10 vjet pa Xhanfise Kekon,
Shanaj zbulon ‘Kohën e pelikulës’

10 vjet pa Xhanfise Kekon,<br />Shanaj zbulon ‘Kohën e pelikulës’<br /><br>
Mbushen plot 10 vjet që regjisorja e parë shqiptare Xhanfise Keko nuk jeton më. Mevlan Shanaj e ka rishfaqur të gjallë në ekranin e një dokumentari, që e ka titulluar “Koha e Pelikulës”. Të pranishmit kanë ndjekur “paskuintat” e filmave për fëmijë- që për fat të keq nuk i vijnë më ekranit shqiptar.

Shanaj e ka portretizuar Kekon nëpërmjet copëzave të filmave, që lidhen me historitë e një pasioni të jashtëzakonshëm. Janë 10 kineastë dhe kritikë të huaj që janë pjesëmarrës në kuadrot e këtij dokumentari. Ata flasin për vlerat e regjisores Xhafise Keko.

Xhafise Keko ka lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme. Nuk shlyhen nga memoria e publikut filmat “Tomka dhe shokët e tij”, “Beni ecën vet”, “Mimoza llastica” e të tjerë.

Tre vjet i janë dashur Mevlan Shanajt për të ndërtuar “Koha e pelikulës”. Ai ka risjellë një kujtim të veçantë për regjisoren “që i dha shpirtin filmave të saj”, siç shprehet vet. Xhanfise Keko ka lindur më 27 janar 1928 dhe u largua nga jeta më 22 dhjetor të vitit 2007.

[gallery]25172[/gallery]

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Medalja e dytë olimpike në 'Paris 2024', Spiropali: Një tjetër gur i çmuar në gjerdanin e arritjeve të sportit shqiptar

Medalja e dytë olimpike në 'Paris 2024', Spiropali: Një tjetër gur i çmuar në gjerdanin e arritjeve të sportit shqiptar