TIRANE- “Ish-kreu i policisë së Shtetit Bajram Ibraj, ish-shefi i shtabit të përgjithshëm i ushtrisë Pëllumb Qazimi, dhe ish-komandanti i Flotës Detare Kudret Çela, duhet të përgjigjen në gjykatë për tragjedinë e 9 janarit”. Kështu deklaron në intervistën për gazetën “Shqiptarja.com” Ndoc Bjeshka, babai i njërit prej viktimave, Kreshnik Bjeshka, trupi i të cilit edhe pse ka kaluar 10 vite nga ngjarja e rëndë nuk është gjetur akoma. Bjeshka, jep detaje të tjera që janë fshehur në periudhën kur ndodhi ngjarja, duke pohuar se në 9 janar 2004 ka pasur dy gomone në det të hapur, dhe kjo sipas tij faktohet nga një procesverbal i hartuar nga Sokol Bizhga, drejtori aktual i hetimit në Policinë e Shtetit.
Ky procesverbal është përpiluar në datën 10 janar, ku thuhej se në gjirin e Dafinës është gjetur nga një anije shqiptare një gomone me 8 trupa të pajetë në bord. Ndërkohë po sipas Bjeshkës, raporte të tjera të qëndrës Interforcë në Shqipëri flasin se një gomone tjetër është gjetur nga mjetet lundruese të tyre, duke përforcuar akoma dhe më tepër dyshimet se në 9 janar 2009, janë mbytur dy gomone me klandestinë. Bjeshka, shton se ngjarja ka mbetur enigmatike, për shkak të mosveprimit të Bajram Ibraj, Pëllumb Qazimit dhe Kudret Çelës, të cilët sipas tij janë njerëzit që dinë të vërtetën e gjithë ngjarjes dhe duhet të përgjigjen para drejtësisë.
Zoti Ndoc, ngushëllime për humbjen e djalit. Ju sot (Dje), kujtoni 10 vjetorin e tragjedisë së 9 janarit, ku djali juaj së bashku me 26 persona të tjerë humbën jetën. Si ndiheni pas një dekade nga kjo histori?
Pas dhjetë vitesh ndihem i zhgënjyer nga gjithçka dhe i braktisur nga shteti im. Familja ime dhe familjet e viktimave të tjera përkujtojmë njerëzit tanë, që u lanë të mbyteshin në det, nga njerës që drejtonin institucionet e sigurisë kombëtare. Sot ne nuk përkujtojmë vetëm 10 vjetorin e viktimave të tragjedisë, por kujtojmë dhe 1 vjetorin e vdekjes së Lena Grizhës, motrës së Gjin Grizhës, e cila nga depresioni për humbjen e të vllait u vetëhelmos. Kjo tragjedi nuk ka 27 viktima por tashmë janë 28, dhe se nëse nuk do ketë zgjidhje dhe personat përgjegjës të shkojnë burg, njerëzit e viktimave të 9 janarit do vijojnë të vetëflijohen nga depresioni.
Për gjatë këtyre viteve gjithmonë i keni kërkuar shtetit të zbardhë ngjarjen dhe të verë para drejtësisë autorët e kësaj tragjedie. Ju vetë kë akuzoni konkretisht si shkaktar?
Nëse jeni të interesuar, po ju them se në familjarët e viktimave të tragjedisë akuzojmë direkt ish-kreun e policisë së Shtetit Bajram Ibraj, ish-shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Pëllumb Qazimi, dhe ish-komandantin e Flotës Detare Kudret Çela. Pikërisht këta persona kanë qëndruar “këmbëkryq” në zyrat e tyre, duke mos bërë asnjë lëvizje për shpëtimin e jetës së njerëzve që ndodheshin në det.
Këta persona drejtonin institucionet e sigurisë kombëtare në atë kohë dhe e dinë të plotë zanafillën e këtij krimi të rëndë. Jo vetëm që kishin dijeni por edhe kontribuan më pas për mbulimin provave. Këta persona kanë “Shpërdoruar detyrën”, dhe veprën penale të “Mosdhënies së mjeteve për jetesë”, duke i lenë qëllimisht njerëzit të vdesin në det. Dhe i gjithë ky krim ka ndodhur në një kohë kur ekzistonin 100 për qind, mjetet për shpëtimin e njerëzve. Ibraj, Qazimi dhe Çela, nuk lëvizën asnjë mjet, dhe arsyen pse s’vepruan e dinë vetëm ata.
I keni kallëzuar këta persona në prokurori?
Sigurisht që i kemi kallëzuar por asnjë masë nuk është marrë, hetimi është pushuar. Unë ju them se Bajram Ibraj dhe Pëllumb Qazimi, ditën e ngjarjes në 9 janar, kanë folur personalisht me njerëzit në gomone. Ashtu siç kanë folur në televizion, të njëjtën gjë njerëzit e gomones e kanë bërë dhe me Ibraj dhe Qazimin. Këta të dy e dinin shumë mirë se nga u nisën dhe çfarë koordinate ndodhej gomonia. Për disa orë me rradhë nuk është vepruar, derisa janë zhdukur gjurmët e organizatorëve të kërtij trafiku. Ndërkohë tani del në një procesverbal të Sokol Bizhgës, se një gomone është gjetur në gjirin e Dafinës me 8 viktima, ndërsa në dokumentat e tjera të huaja del se është lokalizuar dhe një gomone tjetër. Pra në 9 janar kanë qënë 2 gomone dhe jo një siç është paraqitur. Ne kërkojmë zbradhjen e çështjes dhe hetimi të bëhet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Viktimat
Shkrimi u publikua sot (10.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

- Liza Martini, 35 vjeçe,
- Alfred Lleshi 19 vjeç,
- Paulin Pushimaj 21 vjeç,
- Tom Gjoni 18 vjeç,
- Gëzim Fusha 18 vjeç
- Liza Prenga 37 vjeçe
- Arben Prenga 24 vjeç
- Rasim Miruku 55 vjeç
- Besmira Miruku 16 vjeçe
- Sadik Doçi 24 vjeç
- Gëzim Kurtaj 33 vjeç
- Oltion Jacaj 23 vjeç
- Ridvan Lumaj 16 vjeç
- Mark Ndou 18 vjeç
- Tonin Toka 19 vjeç
- Marlen Mhillaj 20 vjeç
- Dritan Hetaj 32 vjeç
- Agron Markaj 24 vjeç
- Shpëtim Dizdari, 34 vjeç
- Ndue Sanaj, 21 vjeç
- Artan Sagrini 33 vjeç
- Arian Gjilaj, 29 vjeç
- Marjana Zajeti 18 vjeçe
- Kreshnik Bjeshka 25 vjeç
- Fahrije Mehemeti 34 vjeçe
- Gjin Grizha 19 vjeç
- (Niçaj) 16 vjeçe