Apeli i Krimeve të Rënda liron dy nga 9 policët e arrestuar për trafikimin e 10 ton kanabis drejt Italisë me kamion nga pika e kalimit kufitar Durrës ndërsa për 7 efektivët e tjerë ka mbetur në fuqi arresti me burg.

Mexhit Xhixha, Agron Kapllani, Roland Metani, Maliq Kadilli, Nezir Bardhoshi, Behar Sula, Gezim Dervishi, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve ndërsa Edmond Luzi dhe Vladimir Ziu do të hetohen me masën arrest në shtëpi.

Efektivët e policisë u vunë në pranga së bashku me një grup doganierësh më 17 prill të këtij viti ndërsa sipas hetimeve rezultoi se lejuan që drejt Italisë të trafikoheshin në dy episode 10 ton canabis.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com