondacionin Firdeus në kuadër të muajit të Ramazanit. Bledar Goga thotë se në një nga shtëpitë që ka shpërndarë ushqim u kanë bllokuar rrugën Shaqir Kusi me disa të tjerë duke i kërcënuar. Pasi është futur në shtëpinë që ka shpërndarë ushqimin thotë se ka telefonuar policinë.

“Sapo kem ndaluar tek dera nga shtepite po ne lagjen Ibra na ven nje automjet fuoristrade G klas me ngjyre te kuqe me te zeze dhe me vjen nga pas duke na bllokuar rrugen pasi rrugica ishte pa dalje dhe zbresin nga makina shteasit Shaqir Kusi dhe nje djale tjeter qe nuk ja da emrin dhe filluan te filmonin dhe benim video njëkohesisht dhe duke na kercenuar me fjalët...do ta bej trupin vrima vrima,do te *** robt, u bere dhe ti te shperndash ushqime per njësinë Administrative o kurve si dhe shume fjale te tjera kercenuese dhe ofenduese qe une nuk mund ti përmend. Pastaj tenon te me guaje me grusht brenda ne makinë une i shmangesha goditjeve.

Me pas Shaqiri ikën ne drejtim te makinës së tij nderkohe po kercenonte duke me thene qe po merr pistoleten dhe do të ma bëjë trupin vrima vrima dhe shoku i tij improvizonte sikur po e pengonte të merrte pistoletën. Une krijova pershtypjen se me te vertete po merrte armen nga automjeti dhe jam larguar menjehere nga frika dhe jam futur tek banese qe kisha dhene ushqimin.  Nderkohe Arturin e bllokuan keto dy persona dhe e detyruan te linte makine hapur dhe te largohej dhe ai erdhi brenda baneses ku isha dhe une”, tha ai.

Me ardhjen e policisë aty kanë shkuar dhe kandidati për deputeti i PD Belind Këlliçi me disa të tjerë duke bërë video. Policia i ka kërkuar Gogës të hypë në makinën e tij por në sediljen e pasme të saj ka hypur dhe Florenc Hoxha i cili e ka goditur dhe e ka kërcënuar.

“Ku ne ate moment fillos perseri Arlind Kusi vellai i Shaqir Kusit te kercenonte me jete do te vras fare mbaje mend ca do te bej une ty. Dhe me pas ka ardhur kandidati per deputet Belind Kellici me shume njerez dhe filluan te benin video dhe foto pa fund dhe me pas ka ardhur shefi i Policise Kriminale dhe me nxorri nga shtepia dhe me tha qe te hyp tek makina ime ku pasi kam hypur ne makinë ka ardhur dhe nje punes policie (patrulle) dhe mbrapa ka hypur nje person qe nuk e njihja dhe ka hapur xhamin e pasem te makines ku ka ardhur ne person i cili ishte ne fillim me Shaqir Kusin duke me kërnëcënur.

“Gjate rrugës filloi të me kercenonte ky person qe ishte mbrapa duke me thenë  me mua se kush jam shoku qe te me njohesh,dhe sapo kthehen ta shoh ai thote se une jam Florenc Hoxha dhe do kesh degjuar per mua. Po shperndani ushqime në këmbim të votes po shperndani zarfe me leke ju legenat e njësisë. Në atë moment telefon një shok dhe në atë moment më  ka goditur me grushte anash sytrit mbrapa veshit dhe më ka kapur për fyti. Falë shmangies time shmanga një tragjedi karambol se isha në timon. Dhe po bente gjatë gjithë kohes kontrolle në makinë”, tha ai.
 

Kallëzimi e plotë:

Dhe kam qe ne kohen kur ka filluar muaj i madherueshem i Ramazanit Njesia Administrative Vaqarr ne bashkepunim me fondacionin Firdeus kane një marreveshje bashkepunimi me qëllim dhënien pa shpërblim të produkteve ushqimore në formatin katering për familje në nevoje dhe mosha të treta gjatë muajit të Ramazanit por edhe më shumë.

 Ditën e sotme si dhe ditët e tjera më përpara shpërdarjes e ushqimeve e kam realizuar unë te cilet i kam marre prane pikes se shperndarjes pas Kompleksit Delijorgi.

 Dhe sot me konkretisht ashte ora rreth 16.35 me telefonon Artur Myrta i cili eshte shoferi i Njese Adminstrative Vaqarr dhe me kerkoi te dilja nga shtepia sepse kishte marre ushqimet per banoret per iftarin dhe dola ne lagjen Ibra ku une isha tek shtëpia e vjehrrit tim dhe dola ku hypa ne makine me Arturin ne mjetin e punes i cili eshte nje met tipi SKODA me ngjyre te kuqe me targe AA 043 EC adhe kemi filluar shpërndarjen e ushqimeve ne baze te marreveshjes sic e theksova dhe me sipër.

Sapo kem ndaluar tek dera nga shtepite po ne lagjen Ibra na ven nje automjet fuoristrade G klas me ngjyre te kuqe me te zeze dhe me vjen nga pas duke na biokaar rrugen pasi rrugica ishte pa dalje dhe zbresin nga makina shteasit Shaqir Kusi dhe nje djale tjeter qe nuk ja da emrin dhe filluan te filmonin dhe benim video njëkohesisht dhe duke na kercenuar me fjalët...do ta bej trupin vrima vrima,do te *** robt, u bere dhe ti te shperndash ushqime per njësinë Administrative o kurve si dhe shume fjale te tjera kercenuese dhe ofenduese qe une nuk mund ti përmend. Pastaj tenon te me guaje me grusht brenda ne makinë une i shmangesha goditjeve.

Me pas Shaqiri ikën ne drejtim te makinës së tij nderkohe po kercenonte duke me thene qe po merr pistoleten dhe do të ma bëjë trupin vrima vrima dhe shoku i tij improvizonte sikur po e pengonte të merrte pistoletën.

 Une krijova pershtypjen se me te vertete po merrte armen nga automjeti dhe jam larguar menjehere nga frika dhe jam futur tek banese qe kisha dhene ushqimin.

 Nderkohe Arturin e bllokuan keto dy persona dhe e detyruan te linte makine hapur dhe te largohej dhe ai erdhi brenda baneses ku isha dhe une.

 Aty neve i kemi vezhguar veprimet e tyre te cuilet u futen brenda ne makne dhe po kontrrollonin gjithe makinen,dhe pastaj filluan duke ardhur dhe makina te tjera me njerez,dhe me pas po vareshin tek hekurat e kangjellave dhe po me kercenonin duke me thene qe...hajde dil ketu duke thënë fjalë të pista dhe fjale te tjera kërcënuese.

Dhe i ndjere i frikesuar dhe i kercenuar i kam telefonuar dy here ne nje interval kohor prej 10 minutash nga njera- Policise se Shtetit ku kam kerkuar ndihmen se realisht po me kercenohej jeta sepse turma po vinte gjithmone dhe po behej me e madhe,dhe njerezit filluan te irritioheshin dhe duke e rritur shkallen e presionit dhe kercenimit.

 Dhe me pas kane ardhur patrrulla e Policise.

Sapo kam dale te komunikoj me patrrullen e Policise dyert e makines time ishin ta hapura dhe i kerkoj punonjesve te patrrulles te mbyllnin dyert e makines,dhe pasi i mbyllen dyert i mbylla me pult.

Ku ne ate moment fillos perseri Arlind Kusi vellai i Shaqir Kusit te kercenonte me jete do te vras fare mbaje mend ca do te bej une ty.

Dhe me pas ka ardhur kandidati per deputet Belind Kellici me shume njerez dhe filluan te benin video dhe foto pa fund dhe me pas ka ardhur shefi i Policise Kriminale dhe me nxorri nga shtepia dhe me tha qe te hyp tek makina ime ku pasi kam hypur ne makinë ka ardhur dhe nje punes policie (patrulle) dhe mbrapa ka hypur nje person qe nuk e njihja dhe ka hapur xhamin e pasem te makines ku ka ardhur ne person i cili ishte ne fillim me Shaqir Kusin duke me kërnëcënur.

Gjate rrugës filloi të me kercenonte ky person qe ishte mbrapa duke me thenë

me mua se kush jam shoku qe te me njohesh,dhe sapo kthehen ta shoh ai thote se une jam Floren Hoxha dhe do kesh degjuar per mua. Po shperndani ushqime në këmbim të votes po shperndani zarfe me leke ju legenat e njësisë.

Në atë moment telefon një shok dhe në atë moment më  ka goditur me grushte anash sytrit mbrapa veshit dhe më ka kapur për fyti. Falkë shmangies time shmanga një tragjedi karambol se isha në timon. Dhe po bente gjatë gjithë kohes kontrolle në makinë.

Ora 11:02
Kandidati i PD dorëzon në SPAK USB-në, Këlliçi: Në Vaqar Myrta dhe Goga, me lista legalizimesh dhe ushqime me vete për vota

 

Kandidati për deputet i PD-AN, Belind Këlliçi thotë se ka dorëzuar në SPAK një USB, e cila sipas tij përmban biseda për korrupsion nga zyrtarë të mazhorancës.

"Nuk mund të vidhet prona e qytetarëve, mundin e një jete dhe personat të gradohen. Gentian Myrta ka pasur zyrtarë të komunës me vetë së bashki me Bledar goga, punonjës i kadastrës, janë kapur në flagrancë me lista legalizimesh dhe ushqime me vete. Janë manipuluar provat në komisariatin numër 6.  Ne jemi gjatë gjithë kohës të angazhuar që procesi i 25 prillit të jetë me standarde. Unë nuk kam dalë me banditë në fushatë por me program.  Kam dorëzuar një USB, është një audiopërgjim. Kemi bërë edhe dorëzimin e transkriptit. Prokurorisë i takon të bëjë verifikim. Bëhet fjalë për dhjetëra-mijëra euro për t'i dhënë një shërbim që i takon një qytetari", tha Këlliçi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 23/04/2021 01:33

    Do te vije dhe ty dita more future e qelbur,por aside nuk do te qaje

    Përgjigju
  • Dashnori Mones: 22/04/2021 10:49

    Lenc lepuri. te pres sot te lokali jarit. po sti q....ropt per ate qe ke bo dje. Merr me vete dhe ata kokpalaret moterq... qe kishe dje me vete. Jom xuxi ( me njef mir ti klysh k....)

    Përgjigju
  • xhafa: 22/04/2021 10:27

    A e dini qe ky Florenci eshte hajdut, dhe gishtst e dores duke vjedhur i ka keputur, keta jane ushtaret e Sales hajdut e vrases...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë