10 Vipat e "penduar" që do të
donin të kthenin kohën pas 

10 Vipat e donin të kthenin kohën pas 
">
Nëse do t'i jepnim një këshillë vetes suaj të dikurshme, cila do të ishte ajo? Secili prej nesh do të kishte dashur të kishte një makinë kohe, në mënyrë që të ndreqte gabimet. E njëjta gjë vlen për të gjithë, akoma edhe për ata që në dukje janë të suksesshëm. 10 vipa na rrëfejnë se çfarë do të donin të kishin bërë ndryshe në jetë dhe përmes këshillimit të vetes së tyre, na japin disa mësime mbi miqësitë, sjelljet, marrëdhëniet, mirënjohjen.

Jennifer Lawrence
"Sigurohuni të dini se sa po paguhen kolegët tuaj”, tha J-Lawrence në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Torontos, pasi Sony Pictures zbuloi se ajo ishte paguar ndjeshëm më pak gjithë të tjerët për 2013, bashkë me yllin amerikan Hustlethan.

Michelle Obama
Ish Zonja e Parë shkroi një letër të veçantë për vetën e saj më të re.

"Nëse unë mund t'i jepja vetëm një këshille vetes sime të hershme, do të ishte kjo: Mos u trembi! Kjo është ajo që më godet kur shikoj prapa. Unë kisha frikë të mos e dija përgjigjen e saktë në klasë sepse do të dukesha budallaqe, unë shqetësohesha se si mendonte për mua djali që pëlqeja, shqetësohesha nëse vajzat e tjera pëlqenin rrobat dhe flokët e mi.

Do të doja të kthehesha pas në kohë dhe t’i thosha vetes sime të hershme: Michelle, këto vite të shkollës së mesme janë vetëm një copëz e vogël në jetën tënde dhe të gjitha ngathtësitë, sikletet dhe dhimbjet, të gjitha ato raste kur je përgjigjur gabim në provim, asnjë nga këto nuk është e rëndësishme në skemën e madhe të jetës, në totalin e saj”, shprehet e emocionuar Michelle.

Khloé Kardashian
"Bëjeni diçka vetëm nëse ju pëlqen: Nëse nuk doni që djali me të cilin po dilni të dijë se ku jetoni, takojeni atë në restorant", shkruante Khloe në aplikacionin e saj duke ofruar këshilla të dala nga eksperienca e saj.

 "Nëse nuk duroni presionin e të dalurit për një darkë, atëherë sugjeroni një aktivitet tjetër”, shkruan ajo. Veproni sipas rehatisë suaj dhe jo sipas programit që të tjerët caktojnë për t’ju argëtuar.

"Jini të sigurta me vendimin tuaj: Ndonjëherë bëjmë gjëra vetëm për hir të realizimit të tyre. Mendoj se kjo na largon nga ajo që jemi në të vërtetë. Prandaj, nëse vendosni të mos dilni me një djalë, jini të qeta dhe zbatojeni vendimin, sepse një tjetër, më i mirë, mund të jetë në rrugë”, është shprehur Khloe.

Blake Lively
"Unë do të inkurajoja veten që të doja veten dhe të luftoja për të, aq e fort sa kam luftuar edhe për njerëzit e tjerë", deklaroi aktorja.

Britney Spears
"Mos u marto asnjëherë! Kjo është këshilla e parë dhe më e mirë që mund t’i jap vetes", ka thënë Spears për një intervistë me Scott Mills në BBC Radio One.

Gabrielle Union
"Një ditë ju do e vlerësoni shumë lëkurën tuaj kafe që shkëlqen në dritën e hënës a në diell dhe që plaket kaq ngadalë", tha Union në një intervistë me revistën Ebony. "Mos e lejoni mungesën e vetëbesimit t’u zvarrisë e t’ju mashtrojë duke ju bërë të besoni se nuk keni vlerë. Mos lejoni që të shtypet vullneti juaj dhe tq dëmtojë shpirtin tuaj", vazhdon ajo.

Jennifer Lopez
"Unë do të këshilloja që ta duam veten, sepse kur e duam veten ne bëjmë zgjedhje të mira", tha J-Lo për MindFood. "Kur ne nuk jemi, nuk jemi të fokusuar dhe bëjmë zgjedhje të këqija. Këtë mësim e kam marrë përmes një rruge të vështirë", tregoi Lopez.

Reese Witherspoon
Në lidhje me këshillën për vetën e saj të dikurshme, Reese ka thëne për MindFood: "Askush nuk vjen për t'ju shpëtuar, do t'ju duhet të shpëtoni vetveten pasi asnjë partner, asnjë fëmijë, nënë ose baba nuk do të zgjidhë problemet tuaja."

Demi Lovato
"Unë do të thosha, ju jeni të bukur në mënyrën se si jeni. Përpara se të punoni, mos u përqendroheni në asgjë tjetër përveç shëndetit tuaj mendor dhe fizik. Vendoseni ato para çdo gjëje. Kjo është më e rëndësishmja, kujdesi për veten", tha ajo gjatë një interviste të InStyle.

Jada Pinkett Smith
"Do të doja ta kisha ditur që më parë se dhimbja është vetëm një pjesë e udhëtimit të jetës dhe kjo nuk është për shkak se ke bërë diçka të gabuar ose për shkak se je i mallkuar ose je një person i keq, por sepse këto duhen kaluar", ka rrëfyer Jada për ET.

"Ne të gjithë kemi dhimbje, të gjithë kemi një histori, dhe kështu duhet të mbështesim njëri-tjetrin. Uroj që të gjithë të vetëdijesohemi për këtë. Çdo gjë është kalimtare” thotë ajo.  

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë