Në Shqipëri vijojnë të jenë të larta rastet e infektimeve dhe viktimave në vend. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 viktima është edhe një 36-vjeçar nga Vlora. Gjithashtu nga 4875 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 664 qytetarë ku Tirana shënon infektimet më të mëdha.
Infektimet e reja janë regjistrua në këto bashki: 215 raste në Tiranë, 54 në Fier, 40 në Sarandë, 34 në Lushnje, 33 në Shkodër, 31 në Durrës, 28 në Vlorë, 23 në Berat, 20 në Kukës, 17 në Elbasan, 16 në Krujë, 14 në Lezhë, 13 në Kamëz, 10 në Korçë, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Kuçovë, Mallakastër, Dibër, nga 6 raste në Shijak, Gjirokastër, Këlcyrë, nga 5 raste në Poliçan, Delvinë, Kavajë, Kurbin, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Vorë, Devoll, Gramsh, nga 3 raste në Tepelenë, Himarë, Has, nga 2 raste në Tropojë, Mirditë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Skrapar, nga 1 rast në Librazhd, Peqin, Belsh, Dimal, Kolonjë, Memaliaj, Konispol, Fushë Arrëz, Pukë, Vau i Dejës.
Janë 11,945 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 214 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 10 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 56-83 vjeç, 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 68-82 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 36 vjeç, 1 qytetar nga Fieri 60 vjeç.
Janë shëruar 866 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 152,780 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (25 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 664
Të shëruar në 24 orë 866
Të shtruar në spitale 214
Humbje jete në 24 orë 10
Testime ditore 4875
Testime totale 1,181,470
Raste pozitive 167,354
Raste të shëruara 152,780
Raste Aktive 11,945
Humbje jete 2,629
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5264
Fier 1168
Durrës 1127
Shkodër 1074
Vlorë 713
Elbasan 615
Lezhë 492
Berat 449
Korçë 323
Kukës 297
Gjirokastër 219
Dibër 204